Lidhu me ne

Radar

Parashqevia na tregoi se ku ka përfunduar media dhe jo Parashqevia

Mentor Kikia

Parashqevia na tregoi se ku ka përfunduar media dhe jo Parashqevia

Parashqevi Simaku

Unë i përkas asaj gjenerate, kur në shkollë të mesme ndaheshim në adhurues të Parashqevi Simakut dhe Nertila Kokës. Unë bëja pjesë tek “grupi i Parashqevisë”. Pas ’90-ës, Parashqevija dhe Nertila ndoqën jetën e tyre, duke mos qenë më prezent në skenën e këngës, ndërsa ne mund të adhuronim edhe këngëtarë e grupe të huaja…

Parashqevia na u rikthye “dhunshëm” në vëmendje, jo me artin e asaj, por me jetën e saj dhe, jo me dëshirën e saj, por me imponimin e të tjerëve.

U bënë të gjitha bashkë: Kurioziteti për këngëtaren që shumëkush e kishte në memorje me sharmin dhe talentin e saj, media online e etur për klikime me titujt “joshës”, mëshira për “yllin që kishte përfunduar rrugëve duke lypur”, ironia, bullizimi, adhurimi, humori i zi… Nuk mungonin në këtë parashqevimani as tituj lajmesh të tipit: “Sikoni se ku ka degraduar këngëtarja e famshme Parashqevi Simaku”. U nxorrën nga sepetet e arkivit intevista e shkrime, me rrëfime dhe aludime të kolegëve për dashnorët e Parashqevisë…Parashqevia na tregoi se ku ka përfunduar media dhe jo ParashqeviaParashqevi Simaku

Në fakt çfarë i ka ndodhur Parashqevisë?

I ka ndodhur ajo që mund t’i ndodhë gjithkujt. Ajo iku në Amerikë me një ëndërr, por ëndrrat jo gjithmonë realizohen. Jeta i mori jo për mirë dhe ajo vendosi ta jetojë atë siç mundi, ku mundi dhe pa i rënë kujt më qafë, në asnjë lloj forme. Pa asnjë lloj interesi, ne këtu dinim që Parashqevia është në SHBA dhe nuk po bën jetë arti. Kaq, të tjerat nuk kishin interes.

Nuk di ende të them nëse “rikthimi” i saj në vemendjen publike ishte një skenar PR (jo për llogari të Parashqevisë, kuptohet), ishte një dëshirë për ta ndihmuar vërtet (por që doli jashtë kontrollit) apo thjeshtë një mjet për të bërë “lajm” dhe marrë klikime… Por reagimi që prodhoi ishte vërtet i jashtëzakonshëm, në përmasat e një fenomeni social. Mania për të rishpërndarë videon që tregonte se “ku kishte përfunduar Parashqevia” u shndërrua në një lloj dhune verbale. Edhë ata që e mëshironin, mëshirën e shprehnin publikisht shoqëruar me videon e pamëshirshme. Ishte si ti kërkosh falje dikujt pse i ke publikuar një foto të padëshiruar, dhe tekstin e faljes ta shoqërosh me të njëjtën foto.

Por në mesin e kësaj zallamahie online, kur shumëkush mund të ketë parë “imazhin e shëmtuar të një shoqërie”, unë pashë një shoqëri që qëndronte më lart se një pushtet, siç është media. Etja për audiencë (klikime) dëshmoi se nuk njeh as parime, as kod etike, as mëshirë.Parashqevia na tregoi se ku ka përfunduar media dhe jo ParashqeviaParashqevi Simaku

Në mesin e turmave që garonin të merrnin pjesë në këtë kuvendim të llahtarshëm për jetën e një njeriu, pa e pyetur fare atë, pashë njerëz që evokuan kohët e arta të këngëtares. Rikthyen këngët e saj si një kundërpeshë ndaj “diskreditimit” publik që po i bëhej. Parë në këtë kenvështrim, ishte një fenomen për tu analizuar nga specialistët e komunikimit publik.

Jeta të vë para sprovave. Mund të detyrohesh të shesësh shtëpinë, nëse ta lyp nevoja. Mund te jesh “dikush” dhe detyrohesh të punosh edhe “punë të rëndomta”, edhe pse unë mendoj se punë të rondomtë nuk ka. Nëse jeta të vë për poshtë, të tjetërson, ajo nuk ka mëshirë. Por ajo nuk ta merr as emrin e mirë, as faqen e as integritetin. Ai që është i varfër nuk është pa dinjitet. 

Dhe këtu, më shumë se sa fati, ai që ta vë shkelmin në fyt, është ai që gajaset me fatin tënd. Ai që thotë: Ja si ka përfunduar!

Ai që ta zë frymën, është ai që salçiçet e ndihmës që të jep, më parë t’i var në qafë dhe të filmon, për tia hedhur videot turmës së uritur të mediave.

Kjo histeri tregoi se edhe fatkeqësinë duhet ta ruash për vete, pasi edhe vdekja e dikujt shërben si ushqim për dikë tjetër.

Ndërsa sa për Parashqevinë, ajo e fitoi “debatin”, pasi këngët e saj u rikthyen sërish në vëmendje, për të na kujtuar madhështinë e saj si këngëtare dhe për të na treguar se ne nuk i detyrohemi mëshirë Parashqevisë, por i detyrohemi ta paguajnë për këngët që ka kënduar e na ka argëtuar (sipas të drejtës së autorit, meqë jemi në ekonomi tregu).

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Kuptimi i vërtetë i emrit artistik të The Weeknd

Emri artistik i The Weeknd ka ngjallur gjithmonë kuriozitet mes fansave. Së fundmi, një diskutim në Reddit ka sjellë në...

Mix1 ditë më herët

Del Kalendari i Ramazanit për 2025/ Ja çfarë duhet të dinë besimtarët për muajin e shenjtë

Të shtunën e ardhshme, më 1 Mars 2025 besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut,...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet që duhet të konsumoni më shumë pas të 50-tave

Nëse jeni mbi 50 vjeç, me siguri keni vënë re se ushqimi ju ndikon pak më ndryshe sesa kur ishit...

Mix2 ditë më herët

Sipas Harvard, këto ushqime ushqejnë trurin

Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në funksionet...

Mix2 ditë më herët

Ulçera e stomakut – Plani ushqimor që ju vjen në ndihmë

Para viteve 1980, për ulcerën e stomakut fajësohej zakonisht stresi ose ushqimet pikante, por tani e dimë se ulcera nuk...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro do të përmirësojë regjistrimin e videove

Ndërsa linja e iPhone 17 është ende rreth 7 muaj larg prezantimit, thashethemet për pajisjet vazhdojnë të shfaqen. Mark Gurman...

Mix2 ditë më herët

A E KENI PARË ENDE ‘CASSANDRA’ NË NETFLIX? | Një serial i ri drithërues që sfidon teknologjinë dhe frikën

“Cassandra” është një miniseri gjermane e lëshuar në Netflix më 6 shkurt 2025, që kombinon elemente të trillimit shkencor dhe...

Mix2 ditë më herët

Melania Trump, e cila jeton sa më larg të mundet Shtëpisë së Bardhë (dhe burrit të saj?)

Të gjithë vëzhguesit amerikanë ishin të bindur se Melania Trump, pas ceremonisë së inagurimit të Donald, do të qëndronte sa...

Mix2 ditë më herët

Disa ide për dhuratat ideale në përvjetorin e martesës

Përvjetori i martesës është një moment kulmor dhe shumë emocionues në jetën e çdo çifti, si një lloj “ ditëlindjeje...

Aktualitet2 ditë më herët

Si kaloi Rama nga drejtësia e re te “drejtësia e tepërt” (Citimet)

Kryeministri duhet të shtrëngojë radhët e socialistëve, për t’i bindur se nuk do të lërë më asnjë ushtar pas në...

Facebook