Lidhu me ne

Mix

Çfarë kanë të përbashkët Elon Musk dhe Vladimir Putin ?

Shkruar nga Moises NaimÇfarë kanë të përbashkët Musk dhe PutinElon Musk dhe Vladimir Putin /

Apo për faktin se ata mund të mos dinë atë që në fakt nuk e dinë, një nga arsyet më të zakonshme pse bien diktatorët dhe falimentojnë kompanitë. Le të shpresojmë që të paktën në këtë drejtim, Musk dhe Putin të jenë të ndryshëm…

Ata nuk mund të jenë më të ndryshëm sesa kaq. Vladimir Putin është një diktator gjenocidal, ndërsa Elon Musk është një investitor i shkëlqyer. Udhëheqësi rus është përgjegjës për vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve të pafajshëm.

Musk është prodhues i makinave elektrike më të shitura në botë, dhe përgjegjës për inovacionet pioniere në teknologjinë e baterive, si dhe për përparimet teknologjike si PayPal që lejojnë pagesat dixhitale. Po ashtu, ai ka në pronësi kompaninë SpaceX, që ndërton raketa të cilat mund të lëshohen në hapësirë, rikthehen sërish në Tokë dhe mund të ripërdoren shpejt.

Pastaj është pioner i hyperloop, një sistem pneumatik i tranzitit masiv, që do të jetë në gjendje të transportojë njerëz dhe mallra shumë shpejt dhe në distanca të gjata. Dhe mos harroni Neuralink, një kompani, misioni i së cilës është të zhvillojë teknologji që do të lejojnë trurin të komunikojë me valë përmes një kompjuteri.

Si Putini ashtu edhe Musk duan të ndryshojnë botën: Putin duke e shkatërruar dhe Musk duke e përmirësuar atë. Ata të dy kanë fuqinë dhe paratë për të financuar ambiciet e tyre. Sipas revistës “Fortune”, Musk është sot njeriu më i pasur në botë. Sipas vlerësimeve të disa shërbimeve sekrete, Vladimir Putin është fshehurazi më i pasuri. Përveç pasurisë së tij personale (të vlerësuar në ndoshta 200 miliardë dollarë), Putini është gjithashtu i lirë të përdorë fondet shtetërore ruse për të financuar sipërmarrjet e tij.

Në këtë aspekt, diktatori dhe sipërmarrësi kanë disa ngjashmëri. Putini donte Ukrainën ndërsa Musk Twitter’in. I pari pushtoi ilegalisht vendin fqinj, teksa i dyti bleu ligjërisht një kompani për 44 miliardë dollarë. Të dyja vendimet, janë marrë nga një person i vetëm.

Protokollet dhe proceset, që normalisht ndikojnë në marrjen e vendimeve të tilla të rëndësishme, ishin të parëndësishme. Natyrisht, pushtimi i Ukrainës dhe pasojat e tij në jetë njerëzore dhe shkatërrim material, është shumë më serioz se sa blerja e një kompanie shumë të shtrenjtë, funksionimi i së cilës ka gjithsesi pasoja të mëdha politike dhe sociale.

Por pushtimi edhe blerja ndodhën, sepse këta dy burra e donin këtë. Putin e justifikon pushtimin me argumente historike, ndërsa Musk i shpjegon interesat e tij në aspektin e së ardhmes dhe sfidave me të cilat përballet qytetërimi ynë.

Diktatori rus, pretendon se Ukraina ka qenë gjithmonë pjesë e Rusisë dhe duhet të bëhet sërish e tillë. Ndaj sulmi i tij ushtarak, synon thjesht të korrigjojë një situatë gjeopolitike të krijuar pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Për të, Kremlini nuk duhet të kishte lejuar kurrë që satelitët e tij rusisht-folës të bëheshin vende të pavarura.

Ndërkohë Musk mendon se një Twitter i rinovuar, mund të jetë instrumenti më i mirë për mbrojtjen e lirisë së fjalës në të gjithë botën. ”Ndjenja ime e fortë intuitave, më thotë se pasja e një platformë publike maksimalisht të besueshme dhe gjerësisht gjithëpërfshirëse, është jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen e qytetërimit”-është shprehur ai.

Inovatori miliarder ka vite që shqetësohet për të ardhmen e botës. Në një nga bisedat e tij, ai ka bërë këtë parashikim të guximshëm: “E ardhmja e njerëzimit do të ndjekë njërin nga drejtimet: Ose do të bëhet multiplanetare, ose do të mbetet e kufizuar në një planet, dhe përfundimisht do të zhduket në një ngjarje kataklizmike”.

Kontrastet midis vizionarit të shkëlqyer mbi transformimin e qytetërimin tonë në një qytetërim shumëplanetar dhe diktatorit gjakatar, që po përpiqet ta rikthejë botën në shekullin XIX-të, nuk mund të jenë më të kthjellëta.

Por pushtimi i Ukrainës dhe blerja e Twitter-it, tregojnë se sa e dobët është llogaridhënia në regjimet autoritare, por edhe në mesin e titanëve ultra të pasur të teknologjisë. Në të dyja rastet, shefi e merr vendimin pa u shqetësuar shumë për mendimet e atyre që nuk janë dakord me të.

Apo për faktin se ata mund të mos dinë atë që në fakt nuk e dinë, një nga arsyet më të zakonshme pse bien diktatorët dhe falimentojnë kompanitë. Le të shpresojmë që të paktën në këtë drejtim, Musk dhe Putin të jenë të ndryshëm.

/“The New European”

MË TEPËR

Kryesore2 orë më herët

Gazetari amerikan: Berisha mund të udhëtojë në SHBA, e konfirmon DASH

Gazetari amerikan Marc Caputo tha përmes një postimi në rrjetin social X një deklaratë sipas të cilës kryetari ti Partisë...

Radar2 orë më herët

Video/Piskiatria e fushatës. “Zoti solli Edi Ramën”

Kandidati socialist Shkëlqim Bullari ka deklaruar në Elbasan se në vitin 2013, Zoti zbriti Edi Ramën që të ndihmonte Shqipërinë....

Mix23 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime23 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix1 ditë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix1 ditë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix1 ditë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar1 ditë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix2 ditë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Facebook