Lidhu me ne

Radar

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ky ishte ritmi më i dobët që nga tremujori i parë i vitit 2021, ku vendi ishte në valën e kufizimeve në lëvizjeve me jashtë prej pandemisë Covid -19.

Konsumi final i popullatës nuk konfirmon bumin e vizitoreve të huaj. Sipas të dhënave të INSTAT numri i vizitorëve të huaj i kaloi 11 milionë lekë persona në janar-nëntor 2024 me rritje vjetore 16 %. Por siç duket efekti i tyre në konsum nuk ka qenë shumë i lartë pasi edhe ikjet e shqiptarëve jashtë vendit janë rritur ndjeshëm. Për 11 mujorin shqiptarët bënë 7,2 milionë udhëtime jashtë vendit me rritje vjetore 14.6 %.

Bizneset që operojnë në sektorin e tregtisë me shumicë të ushqimeve pohojnë se, lloji i turistit që viziton vendin tonë nuk konsumon shumë. Shqipëria është marketuar “low cost” për vendet perëndimore dhe preferohet të vizitohet nga pjesa e turistëve me pak buxhet.

Në të kundërt shqiptarët që dalin jashtë vendit për pushime krijojnë më shumë dëm. Rezidentët shqiptarë që kanë mundësi të udhëtojnë shpenzojnë më shumë se mesatarja e popullatës. Për shkak të rritjes së çmimeve në Shqipëri këtë vit shumë shqiptarë zgjodhën të kalojnë pushimet jashtë vendit, duke e ndikuar negativisht konsumin në vendin tonë.

Treguesit mbi rritjen ekonomike po shfaqen kontradiktore. Sipas INSTAT importet dhe tregtia me pakicë u rritën ndjeshëm në tremujorin e tertë, por konsumi final i popullatës ka mbetur thuajse në vendnumëro.

Përqendrimi i burimeve të rritjes në disa sektorë e ka bërë jo-elastike shpërndarjen e mirëqenies te shtresat në nevojë. Midis vitit 2002 dhe 2008, në vendin tonë, rritja ekonomike prej 1% të PBB-së u shoqërua me ulje të varfërisë me 1.2%, sipas kalkulimeve të Bankës Botërore. Pas vitit 2014, elasticiteti i rritjes u përkeqësua. Një rritje prej 1% e PBB-së rezultoi vetëm në një ulje të varfërisë prej 0.8%, përllogaritën ekonomistët e BB-së.

Ngurtësia e shpërndarjes së rritjes ekonomike u vu re qartë gjatë vitit pandemik, ku Shqipëria kishte rënien më të ulët të ekonomisë me -3.4%, pas Serbisë, por, nga ana tjetër, numri i personave të varfër u rrit më shumë se në çdo vend tjetër. Aktualisht, Shqipëria ka një të katërtën e popullsisë në varfëri relative (6.7 USD në ditë).

Institucionet financiare ndërkombëtare kanë vënë në dukje sfidat e modelit ekonomik të Shqipërisë dhe dhanë sugjerime se si ekonomia të zhvillojë një model të shëndetshëm rritje, i cili duhet të bazohet në investime të kapitali njerëzor dhe në arsim./Monitor

MË TEPËR

Radar10 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix10 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix10 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore11 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix11 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar13 orë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore13 orë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal13 orë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix14 orë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar14 orë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Facebook