Lidhu me ne

Radar

Tensione, akuza e përplasje të forta në mosbindjen civile të opozitës, çfarë ndodhi në 2 orë e gjysmë protestë

Ndryshe nga tre protestat e mëparshme të mosbindjes civile, kjo e fundit kishte tensione të forta e përplasje mes deputetëve të PD-së e protesuesve me policinë.

Përplasjet ndodhën më së shumti në zonën e Pallatit me Shigjeta dhe Sheshi Wilson ndërsa përpasje pati edhe te Rruga e Elbasanit dhe Zogu i Zi.

Protesta nisi rreth orës 17:00 me deputetët e PD-së e PL-së që ishin shpërndarë sipas një programi të paracaktuar në pesë pikat kryesore të kryeqytetit.

Që në fillim të protestës, policia me megafon u kërkoi qytetarëve dhe drejtuesve të PD-së që të shpërndaheshin pasi bllokimi i rrugës përbënte vepër penale.

Megjithatë kreu i grupit parlamentar të PD-së Bardhi, nënkryetari i Kuvendit Gjekmarkaj, Klevis Balliu e të tjerë përfaqësues të opozitës thanë se protesta ishte një e drejtë kushtetuese dhe se policia duhet të mos provokonte qytetarët.

Pak pas nisjes së protestës, me të u bashkua edhe kreu i PD-së Berisha. Ai tha se ashtu si në Serbi, edhe në Shqipëri narkodiktaturës po i dridheshin themelet. Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po përpiqej të përvetësonte Portin e Durrësit teksa tha se nuk do e lejonte këtë gjë.

“Asgjë nuk i pengon demokratët për të realizuar objektivat e tyre. Sot, një nga ditët ë të veçanta të dhjetorit por sot është pësëri dita e demokratëve. Ja ku jemi në detyrë, në revoltë, në mosbindje ndaj narkodiktatorit. Kjy dimër premton të jetë i vështirë si për argatin e Tiranës ashtu edhe për padronin e Beogradit. Edhe në Beograd studentët po dridhin nga themelet diktatorin edhe në Tiranë diktator në të ardhmen nuk ka. Përshëndes ata qytetarë, demokratë e demokratë që jane mbedhur sot nga katër anët e vendit. Përshëndes qytetarët e Tiranës dhe i siguroj se kjo mosbindje civile është në interesin e qyterarëve të Tiranës dhe Shqipërisë. Nuk ndalemi pa arritur objektivat, qeveri teknike, zgjedhje të lira. Mosbindja civile është kodi i përmbysjes së diktatorëve. Protesta jonë ka pasur rezultate shumë të mira. Shihni si po bien të gjithë njëri pas tjetrit. .Rama është kreu i asaj afere të tmerrshme, më e madhja në historinë e Shqupërisë dhe ndër më të mëdhatë në historinë e Evropës dhe botës. Porti i Durrësit është pasuria e shqiptarëve  dhe po përvetësohet nga Edi Rama duke përdorur si mbulesë Alabarin. Ne nuk e falim kurrë Portin e Durrësit. Edi Rama është i humbur.” – tha Berisha.

Ndërsa ky i fundit nisi lëvizjen nëpër zonat e ndryshme të protestës, te Pallati me Shigjeta nisën përplasjet mes protestuesve e policisë me këtë të fundit që u bëri thirrje qytearëve të lironin rrugën.

Gjatë përplasjeve nënkryetari i Kuvendit nuk u ndje mirë dhe humbi ndjenjat por me ndihmën e disa qytetarëve u largua nga vendi dhe më pas u përcoll në spitalin e Traumës.

Klevis Balliu akuzoi policinë se kishte dhunuar në mënyrë barbare nënkryetarin e Kuvendit. Atë që ndodhi e dënoi edhe kreu i PD-së Berisha e Sekretari i Përgjithshëm Noka të cilët thanë se kryeminisri Rama, miistri i Brendshëm Hoxha e efektivët e policisë do mbanin përgjegjësi personale.

“Nënkryetari i Kuvendit me urdhër është sulmuar barbarisht. Nuk ka ndodhur kurrë në asnjë vend që policia të sulmojë në këtë mënyrë barbare nënkryetarin e Kuvendit. Imagjinoni pak sikur këta të kishin aq këllqe të hynin në Dobraç e për të shkuar te Bandat e Durrësit. E dhunuan nënkryetarin e Kuvendit, e rrëzuan në tokë, e shkelën me këmbë dhjetëra poicisë. Këta do mbajnë përgjegjësi para ligjit.” – tha Balliu.

