Lidhu me ne

Mix

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën e tij të plotë ose të shtrydhet. Lëngu i mandarinës është shumë i freskët dhe hidratues.

Mandarinat e Xarrës, Borshit dhe Sarandës kanë një shije që të sjellin ndërmend verën dhe aromat e saj, ndonëse i ftohti erdhi dhe u ul këmbëkryq.

Mandarina ka një nivel të lartë të limonenës, e cila ka vlera të mëdha. Ajo është një antioksidant i fuqishëm, i pasur me vitaminë C, ndaj mandarina duhet konsumuar rregullisht.

Ka pasur një sërë studimesh mbi vlerat e mandarinës, dhe shkencëtarët janë akoma të marrosur pas saj.

Më poshtë, do të gjeni një listë vlerash shëndetësore të mandarinës të përgatitura nga AgroWeb.org:

Mban nën kontroll kolesterolin

Antioksidantët që gjenden tek mandarina, ulin kolesterolin e keq dhe rrisin atë të mirin në organizëm.

Lëngu i mandarinës lufton radikalet e lira në trup të cilat shkaktojnë kolesterolin e keq, i cili ngjitet tek arteriet kryesore të trupit dhe shkakton mjaft probleme.

Mandarina gjithashtu përmban fibër të tretshme dhe të patretshme të cilat parandalojnë përthithjen e kolesterolit në organet kryesore.

Stimulon rënien në peshë

Mandarina është një frut i pasur me fibër, dhe si rrjedhojë të bën të ndihesh me stomakun plot dhe të ngopur për një kohë të gjatë.

Nëse keni këtë ndjesi, atëherë nuk do të fokusoheni tek ushqimi gjatë gjithë kohës, gjë që do t’ju bëjë të bini në peshë.

Nëse konsumoni lëng mandarine do të bini nga pesha shumë më shpejt.

Rregullon tensionin e gjakut

Nëse konsumoni lëng mandarine rregullisht, tensioni juaj i gjakut do të jetë më i ekuilibruar. Mandarina është e pasur me minerale si kaliumi që ndihmon në uljen e tensionit të gjakut. Këto minerale e bëjnë gjakun të qarkullojë pa pengesa në organizëm.

Forcon imunitetin

Vitamina C tek mandarina ndihmon të luftoni të ftohtin dhe gripin dhe të keni më shumë imunitet.

Gjithashtu ajo ndihmon në largimin e toksinave dhe pastrimin e trupit. Të vjellat dhe çrregullimet në stomak mund të kurohen nga lëngu i mandarinës nëse konsumohet rregullisht.

Si të përgatisni lëngun e mandarinës

  • Qëroni 4 mandarina
  • Hiqni farat
  • Përdorni një mikser dhe përzjejini mandarinat
  • Mos e filtroni lëngun
  • Shtoni mente dhe akull sipas preferencës

Lëngu i mandarinës për një lëkurë të shëndetshme

Vitamina C tek mandarina e bën lëkurën tuaj më të shëndetshme. Ajo përmirëson tonalitetin e saj dhe e bën lëkurën të duket më e re, pa rrudha dhe njolla. Mandarinën mund ta aplikoni edhe së jashtmi në lëkurë, ose ta hani që të merrni përfitimet e plota prej saj.

  • Shtrydhni lëngun e mandarinës
  • Përdorni një pambuk për të shpërndarë lëngun në lëkurë
  • Mbajeni për 15 minuta dhe më pas lajeni atë

Sikur të mos mjaftonin vlerat e mësipërme, duhet të dini që lëngu i mandarinës mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme UV.

Lëngu i mandarinës kundër plagëve

Vaji i mandarinës që nxirret nga fruti shëron dhe fuqizon prodhimin e qelizave të reja. Ky vaj mund të aplikohet në plagët apo çarjet e lëkurës.

Lëngu i mandarinës për flokë të shëndetshëm

Lëngu i mandarinës mund të aplikohet edhe në flokë. Vlerat e mëdha antioksiduese e mbrojnë lëkurën e kokës nga ndotja dhe radikalet e lira, rrjedhimisht ju nuk do të përballeni me zbokthin ose rënien e flokëve.

  • Shtoni lëngun e mandarinës në vajin e flokëve që përdorni rregullisht.
  • Lyeni kokën dhe mbajeni për 20 minuta
  • Lajeni atë

Flokët do të marrin shkëlqimin dhe volumin e munguar. Vitamina E dhe B12 ndihmojnë në rritjen e flokëve por luftojnë edhe thinjat./AgroWeb.org

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Temporal14 orë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar14 orë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike16 orë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet17 orë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske17 orë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar18 orë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar18 orë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar18 orë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske2 ditë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix2 ditë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Facebook