Lidhu me ne

Mix

Të tregojmë ca detaje që nuk i dije për Shkodrën Elektronike

Të tregojmë ca detaje që nuk i dije për Shkodrën

Emri i Shkodrës Elektronike u bë i njohur për shumicën prej nesh me pjesëmarrjen e këtyre të fundit në “Festivalin e Këngës 63”.

Çifti që përbën bandën muzikore, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, dalluan midis pjesëmarrësve të tjerë të Festivalit që në zanafillë të publikimit të këngëve konkurruese për stilin e veçantë të këngës së tyre.

“Zjerm”, kënga përfaqësuese e Shkodrës Elektronike, pati një përqafim të shpejtë dhe të ndjeshëm nga publiku, faktor ky që u siguroi atyre fitoren e “FiK 63” dhe të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.

Por kush është Shkodra Elektronike? Ja disa informacione që nuk i dije për duo-n që përbën këtë grup muzikor:

#1. Shkodra Elektronike përbëhet nga dy emigrantë shqiptarë të Italisë

Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergji janë dy emigrantë shqiptarë që janë rritur në shtetin fqinj të Italisë, larg qytetit të tyre mëmë, Shkodrës.

Pavarësisht moshave dhe historive të ndryshme të jetëve të tyre, dyshja ka zbuluar se qëllimi i “të gjeturit një mënyrë për t’u kthyer në shtëpi pa marrë një biletë avioni”, ka qenë i përbashkët për ta.

Të tregojmë ca detaje që nuk i dije për Shkodrën

#2. Zhanri muzikor që trajton Shkodra Elektronike quhet “Post Immigrant Pop”

Grupin e tyre, formuar nga tekstshkruesi dhe producenti Kolë Laca dhe këngëtarja dhe tekstshkruesja Beatriçe Gjergji, Shkodra Elektronike e cilëson një “projekt muzikor”.

Fokusi i muzikës së projektit të tyre është risjellja e këngëve tradicionale shkodrane me një qasje kontemporane të muzikës elektronike. (Këtu merr jetë dhe emri i projektit të tyre, “Shkodra Elektronike”.)

Të tregojmë ca detaje që nuk i dije për Shkodrën

#3. Shkodra Elektronike ka një eksperiencë 5-vjeçare në treg

Projekti i tyre nisi në vitin 2019 dhe që atëherë, artistët kanë performuar në evente të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në vitin 2020, ata publikuan këngën e tyre origjinale të parë, ”Ku e gjeta vedin”, e cila doli dhe fituese e Çmimit Special në Festivalin vjetor të Shkodrës “Luleborë”, duke vijuar më pas me publikimin e këngëve “Synin si qershia” dhe “Turtulleshë”.

Kënga “E jemja nuse”, e kompozuar prej tyre dhe e interpretuar nga Rezarta Smaja, fitoi çmimin e tretë në “Festivalin e Këngës 60”.  

Të tregojmë ca detaje që nuk i dije për Shkodrën

Në vitin 2022, projekti i tyre u përzgjodh nga eksporti muzikor ballkanik “MOST” dhe aktualisht Shkodra Elektronike është nën menaxhimin e kompanisë Alt Orient, e cila u themelua në vitin 2016, me qëllimin për “të krijuar një shtëpi për muzikën alternative elektronike Lindore dhe Afrikane”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar1 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix1 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook