Lidhu me ne

Kryesore

“SPAK, organizatë kriminale”, Berisha: Masa e sigurisë do të më shtojë votat si Donald Trump

“SPAK, organizatë kriminale”, Berisha: Masa e sigurisë do

Sali Berisha u paraqit paraditen e së hënës në ambientet e SPAK për ta zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj tij.

Pas daljes nga SPAK, Sali Berisha ngriti akuza të forta ndaj këtij institucioni të drejtësisë, madje duke e quajtur atë edhe organizatë kriminale. Ndërkohë, ai tha se masa e sigurisë do ta ndihmojë të shtojë mbështetjen e qytetarëve, sipas tij, ashtu siç ndodhi me Donald Trump në SHBA.

“Kjo masë sigurie do të më shtojë shumë vota. Këtë qëndrim mbajtën sorosianët ndaj Donald Trump, por kombi vendosi. Nëse një prokuror merr dosjen e krimit dhe bën gjithçka për ta mbyllur atë, ai bashkëpunon me të. Në dosjen Toyota Yaris, ndodhi akti më i shëmtuar.

Ne i kemi denoncuar këta për shpifje, manipulime dhe falsifikime në Prokurorinë e Tiranës, por pa bërë asnjë njoftim, u dërguan në SPAK, por çështja e mbyll dhe këtë ne do ta çojmë në gjykatë, do t’i ndjekim të gjitha instancat. Aty ku nuk funksionon drejtësia ka një prokurori publike.

Rama tha se i ka përdorur EncroChat. Janë të identifikuara 73 aparate në Këshillin e Ministrave. Falenderoj SKAP-in që më dha mundësinë të filloj publikimin e dokumenteve te dera e tij”, u shpreh Berisha. 

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Paris Hilton e shqetësuar për të birin: Ai sheh fantazma në shtëpi

Trashëgimtarja e famshme, Paris Hilton, ka vendosur që të kërkojë ndihmën e ndjekësve në rrjetet sociale pasi djali i saj...

Mix3 orë më herët

Një dedikim për ish-partnerin dhe ftesa për në Big Brother, Enxhi Nasufi i thotë të gjitha në intervistë

Enxhi Nasufi ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe”, ku ka folur rreth projekteve të reja muzikore, planet dhe dëshirat e...

Mix7 orë më herët

Vetëm 150 gr dhe një profil ultra i hollë: detaje të reja dalin për iPhone 17 Air

Disa ditë pas thashethemeve të fundit rreth kapacitetit të baterisë së iPhone 17 Air, informatori i njohur Majin Bu kthehet...

Kryesore7 orë më herët

Historia pas fotos virale të Ramës duke ngrënë makarona, fotoreporteri zbulon sekretin e atij çasti

Një sy që sheh përtej pamjes, si Armando Babani. Në një botë ku gjithçka rrjedh shpejt e harrohet lehtë… ekzistojnë...

Sport7 orë më herët

Igli Tare: Milani klub ku duhet të fitosh, i kam idetë e qarta për të ardhmen

Nga dita e hënë, Milan ka zyrtarisht një drejtues të ri sportiv: bëhet fjalë për Igli Taren, ish-drejtorin e Lazios,...

Mix7 orë më herët

Kjo është piktura më e shtrenjtë e Van Gogh e shitur ndonjëherë

“Orchard with Cypresses” – Piktura e Van Gogh që theu rekordet e ankandeveNë nëntor të vitit 2022, një nga veprat...

Mix7 orë më herët

Dieta volumetrike: Si funksionon modeli i të ushqyerit që “mashtron trurin” për t’ju ndihmuar të humbni peshë

Dieta volumetrike është një qasje ushqimore inovative që synon të ndihmojë në humbjen e peshës pa ndjesinë e urisë apo...

Mix7 orë më herët

Mjalti, 7 përfitimet për lëkurën nga ari i lëngshëm

“Nëse bleta do të zhdukej nga faqja e tokës, njeriut do t’i mbeteshin vetëm katër vite jetë”, – ka thënë Albert...

Aktualitet8 orë më herët

“Ndryshimi si nata me ditën”, shqiptarët kërkojnë t’i blejnë ilaçet jashtë shtetit. Ku çalon sistemi farmaceutik në vendin tonë?

Medikamente mjekesore ne nje farmaci. Foto ilustruese Si shumë pensioniste të brezit të saj në Shqipëri, Sanija, 72 vjeç, jeton...

Radar8 orë më herët

Ekspertët zbulojnë se çfarë i tha bashkëshortja presidentit francez Macron pas shuplakës

Rrjetet sociale dhe mediat online janë pushtuar nga një moment i pazakontë mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së...

Facebook