Lidhu me ne

Mix

5 mënyra që do t’ju bëjnë të dukeni dhe të ndiheni më të reja gjatë menopauzës

5 mënyra që do t'ju bëjnë të dukeni dhe të

BUZËQESHNI
Kaq e thjeshtë është! Buzëqeshja ju bën të dukeni më të ngrohta, më pozitive, më të afrueshme. Një njeri që të tjerët duan ta kenë pranë. Buzëqeshja është shumë tërheqëse. Kur buzëqeshni, edhe pse ju krijohen shumë rrudha rreth syve, njerëzit e kanë mendjen te buzëqeshja juaj e mrekullueshme. Askush nuk i vëren rrudhat rreth syve.

RREGULLONI DHËMBËT
Shpeshherë meshkujt tullacë i kërkojnë këshilla Majkëllit, kur nuk dinë ç’të bëjnë për rënien e flokëve. Ai gjithmonë u thotë:
“Rregulloni dhëmbët”. Kjo është shumë e vërtetë. Nuk duhet nënvlerësuar fuqia e dhëmbëve të bukur. Njerëzit adhurojnë të shohin një buzëqeshje të këndshme dhe rregullimi i dhëmbëve shton vetëbesimin. Kur pashë fëmijët e mi që mbanin tela, u frymëzova ta bëja dhe unë. Kjo u shndërroi atyre mënyrën e buzëqeshjes, ndaj mendova ta provoja dhe unë. Vura telat “Invisalign®”.

Janë të tejdukshme dhe ndihmojnë në drejtimin e dhëmbëve. Kanë bërë një ndryshim të madh tek unë. Vlen të përmendet se isha në të 50-at kur i vura. Pra, nuk ka kufi moshe.

NGRIJINI GJINJTË
Me kalimin e moshës, veçanërisht nëse lindim fëmijë, gjinjtë fillojnë të bien. Befas nuk janë më në vendin ku ishin. Të gjitha fillojmë t’i lirojmë rripat e sutienave, madje aq shumë, saqë ndonjëherë duket sikur kemi vënë tiranda, jo sutiena. Mos e bëni këtë. Shtrëngojini rripat e sutienave dhe ngrijini gjinjtë. Gjinjtë tuaj do të duken të mrekullueshëm. Thjesht kanë nevojë për një mbështetje shtesë dhe gjallëri. Meqë po flasim për këtë, kontrolloni sirtarin e të brendshmeve dhe zhdukini sutienat që kanë parë ditë më të mira. Mbaj mend që lexova një sondazh që thoshte se gratë vishnin vetëm 2 palë sutiena për 1 dekadë të tërë. Dhjetë vjet! Mendoni sa ndryshime hormonale kanë

kaluar gjinjtë tuaj gjatë 1 dekade, le pastaj sa herë janë larë sutienat në lavatriçe! Nëse dikur ishin të bardha dhe tani janë
gri, ju e dini se ç’duhet të bëni: flakini! Bëni stërvitje, blini diçka të re, të rehatshme, seksi apo mbështetëse, si të doni. Rikthejeni dekoltenë në jetën tuaj.

MJAFT ME RËNKIME
E keni kapur veten duke bërë “uf” e “puf” sa herë që përkuleni për të marrë diçka? Duket si thirrja e pleqërisë. Gjatë viteve të fundit, sa herë që përkulesha për të hequr atletet, dëgjoja veten duke rënkuar. Në çast u ndjeva si 500 vjeçe. Nuk mbaj mend të kem lëshuar tinguj të tillë kur isha 30 vjeçe. M’u desh të stërvitja veten, të kafshoja buzën, që të mos e bëja më. Nëse e keni bërë edhe ju, ndaloni. Mos rënkoni!

ECNI ME NJË QËLLIM
Të rinjtë ecin sikur po shkojnë diku. Teksa mosha kalonte, vura re se ecja ime u ngadalësua. Mendova: “Zot, tani nuk duket më sikur po shkoj diku!” Jo vetëm kaq, por kur ngadalësoni ecjen, nuk digjni më aq shumë kalori sa dikur. Pra, mos harroni të ruani ritmin e hapave, sepse kur e bëni, stërviteni. Gjithashtu, dukeni më të reja. Ecja e shpejtë çliron endorfina, të cilat i duam. Vendosni kufjet në vesh dhe nxitoni! Muzika do t’ju ndihmojë të zgjidhni ritmin e hapave.

*Shkëputur nga libri “Menopauza” botimet Living. 

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore3 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar3 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore4 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix4 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet4 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore4 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook