Lidhu me ne

Mix

Eksperimenti i pazakontë, milingonat mposhtin grupin e njerëzve në lëvizjen e objektit përmes labirintit (Video)

Një ekip që studion sjelljen në grup të milingonave ka zbuluar se në rrethanat e duhura, milingonat mund t’i tejkalojnë njerëzit në detyrat e përbashkëta të zgjidhjes së problemeve.

Studiuesit nga Instituti i Shkencave Weizmann donin të shikonin më nga afër “aftësitë e përbashkëta” dhe nëse grupet ndonjëherë mund t’i trajtojnë problemet me më shumë lehtësi sesa kur i kryejnë individualisht, me inteligjencën kolektive që tejkalon atë të individëve që e përbëjnë atë.

“Ansamblet biologjike përdorin inteligjencën kolektive për të trajtuar sfidat së bashku, por bashkërendimi jooptimal mund të dëmtojë efektivitetin e grupit,” shkroi ekipi në punimin e tyre, duke shpjeguar se kjo dukuri është e vështirë për t’u studiuar për shkak të mjediseve të ndërlikuara në të cilat merren vendimet në grup.

“Një përjashtim është problemi i lëvizjes së ngarkesave të mëdha nëpër mjedise të ndërlikuara dhe drejt një objektivi të caktuar. Njerëzit dhe milingonat dallohen në aftësinë e tyre për të kryer me efikasitet këtë detyrë jo vetëm individualisht, por edhe si grup,” shkroi ekipi.

Në studim, ekipi vuri milingonat – veçanërisht Paratrechina longicornis – kundër njerëzve në një detyrë të njohur si “puzzle për lëvizjen e pianoss”, ku një grupi ose individi i kërkohet të lëvizë një objekt në formë të pazakontë (si një piano) përmes një mjedisi të ngatërruar. Ekipi bëri që milingonat dhe njerëzit të lëviznin një objekt në formë T-je nëpër një labirint, me njerëzit që e bënë këtë të vetëdijshëm për eksperimenti kurse milingonat sepse ishin mashtruar duke menduar se po lëviznin një copë ushqim drejt folesë së tyre.

Studiuesit provuan se si njerëzit dhe milingonat u paraqitën si individë dhe pastaj në madhësi të ndryshme ekipore. Për milingonat, grupet shkonin nga grupe të vogla me rreth 7 anëtarë në grupe të mëdha me rreth 80, ndërsa njerëzit konkurruan në grupe të vogla prej 6-9 personash dhe grupe të mëdha prej 26 personash. Për ta bërë krahasimin më kuptimplotë, komunikimi midis njerëzve me përdorimin e gjesteve dhe shprehjeve të fytyrës ishin të kufizuara në disa prova, ndërsa të folurit nuk lejohej.

Njerëzit ia kalonin milingonave kur kryenin detyrën individualisht. Megjithatë, kur bëhej fjalë për grupe të mëdha, rezultatet nuk ishin aq të mira.

Ndërsa madhësia e grupit u bë më e madhe, milingonat u paraqitën më mirë sesa kur e bënin detyrën individualisht. Duke studiuar dinamikën se si milingonat lëviznin dhe reagonin ndaj pengesave, ata zbuluan se ato vepronin sikur të kishin një kujtesë kolektive “emergjente”.

“Grupet e mëdha të milingonave shfaqin këmbëngulje emergjente, e cila zgjeron kapacitetin e aftësive të tyre njohëse për të përfshirë kujtesën afatshkurtër,  një bllok i njohjes: kujtesa e drejtimit të lëvizjes ruhet përkohësisht në gjendjen e rendit kolektiv të milingonave transportuese.” shpjegoi ekipi.

“Kështu, kujtesa kolektive është një veçori emergjente dhe jo një tipar individual. Kujtesa emergjente lejon grupet e milingonave të kryejnë skanimin pothuajse determinist dhe të vijueshëm të murit, e cila potencialisht i çon ato nëpër shtigjet më të shkurtra në hapësirën e kërkimit.”

