Lidhu me ne

Kryesore

Gaz Bardhi iu trembet primareve brenda PD-së: Ne kemi ende inate të mëdha me njëri-tjetrin, ndaj duhet lënë ky muhabet

Gaz Bardhi iu trembet primareve brenda PD-së: Ne kemi ende inate të

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij nga ana e kryeministrit Edi Rama pas deklaratës së fundit të SPAK për çështjen “Xibraka”. 

Bardhi tha në studion e “Open” në News24 se nuk ka “asnjë shqetësim” për këtë çështje. Ai deklaroi se Rama tha se ka ngarkuar grupin e avokatëve, ndërsa shtoi se do t’i shkojë deri në fund çështjes së “Xibrakës”.

“Nuk kam asnjë shqetësim, të mos humbasim kohë me atë sepse nuk kam shqetësim. Edhe ai vetë e tha kam ngarkuar avokatët, të bëjnë ndonjë shpikje filozofike. Unë vazhdoj t’i qëndroj kësaj çështjeje dhe do të kërkoj transparencë deri në fund”, – u shpreh ai.

Bardhi foli edhe për zgjedhjet e 11 majit dhe primaret e PD-së për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Demokrat tha se nëse institucionet e partisë së tij vendosin që primaret të mbahen, ai do të marrë pjesë.

Ai theksoi se ky proces duhet të zhvillohet në atë mënyrë që mos të krijojnë destabilitet dhe përçarje brenda partisë. “Çdo lloj procesi i brendshëm duhet bërë në atë mënyrë që mos sjellë përçarje. Duhet të bëhen apo jo është përcaktim statutor”, – tha ai.

“Nuk ka vendim të PD për të mos bërë zgjedhje primare. Nuk kemi një datë sepse PD ka qenë edhe në procese të tjera që vlerësohen shumë më prioritare se sa një proces i brendshëm. Vota brenda partisë tregon demokratizimin, por çdo lloj procesi i brendshëm duhet në një formë që të mos sjellë destabilizim apo përçarje.

Procesi i primareve i pëlqen çdo anëtari të partisë, por mes kësaj dhe faktit që partia duhet të fitojë zgjedhjet, demokratët zgjedhin mundësinë më të mirë për të fituar zgjedhjet. Secili prej tyre ka kaluar një proces primar gjatë zgjedhjeve lokale dhe duhet thënë se në listën për deputetë është një proces shumë më i vështirë.

Për momentin mund të mos jetë zgjedhja më e mirë për të bërë një garë brenda partisë sipas mendimit të disa anëtarëve demokratë, ndërsa ka të tjerë që janë pro tyre me çdo kosto. Ne sot kemi probleme me listat e anëtarësisë, kur mbaron procesi kemi probleme kur kundërshtojnë listat e anëtarësisë dhe histori të kësaj natyre.

Përplasja brenda partisë, ne demokratët e kemi inatin brenda vetes më të madh se me kundërshtarin politik. Kur je në opozitë dhe nuk ke një parti ushtri, padiskutim që ngjall pakënaqësi dhe sjellin largime, më pak vota rrjedhimisht. Duhet të ketë një kujdes maksimal nëse do të mbahen primaret për mënyrën si do të realizohen”, – tha Bardhi. 

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

Pse Donald Trump ndaloi studentët e huaj të studiojnë në Harvard

Administrata e presidentit Donald Trump ka shfuqizuar mundësinë që Universiteti prestigjioz i Harvardit të pranojë studentë të huaj, duke intensifikuar...

Radar3 ditë më herët

Shtëpi bari në Australi/ Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja përpara drejtësisë

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur shqiptare me mbi 80 mijë ndjekës në rrjetet sociale, është vënë në qendër...

Kryesore3 ditë më herët

Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

Sali Berisha: Opozita i ofroi këtyre forcave që bënë opozitën e opozitës koalicionin. Ato refuzuan. Dhe tani këto forca që thoni...

Mix3 ditë më herët

Pse na dhembin kockat në mëngjes?

Dhimbja në kocka apo kyçe sapo zgjohemi është një ankesë e shpeshtë, sidomos te të rriturit dhe të moshuarit. Këto...

Mix3 ditë më herët

Pse ndiheni të lodhur në ditët me shi!

Nëse ndiheni më të përgjumur, të lodhur apo thjesht pa energji kur bie shi, nuk jeni vetëm. Shumë njerëz përjetojnë...

Mix3 ditë më herët

Simptomat e problemeve me zemrën! Ja si t’i dalloni shenjat e para paralajmëruese, nuk është vetëm dhimbja e gjoksit

Shumë prej nesh i dinë simptomat kryesore që duhet t’i kushtojnë vëmendje kur bëhet fjalë për një atak në zemër,...

Mix3 ditë më herët

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Nju Jorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të publikuar...

Mix3 ditë më herët

8 nga frutat më të shëndetshme që mund të hani tani

Sipas Shoqatës Gjermane të Ushqyerjes (DGE), nuk është vetëm ajo që hani që ka rëndësi, por edhe sa shpesh e...

Temporal3 ditë më herët

Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë

Qytetet më të vjetra të banuara ende sot në Evropë ofrojnë prova se si qytetërimet në kontinentin tonë kanë evoluar,...

Mix3 ditë më herët

BBC zbulon videon tronditëse nga momenti i shpërthimit të nëndetëses ‘Titan’

Videoja e parë e momentit të shpërthimit të nëndetëses Titan, që i mori jetën pesë personave gjatë një zhytjeje fatale...

Facebook