Lidhu me ne

Mix

Njihuni me “mbretin” e frutave dhe pse konsiderohet i tillë!

Njihuni me "mbretin" e frutave dhe pse konsiderohet i tillë!

Mango njihet ndryshe si “Mbreti i Frutave”. Një prej frutave tropikalë më të pasur me vlera shëndetësore, Mangot kanë një shije dhe aromë unike.

Ato janë të mbushura plot me vitamina, minerale, dhe antioksidantë që garantojnë një shëndet të mirë. Për dhjetëra vite me rradhë, mangot janë përdorur për të qetësuar dhimbjet e stomakut, falë një enzime çudibërëse në përmbajtjen e tyre. Popullariteti i mangos është rritur ndjeshëm dhe si rrjedhojë shijen e mangos e gjejmë në shumë produkte ushqimore të konsumimit të përditshëm.

Mango është e pasur me fibër. Kjo do të thotë që nëse konsumoni të paktën një mango në ditë atëherë është e sigurt që nuk do të vuani nga konstipacioni dhe problemet me tretjen. Studime të shumta kanë treguar që fibra ka efekt të mirë në eliminimin e një sërë sëmundjeve kancerogjene dhe të zemrës.

Origjina e Mangos

Mango ka rrënjët e saj në Azi, veçanërisht në Burma dhe Indinë lindore. Ajo u rrit atje plot 4000 vjet më parë. Me kalimin e viteve, Mango nisi të kultivohej në Malajzi, Afrikë dhe Shtetet e Bashkuara. Sipas traditave indiane, mango simbolizon jetën (në fakt mango është fruti kombëtar i Indisë) dhe përdoret në çdo ritual të shenjtë. Gjethet e mangos përdoren në festivale dhe dasma. Në ditët e sotme, India është prodhuesi më i madh i mangrove në botë, ndjekur nga Tailanda, Kina, Brazili dhe Meksika.

Vlerat shëndetësore të Mangos

Mangot kanë një nivel të ulët të yndyrnave të ngopura, kolesterolit dhe sodiumit. Ato janë një burim i jashtëzkonshëm i fibrave dhe vitaminës B6, vitaminës A dhe vitaminës C. Mangot janë gjithashtu të pasur me minerale si potas, magnez dhe bakër, por edhe me antioksidantë të fuqishëm që neutralizojnë radikalet e lira të cilat shkaktojnë sëmundjet e zemrës, plakjen e parakohshme, kancer dhe sëmundje të tjera.
Në Kinë, vendasit pregatisin një tonik me lëng mango që përdoret kundër anemisë, kollës, të vjellave, temperaturës dhe tretjes jot ë mirë.
Siç e thamë edhe më lart, mangot kanë shumë vitamina dhe minerale e si rrjedhojë konsiderohen kura natyrale për pacientët që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut. Vitamina E që gjendet tek Mangot mund t’ju përmirësojë jetën seksuale duke ndikuar pozitivisht tek hormonet.

Mangot kanë fibër që ul kolesterolin në gjak por edhe parandalon zhvillimin e kancerit të prostatës. Studime Evropiane kanë arritur në konkluzionin që konsumimi i rregullt i mangos ul rrezikun e kancerit në traktin gastrointestinal. Nga ana tjetër konsumimi i mangos të bën të shtosh në peshë. 150 gram mango përmbajnë 86 kalori që përthithen mjaft shpejt nga trupi. Nëse disa prej jush po përpiqen të shtojnë në peshë, atëherë hani mango rregullisht. Qumështi me mango, një përzierje natyrale është fantastik për të përshpejtuar proçesin e shtimit në peshë, sepse jo vetëm që janë të shijshme por edhe plot kalori.

LOC

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime13 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix15 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix15 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix15 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore15 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar16 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix1 ditë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix1 ditë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix1 ditë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook