Lidhu me ne

Mix

“M’u duk sikur humba diçka nga vetja”, simptomat e paramenopauzës që çdo grua duhet t’i dijë

"M'u duk sikur humba diçka nga vetja", simptomat e

NGA: DAVINA McCALL

Menopauza është më shumë se një libër, është një lëvizje. Një kryengritje. Nuk e di për ju, por është shumë e çuditshme, sepse e kujtoj qartësisht çastin e parë kur më filluan simptomat e paramenopauzës. Ngjan pak me ato ngjarjet e rëndësishme që ndodhin në jetë, si për shembull vdekja e princeshës Diana ose Barak Obama që u bë president i Shteteve të Bashkuara. Më kujtohet ku isha, ç’po bëja, çfarë kisha veshur, si i kisha flokët… Kujtoj gjithçka nga ai çast.

Isha 44 vjeçe kur filloi. Më kujtohet, sepse ishte shumë e çuditshme. Kjo është mënyra më e mirë për ta përshkruar. Kam dëgjuar edhe gra të tjera që e përshkruajnë kështu: “Duket sikur humba diçka nga vetja. Ndryshova!”. Nuk mund ta përcaktoj plotësisht se si ndryshova, por është e sigurt që ndodhi. Nuk ndihesha më njësoj.

Ishte viti 2012 dhe isha në një xhirim të “Garnier”-it, në Pragë, duke punuar me një regjisor të mrekullueshëm. Ai më kërkoi të lëshoja bishën e brendshme dhe të isha e çlirët me lëvizjet. Mbaj mend që ndihesha e vetëdijshme dhe në siklet. Isha më në siklet se normalisht dhe pyesja veten pse ndodhte kështu. Çdo natë, kur shkoja në shtrat… Isha 3 net atje dhe hoteli ishte shumë i këndshëm. Çarçafët ishin të bukur e të pastër, por unë zgjohesha në mes të natës dhe i shikoja qull. Në gropën e vogël të qafës kisha një pellg me ujë dhe dridhesha nga të ftohtët, sepse në fillim kisha vapë, pastaj djersitja, pastaj kisha ftohtë. Detyrohesha të ngrihesha dhe të ndërroja çarçafët. Kjo më dukej e tmerrshme, sepse shumë kohë më parë kisha qenë përdoruese e heroinës. (Në fillim të të 20-ave.) Herën e fundit që isha djersitur ashtu, kishte ndodhur gjatë periudhës që lashë heroinën. U revoltova shumë. Me gjithë atë djersitje, trupi im u bë si një kumbull e thatë.

"M'u duk sikur humba diçka nga vetja", simptomat e

Këmbët i kisha tejet të thata kur dilja nga dushi. Lëkura ishte krejt ndryshe. Dukej e thatë dhe duhej ta lyeja me shumë krem hidratues. Edhe flokët më ndryshuan. M’u duk sikur gjithçka ndodhi brenda natës. Një pjesë imja mendonte: “Zot! Ndoshta jam sëmurë. Ndoshta po ndodh diçka, nuk jam në formë, nuk po ha siç duhet. Mos kam ndonjë lloj virusi?” Asokohe nuk më shkonte mendja se djersitja ishte simptomë e paramenopauzës. Simptomat e paramenopauzës kishin diçka interesante. Ato vinin e shkonin, si periodat e përmuajshme. Dukeshin si diçka e rastësishme. Nuk djersija çdo natë, vetëm në periudha të caktuara të muajit. Gjërat e tjera, ndjesia e papritur e plakjes, rënkimi kur vishja çorapet, lodhja, ndryshimet e humorit…

Këto dukeshin më konstante. Nuk ngjasonte me sindromën paramenstruale, por si diçka tjetër. Megjithatë, nuk e dija se ç’ishte. Një nga simptomat më të këqija ishte thatësia e vaginës. Zot, është e tmerrshme! Është një simptomë kaq e frikshme, saqë i kam kushtuar një kapitull të tërë në këtë libër. Ndieja dhembje kur pastrohesha pas urinimit, pa një lubrifikim natyral që të parandalonte gërvishtjen nga letra higjienike… Janë informacione të detajuara? Mësohuni. Ky libër do të jetë plot me informacione të tilla.

Pastaj ishte harresa. Telefonin e gjeja në frigorifer, çelësat përfundonin në koshin e plehrave. Kjo arriti nivele të frikshme. Harroja gjithçka. Fjalë, emra, ngjarje… gjithçka! Ajo që më frikësoi më shumë ishte çka po ndodhte me trurin tim, sepse unë kam një punë në pozicione të ndryshme në shfaqje televizive. Nga unë pritet që, në çdo shfaqje, të sjell një lloj energjie ndryshe. Asokohe punoja për shumë emisione të drejtpërdrejta në televizion. Kujtoj që bëja një program të drejtpërdrejtë televiziv dhe duhej të flisja me garuesit. Herë pas here i shikoja dhe mendoja: “Nuk më kujtohet emri”. Pastaj thosha me vete: “Si e kishte emrin?”. Nuk e di nëse ndonjërës prej jush i ka ndodhur e njëjta gjë, por nuk ishte se duhej të ndiqje fillin e mendimit për t’u kujtuar. Sa herë që kërkoja një emër në tru, ishte bosh. Nuk më vinte ndër mend asgjë. Për mjegullimin e plotë të trurit fajësoja mungesën e gjumit. Mendoja: “Nuk po fle mjaftueshëm, prandaj nuk mendoj siç duhet.” Tani që e kujtoj, sillesha në mënyrë të papranueshme edhe në shtëpi. Isha gjithmonë e zemëruar, gjaknxehtë, e ngathët. Isha keq. Kisha humbur dashurinë për jetën. Gjithsesi… Nuk mund ta lë thjesht me një “gjithsesi”, apo jo? Në të vërtetë, s’mund ta përshkruaj atë kohë me një “gjithsesi”.

Ajo ishte një periudhë e gjatë e jetës sime dhe do të kisha dashur t’i dija simptomat për të cilat duhej të bëja kujdes, që ndonjë kolegia ime ta vinte re, të kisha mësuar në shkollë për këto gjëra, që ta dija se ç’më priste. Do të kisha dashur që një grua shteti, më e madhe në moshë, të më kishte folur për përvojën e saj, që t’i kuptoja kur po i përjetoja.

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar21 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix23 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix23 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix23 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix23 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar23 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix24 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix1 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix1 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook