Lidhu me ne

Aktualitet

Tjetër instalacion në kryeqytet, Tirana Moons vendoset tek Politekniku

Në relacionin arkitektonik, struktura modulare “Hënë” është një pavijon sferik i bërë kryesisht prej druri dhe pëlhure.

Tjetër instalacion në kryeqytet, Tirana Moons vendoset tek PoliteknikuFoto ilustruese

Tirana pritet të ketë një tjetër instalacion, këtë herë të parashikuar te Sheshi Nënë Tereza përballë me Politeknikun. Bashkia e Tiranës njoftoi hapjen e një procedure për këtë instalacion, me vlerë 39 milionë lekë apo 390 mijë euro, që është titulluar si “Tirana Moons” apo “Hënët e Tiranës”.

Në relacionin arkitektonik, struktura modulare “Hënë” është një pavijon sferik i bërë kryesisht prej druri dhe pëlhure. Sipas shpjegimit të bërë në këtë dokument moduli i “hënës” është i përbërë nga elemente të cilat vendosen mbi njëra-tjetrën në tri faza montimi dhe konceptimi.

FOTOT E PROJEKTIT:

Tjetër instalacion në kryeqytet, Tirana Moons vendoset tek Politekniku
Tjetër instalacion në kryeqytet, Tirana Moons vendoset tek Politekniku
Tjetër instalacion në kryeqytet, Tirana Moons vendoset tek Politekniku
Tjetër instalacion në kryeqytet, Tirana Moons vendoset tek Politekniku
Tjetër instalacion në kryeqytet, Tirana Moons vendoset tek Politekniku
Tjetër instalacion në kryeqytet, Tirana Moons vendoset tek Politekniku
Tjetër instalacion në kryeqytet, Tirana Moons vendoset tek Politekniku

Fillimisht në fazën 1 moduli përbëhet nga 5 unaza druri të laminuar me teknikë kryq të cilat bashkohen me nyje unazore me njëra-tjetrën dhe me bazamentin e betonit me anë të unazave me përshtatje.

Ky bazament qëndron në mesin e çdo unaze dhe vendoset mbi tokë. Në këtë montim unazash më pas në fazën 2 vendosen platforma e dyshemesë e drunjtë mbi një strukturë kuadratike dhe lidhen me nyje kapëse me bazamentin.

Gjithashtu vendoset dhe moduli i shkallës së drunjtë në bazën e strukturës së drunjtë.

Në krye të strukturës më pas në fazën 3, vendosen tenda e cila ka një material të papërshkrueshëm nga uji, e cila fiksohet në një strukturë alumini nëpërmjet nyjeve lidhëse në kulm dhe në fund të tendës,”- shpjegohet në dokument. Koha e zbatimit të kontratës parashikohet të jetë 6 muaj teksa afati i fundit për paraqitjen e ofertave nga ana e operatorëve të interesuar është 21 janari.

/Monitor

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore18 orë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar18 orë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore2 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix2 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet2 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore2 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore6 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix6 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix6 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook