Lidhu me ne

Radar

Dënimi i Princ Lekës, reagon PLL: Vendimi i padrejtë dhe i ndikuar politikisht, vë në dyshim procesin gjyqësor

Dënimi i Princ Lekës, reagon PLL: Vendimi i padrejtë dhe i

Partia Lëvizja e Legalitetit ka reaguar lidhur me vendimin e gjykatës së Tiranës e cila dënoi me një vit burg për dhunë në familje Princ Lekën, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 8 muaj dhe u vendos pezullim në 16 muaj shërbim prove. Në një deklaratë të shpërndarë në media PLL e konsideron vendimin të padrejtë dhe të ndikuar nga motive politike, duke vënë në dyshim integritetin e procesit gjyqësor.

“Ne jemi të shqetësuar për shenjat e qarta të ndikimeve politike, akoma të tipit sigurim shteti dhe krimi komunist, dhe prapavijave të tjera që duket se kanë ndikuar këtë vendim. Kjo situatë, përveçse dëmton reputacionin e Princ Lekës, forcon perceptimin negativ që qytetarët kanë ndaj një sistemi gjyqësor që shpesh shihet si i ndikuar dhe i padrejtë”.

PLL i bën thirrje Gjykatës së Apelit që ta trajtojë këtë rast me paanësi dhe profesionalizëm, duke e rishikuar vendimin mbi bazën e fakteve dhe drejtësisë.

“Besimi i publikut tek sistemi i drejtësisë nuk mund të rikthehet për sa kohë që vendimet e marra nuk reflektojnë parimet e ligjit dhe integritetin. Ne qëndrojmë plotësisht në mbështetje të Princ Lekës, të bindur në pafajësinë e tij dhe në vlerat që ai përfaqëson. Po ashtu, këtë rast e shohim si një moment për të kërkuar me forcë reforma të thella dhe të mirëfillta në sistemin e drejtësisë, me qëllim eliminimin e çdo ndikimi politik apo të interesave të ngushta”.

Deklaratë nga Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) lidhur me Vendimin ndaj Princ Lekës

Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës së Shkallës së Parë, ku gjyqtarja Migena Laska dënoi Princ Lekën me 16 muaj shërbim prove. Ne e konsiderojmë këtë vendim të padrejtë dhe të ndikuar nga motive politike, duke vënë në dyshim integritetin e procesit gjyqësor.

Është për t’u theksuar se gjyqtarja Migena Laska është vajza e Fatmira Laskës, gjyqtarja që gjatë regjimit komunist dënoi me vdekje poetin Havzi Nela. Kjo lidhje ngre pyetje të rëndësishme mbi traditën e ndikimeve politike dhe mungesën e paanshmërisë që vijon të karakterizojë disa segmente të sistemit tonë të drejtësisë.

Princi Leka është një figurë e kulluar, shume e respektuar, e njohur për përkushtimin e tij ndaj vlerave të paqes dhe shërbimit publik si dhe te mbajtjes larte te vlerave kombëtare. Akuzat ndaj tij burojnë nga një çështje private familjare, e cila është trajtuar në mënyrë të paarsyeshme dhe disproporcionale, duke lënë të kuptohet se qëllimi ka qenë më shumë dëmtimi i imazhit të tij sesa zgjidhja e drejtë e çështjes. Ne ngremë shqetësimin se në këtë rast kemi fillimin e një fushate për të çuar deri në  fund direktivat dhe projektin politik të bandës kriminale komuniste e cila ka marrë peng Shqipërinë që më datën 28 Nëntor 1944, për asgjësimin e Familjes Mbretërore Shqiptare. Vlen ti kujtojmë opinionit të gjerë se Princi Leka II, është denuar me vdekje nga regjimi gjakatar, kriminal komunist që në lindjen e Tij. Pjesë e kësaj farse është edhe prokurori i rastit që gjithashtu ka lidhje të forta me regjimin komunist duke qenë një nga pasaardhësit e Gogo Nushit, pjese e asaj strukture komuniste qe vazhdon te terrorizoje Shqipërinë që nga viti 1941.

Pra thënë më qartë, ne jemi të shqetësuar për shenjat e qarta të ndikimeve politike, akoma të tipit sigurim shteti dhe krimi komunist, dhe prapavijave të tjera që duket se kanë ndikuar këtë vendim. Kjo situatë, përveçse dëmton reputacionin e Princ Lekës, forcon perceptimin negativ që qytetarët kanë ndaj një sistemi gjyqësor që shpesh shihet si i ndikuar dhe i padrejtë.

PLL i bën thirrje Gjykatës së Apelit që ta trajtojë këtë rast me paanësi dhe profesionalizëm, duke e rishikuar vendimin mbi bazën e fakteve dhe drejtësisë. Besimi i publikut tek sistemi i drejtësisë nuk mund të rikthehet për sa kohë që vendimet e marra nuk reflektojnë parimet e ligjit dhe integritetin.

Ne qëndrojmë plotësisht në mbështetje të Princ Lekës, të bindur në pafajësinë e tij dhe në vlerat që ai përfaqëson. Po ashtu, këtë rast e shohim si një moment për të kërkuar me forcë reforma të thella dhe të mirëfillta në sistemin e drejtësisë, me qëllim eliminimin e çdo ndikimi politik apo të interesave të ngushta.

Faleminderit.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar3 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix3 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix3 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix3 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix3 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix3 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal3 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix3 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook