Lidhu me ne

Radar

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Presidenti Trump do të përballet me një Phenian ndryshe

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së Veriut në përpjekje për ta detyruar atë të hiqte dorë nga programi i armëve bërthamore. Korrespodenti i Zërit të Amerikës, Young Gyo Kimi hedh një vështrim asaj se çfarë duhet të presë zoti Trump nga Pheniani, në mandatin e tij të dytë.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un shfrytëzoi një ekspozitë ushtarake për të bërë komentet e tij të para lidhur me Shtetet e Bashkuara që kur Donald Trump u zgjodh President, duke thënë se negociatat e kaluara konfirmuan atë që ai e cilësoi armiqësi të “pandryshueshme” të Uashingtonit ndaj Phenianit. Udhëheqësi Kim u zotua se do të zgjerojë “pa kufi” aftësitë bërthamore të Koresë së Veriut si mënyra e vetme për të kundërshtuar kërcënimet e jashtme. Ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Aziatike, Evans Revere mendon se Kim Jong Un është sot për zotin Trump një kundërshtar krejtësisht ndryshe nga koha kur ata u takuan për herë të fundit në vitin 2019.

“Kim Jong Un beson se ka më shumë fuqi. Dhe besoj se pjesë e kësaj dore më të fortë është marrëdhënia e tij e re me rusët”.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë thonë se aktualisht në Rusi gjenden më shumë se 10,000 trupa të Koresë së Veriut që e ndihmojnë atë në luftën kundër Ukrainës.

Ministri rus i Mbrojtjes Andrei Belousov ishte në Phenian muajin e kaluar, për të forcuar traktatin e partneritetit strategjik që sipas ministrit ul rrezikun e luftës në gadishullin Korean.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte thotë se aleanca Moskë-Phenian është një sfidë për administratën e ardhshme Trump.

“Teknologjia bërthamore dhe ajo e raketave po zhvillohet me shpejtësi në Korenë e Veriut dhe tani ka rrezik që ajo ta përdorë atë, duke qenë një kërcënim për ne këtu, por edhe për territorin e Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

Të bëra bashkë, Rusia dhe Koreja e Veriut paraqesin rrezik për paqëndrueshmëri më të madhe, thotë ish-oficeri i inteligjencës kombëtare amerikane për Korenë e Veriut, Sydney Seiler.

“Kjo po bëhet një aleancë ushtarake që paraqet rrezik afatshkurtër dhe afatgjatë, rrezik për zgjatjen e luftës në Ukrainë, destabilizimin e Gadishullit Korean, pra, paqëndrueshmërinë e komunitetit ndërkombëtar”, thekson ai.

Tani që Koreja e Veriut po siguron nga Moska sistemet ruse të mbrojtjes ajrore, modernizim të prodhimit të municioneve, para, ndihma ushqimore dhe karburanti, udhëheqësi Kim ka më pak nevojë për Uashingtonin sesa gjatë mandatit të parë të zotit Trump, thotë ish-oficeri Seiler.

“Me të gjitha gjërat që Kim Jong Un është në gjendje të marrë nga miku i tij i ri më i mirë Vladimir Putin, pse do t’i drejtohej Donald Trumpit?, thotë Sydney Seiler, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Në mandatin e tij të parë, zoti Trump punoi me udhëheqësit e Koresë së Jugut në përpjekje për të frenuar programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut.

Në mandatin e dytë ai do të përballet me një Kore të Veriut që ka përjashtuar mundësinë e reduktimit apo heqjes dorë nga armët bërthamore, thotë zoti Revere.

“Ajo që koreano-veriorët synojnë është që të pranohet, ose të paktën Shtetet e Bashkuara ta pranojnë, se Koreja e Veriut është një fuqi bërthamore, legjitime dhe se dy vendet duhet të ulen së bashku dhe të bisedojnë se si mund të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin”, thekson ai.

Vetëm disa ditë para zgjedhjeve amerikane presidenciale, Koreja e Veriut provoi një raketë të re balistike ndërkontinentale që mund të arrijë në pjesën më të madhe të territorit të Shteteve të Bashkuara.

/VOA

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Kuptimi i vërtetë i emrit artistik të The Weeknd

Emri artistik i The Weeknd ka ngjallur gjithmonë kuriozitet mes fansave. Së fundmi, një diskutim në Reddit ka sjellë në...

Mix1 ditë më herët

Del Kalendari i Ramazanit për 2025/ Ja çfarë duhet të dinë besimtarët për muajin e shenjtë

Të shtunën e ardhshme, më 1 Mars 2025 besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut,...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet që duhet të konsumoni më shumë pas të 50-tave

Nëse jeni mbi 50 vjeç, me siguri keni vënë re se ushqimi ju ndikon pak më ndryshe sesa kur ishit...

Mix2 ditë më herët

Sipas Harvard, këto ushqime ushqejnë trurin

Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në funksionet...

Mix2 ditë më herët

Ulçera e stomakut – Plani ushqimor që ju vjen në ndihmë

Para viteve 1980, për ulcerën e stomakut fajësohej zakonisht stresi ose ushqimet pikante, por tani e dimë se ulcera nuk...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro do të përmirësojë regjistrimin e videove

Ndërsa linja e iPhone 17 është ende rreth 7 muaj larg prezantimit, thashethemet për pajisjet vazhdojnë të shfaqen. Mark Gurman...

Mix2 ditë më herët

A E KENI PARË ENDE ‘CASSANDRA’ NË NETFLIX? | Një serial i ri drithërues që sfidon teknologjinë dhe frikën

“Cassandra” është një miniseri gjermane e lëshuar në Netflix më 6 shkurt 2025, që kombinon elemente të trillimit shkencor dhe...

Mix2 ditë më herët

Melania Trump, e cila jeton sa më larg të mundet Shtëpisë së Bardhë (dhe burrit të saj?)

Të gjithë vëzhguesit amerikanë ishin të bindur se Melania Trump, pas ceremonisë së inagurimit të Donald, do të qëndronte sa...

Mix2 ditë më herët

Disa ide për dhuratat ideale në përvjetorin e martesës

Përvjetori i martesës është një moment kulmor dhe shumë emocionues në jetën e çdo çifti, si një lloj “ ditëlindjeje...

Aktualitet2 ditë më herët

Si kaloi Rama nga drejtësia e re te “drejtësia e tepërt” (Citimet)

Kryeministri duhet të shtrëngojë radhët e socialistëve, për t’i bindur se nuk do të lërë më asnjë ushtar pas në...

Facebook