Ndërsa kjo i ndihmoi milingonat, dallimet ndërpersonale në njerëzit që kryenin detyrën nënkupton që grupet njerëzore nuk përfitonin nga ndonjë memorie kolektive emergjente. Në vend të kësaj, ata prireshin të zgjidhnin “makute”, duke e tërhequr T-në drejt qëllimit, pavarësisht se si ky vendim ndikoi në qëllimin afatgjatë për ta kaluar T-në në labirint. Në disa sprova, kjo e bëri paraqitjen e tyre më keq sesa kur ata po e bënin detyrën si individë.

“Një koloni milingonash është në të vërtetë një familje,” tha profesor Ofer Feinerman në një deklaratë. “Të gjitha milingonat në fole janë motra dhe kanë interesa të përbashkëta. Është një shoqëri e lidhur ngushtë në të cilën bashkëpunimi e tejkalon shumë konkurrencën. Kjo është arsyeja pse një koloni milingonash nganjëherë quhet një superorganizëm, një lloj trupi i gjallë i përbërë nga ‘qeliza’ të shumta që bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.”

“Gjetjet tona vërtetojnë këtë vizion. Ne kemi treguar se milingonat që veprojnë si grup janë më të zgjuara, se për ta e tëra është më e madhe se shuma e pjesëve të saj,” shtoi ai.

“Në të kundërt, formimi i grupeve nuk zgjeroi aftësitë njohëse të njerëzve. Klisheja e famshme “dituria e turmës ” që është bërë kaq e njohur në epokën e rrjeteve sociale nuk doli në plan të parë në eksperimentet tona.”

Studimi është publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences (PNAS).

 IFL

MË TEPËR

Kryesore3 orë më herët

Rama firmos “Memorandumin e Kuçit”, 78 mandate të sigurta për PS, “bast” për 88 deputetë

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ka hedhur në letrën e tavolinës së një lokali në Kuç të Vlorës,...

Mix4 orë më herët

Cheesecake pa pjekje me luleshtrydhe – E butë dhe kremoze

Veshtiresia E lehtë Koha gatimit 20 minuta (+ 4 orë ftohje) Sugjerohet për: 6 persona Kalori: 200 g biskota100 g...

Mix4 orë më herët

Smoothie për shtim në peshë me banane, gjalpë kikiriku dhe qumësht

Veshtiresia Shumë e lehtë Koha gatimit 5 minuta Sugjerohet për: 1 person Kalori: 700-800 kcal për porcion 1 banane e...

Radar5 orë më herët

Ndërtimi në krizë? Pse Sejko u kufizoi bankave kredinë për banesa

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë me disa masa rregullatore për të frenuar kredidhënien për blerje banesash. E trembur nga rritja...

Mix6 orë më herët

Shenjat e Horoskopit që bien në dashuri që në takimin e parë

Zakonisht, ankthi dhe skepticizmi dominojnë takimet e para. Shumica prej nesh mbajnë një shportë të vogël dhe e shqyrtojnë situatën...

Mix7 orë më herët

Nicola Peltz përballet hapur me familjen Beckham: Janë narcistë!

Marrëdhënia midis Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, po kalon një nga momentet e saj më...

Kryesore7 orë më herët

Pyetja 6 milionë dollarëshe: A mund të udhëtojë Sali Berisha në SHBA dhe çfarë do të thotë kjo sot?

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, debati mbi statusin “non grata” të Sali Berishës në SHBA është...

Kryesore9 orë më herët

Gazetari amerikan: Berisha mund të udhëtojë në SHBA, e konfirmon DASH

Gazetari amerikan Marc Caputo tha përmes një postimi në rrjetin social X një deklaratë sipas të cilës kryetari ti Partisë...

Radar9 orë më herët

Video/Piskiatria e fushatës. “Zoti solli Edi Ramën”

Kandidati socialist Shkëlqim Bullari ka deklaruar në Elbasan se në vitin 2013, Zoti zbriti Edi Ramën që të ndihmonte Shqipërinë....

Mix1 ditë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Facebook