Radar
Brenda vilës së Enver Hoxhës që u shndërrua në shtëpinë e artistëve
Vila 31, ish- vila e Enver Hoxhës, ka hapur dyert për artistët. Ambientet e saj janë shndërruar në një rezidencë artistësh që do të mirëpresë deri në 20 artistë çdo vit, nga brenda dhe jashtë vendit, duke ofruar mbështetje për projektet e tyre krijuese dhe promovim global.
Ky projekt, është një bashkëpunim mes Qeverisë Shqiptare dhe Fondacionit Art Explora.
Shndërrimi është projektuar dhe realizuar nga studioja prestigjioze “NeM Architectes”.