Te Sheshi Wilson deputetët Bardhi, Zhupa, Metaliaj e Xhixho u përplasën me policinë ndërsa te Rruga e Elbasanit, tensione pati mes Sekretarit Noka e deputetëve Alizoti  e Mziu me policinë. Ky i fundit denoncoi një efektiv se e kishte goditur me mburojë duke i dëmtuar dorën.

Pas rreth dy orësh e gjysmë protesta përfundoi me kreun e PD-së Berisha që paralajmëroi për protesta të tjera e forma më të ashpra  të mosbindjes civile në vitin 2025. Pas skësaj ai u drejtua te spitali i Traumës  për të vizituar nënkryetarin e Kuvendit Gjekmarkaj.

Pas daljes nga spitali, Berisha akuzoi kryeministrin Rama, ministrin Hoxha e policinë për dhunën ndërsa tha se qeveria e Edi Ramës është në grahmat e saj të fundit.

“Z. Gjekmarkaj ka qenë target i urdhëruar nga Edi Rama. Shoqëruesi i tij, punonjës garde, iu ka treguar policëve dokumentin e gardës, që ka detyrë të mbrojë personalitetin, pra shoqëruesi u ka treguar dokumentin, kurse narkobanditët me uniformë e kanë marrë zvarrë edhe shoqëruesin. Akt i paprecedent në 30 vite ndaj një nënkryetari parlamenti. Por Edi Rama, i cili është në grahmat e regjimit të tij, nuk kontrollon dot urrejtjen dhe frikën. Se në këtë mënyrë vepron vetëm një frikacak, një burracak, një njeri pa asnjë cilësi, ta quajmë në këtë mënyrë pasi ka çdo cilësi të keqe.”

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Kuptimi i vërtetë i emrit artistik të The Weeknd

Emri artistik i The Weeknd ka ngjallur gjithmonë kuriozitet mes fansave. Së fundmi, një diskutim në Reddit ka sjellë në...

Mix1 ditë më herët

Del Kalendari i Ramazanit për 2025/ Ja çfarë duhet të dinë besimtarët për muajin e shenjtë

Të shtunën e ardhshme, më 1 Mars 2025 besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut,...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet që duhet të konsumoni më shumë pas të 50-tave

Nëse jeni mbi 50 vjeç, me siguri keni vënë re se ushqimi ju ndikon pak më ndryshe sesa kur ishit...

Mix2 ditë më herët

Sipas Harvard, këto ushqime ushqejnë trurin

Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në funksionet...

Mix2 ditë më herët

Ulçera e stomakut – Plani ushqimor që ju vjen në ndihmë

Para viteve 1980, për ulcerën e stomakut fajësohej zakonisht stresi ose ushqimet pikante, por tani e dimë se ulcera nuk...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro do të përmirësojë regjistrimin e videove

Ndërsa linja e iPhone 17 është ende rreth 7 muaj larg prezantimit, thashethemet për pajisjet vazhdojnë të shfaqen. Mark Gurman...

Mix2 ditë më herët

A E KENI PARË ENDE ‘CASSANDRA’ NË NETFLIX? | Një serial i ri drithërues që sfidon teknologjinë dhe frikën

“Cassandra” është një miniseri gjermane e lëshuar në Netflix më 6 shkurt 2025, që kombinon elemente të trillimit shkencor dhe...

Mix2 ditë më herët

Melania Trump, e cila jeton sa më larg të mundet Shtëpisë së Bardhë (dhe burrit të saj?)

Të gjithë vëzhguesit amerikanë ishin të bindur se Melania Trump, pas ceremonisë së inagurimit të Donald, do të qëndronte sa...

Mix2 ditë më herët

Disa ide për dhuratat ideale në përvjetorin e martesës

Përvjetori i martesës është një moment kulmor dhe shumë emocionues në jetën e çdo çifti, si një lloj “ ditëlindjeje...

Aktualitet2 ditë më herët

Si kaloi Rama nga drejtësia e re te “drejtësia e tepërt” (Citimet)

Kryeministri duhet të shtrëngojë radhët e socialistëve, për t’i bindur se nuk do të lërë më asnjë ushtar pas në...

Facebook