Lidhu me ne

Mix

Çfarë të hamë, për një gjumë të mirë!

Ç’të hamë, për një gjumë të

Ju josh ideja për të pirë disa filxhanë kafe gjatë ditës, por në të vërtetë sasia e tepër, do t’ju lërë pa gjumë gjatë natës.

Keni probleme me gjumin? Nuk po bëni gjumë të rehatshëm, apo nuk ju zë? Jeni të lodhur dhe s’ju merr gjumi? Dritare.net ka gjetur një zgjidhje të lehtë, dhe të shëndetshme për ju. Mos pini ilaçe për gjumë, por hani ushqime dhe flini si qengja!

Sipas një studimi, mënyra sesi ushqeheni ndikon edhe në lehtësimin, ose jo të gjumit në mbrëmje.

Dritare.net ka sjellë për ju më poshtë ushqimet që duhet të hani, për të fjetur rehat dhe të relaksuar.

TË DOBISHME PËR GJUMË


Qershitë

Sipas një studimi të kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezultoi se përmbajtja e qershive çonte në përmirësime të vogla në kohëzgjatjen dhe cilësinë e gjumit te të rriturit, që vuanin nga pagjumësia kronike.

Qumështi


Një gotë qumësht i ngrohtë mund t’ju ndihmojë për të bërë një gjumë të rehatshëm. Qumështi përmban aminoacid triptofan, një pararendës i serotoninës kimike të trurit. Janë të shumtë ata që besojnë se triptofani dhe serotoni mund ta bëjnë më të lehtë gjumin.

Bananet

Bananet ndihmojnë në nxitjen e gjumit sepse ato përmbajnë magnez dhe kalium relaksues natyral të muskujve. Ato gjithashtu do t’ju ndihmojnë edhe për të fjetur.

NUK REKOMANDOHEN

Çokollata e zezë

Çokollata nuk përmban vetëm kalori, por edhe kafeinë, veçanërisht çokollatë e zezë, ndaj edhe nuk rekomandohet që të konsumohet në mbrëmje. Në këtë listë bën pjesë edhe kafja. Natyrisht, njerëzit ndryshojnë në ndjeshmërinë e tyre ndaj kafeinës dhe kjo zakonisht bazohet në sa kafeinë ju jeni mësuar të konsumoni, por nëse jeni të vetëdijshëm se ju lë pa gjumë, atëherë bëni mirë ta shmangni.

Hamburgerët

Përmbajtja e yndyrës stratosferike e këtij ushqimi të shpejtë është e garantuar të jetë një vrasës i gjumit. Yndyra stimulon prodhimin e acidit në stomak, i cili mund të përhapet në ezofagun tuaj, duke shkaktuar urth.

Ndaj, edhe nëse doni të ruani shëndetin tuaj, duke përfshirë cilësinë e gjumit tuaj, atëherë duhet të shmangni fast food-et.

Vera

Alkooli i çdo lloji cilësohet i tmerrshëm për gjumë. Duke konsumuar një gotë verë në darkë, ju rrezikoni të zgjoheni disa herë gjatë natës.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar8 orë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix8 orë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix8 orë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix8 orë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix8 orë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix8 orë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix8 orë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal9 orë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix9 orë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook