Lidhu me ne

Mix

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic

Sa para do të përfitojë Trump nga mandati i tij i dytë?

Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë në një nga pronat e tij, ndërsa taksapaguesit amerikanë paguanin faturat që Shërbimi Sekret të shërbente aty jo vetëm për presidentin, por edhe për anëtarët e familjes së tij…

Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump, ka fituar xhekpotin. Dhe jo vetëm sepse në janar do të jetë sërish udhëheqësi kryesor i botës së lirë, dhe një nga njerëzit më të plotfuqishëm në botë. Por për shkak se është kryesisht i interesuar për veten, dhe hyrja sërish në Shtëpinë e Bardhë, i jep atij mundësi të reja për t’u pasuruar më tej.

Mandati i parë i Trump ishte një mashtrim financiar për kombin amerikan, dhe një ndihmë e vyer për të. Kompanitë e tij fituan 160 milionë dollarë nga qeveritë e huaja, të cilat mund të kenë synuar të fitojnë favore nga qeveria e SHBA-së, pasi Trump refuzoi të distancohej nga bizneset e tij.

Raportohet se vetëm fushat e tij të golfit në Britaninë e Madhe i sollën 58 milionë dollarë fitime. (“Shumë krenar për kursin ndoshta më të madh të golfit kudo në botë”- shkroi ai në Tëitter në lidhje me kursin e tij “Trump International Scotland” në majin e 2019-ës. “Ky kurs përmirëson edhe marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar!”).

Biznesmenë nga Katari, shpenzuan deri 6.5 milionë dollarë për të blerë një apartament në Trump World Tower. Ai e pranoi para se një turme mbështetësish në vitin 2015: ”Sauditët blejnë apartamente nga unë. Ata shpenzojnë 40, 50 milionë dollarë… A duhet të mos i pëlqej? Përkundrazi, mua më pëlqejnë shumë!”.

Dhe në përputhje me atë deklaratë, Trump ka vazhduar të kultivojë lidhje të ngushta me Arabinë Saudite, pavarësisht nga përfshirja e Riadit në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në vitin 2018. Në fillim të këtij muaji, vetëm disa javë para se të merrte detyrën, Organizata Trump nënshkroi një marrëveshje të re në fushën e pasurive të paluajtshme me mbretërinë saudite, e cila ka një histori të tmerrshme të të drejtave të njeriut.

Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë në një nga pronat e tij, ndërsa taksapaguesit amerikanë paguanin faturat që Shërbimi Sekret të shërbente aty jo vetëm për presidentin, por edhe për anëtarët e familjes së tij, duke shpenzuar më shumë më shumë se 1 milionë dollar në pronat e Trumpit (po ashtu Organizata Trump dyshohet se e ka mbingarkuar me kosto Shërbimin Sekret, duke ia dhënë një dhomë për një çmim deri 1.185 dollarë nata, sipas një raporti të Komitetit të Mbikëqyrjes në Kongres).

Grupime interesi të caktuara, organizuan më shumë se 140 aktivitete në pronat e tij përgjatë presidencës së tij, dhe 144 anëtarë të Kongresit vizituan të paktën njërën prej tyre. Mandati i parë vetë-pasurues i Trump mund të jetë një provë e mirë për të dytin.

Që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë, ai vetëm sa i ka zgjeruar bizneset e tij. Trump ka një rrjet të mediave sociale, dhe një sipërmarrje në fushën e kriptomonedhave, World Liberty Financial. Ai shet trajnime, ora dhe parfume të markës Trump (“Me një aromë, të cilës nuk i rezistojnë dot as armiqtë tuaj!”).

Madje, po shpërndan Bibla të markës Trump. Kur të marrë detyrën muajin e ardhshëm, ai do të ketë një mundësi të paprecedentë për të maksimizuar fitimet. Do të ketë strategjinë e tij të mirë-përcaktuar të pagesës për shërbimet e familjes së tij.

Ai po synon të rihapë Hotelin Trump në Uashington, që u mbyll pas mandatit të tij të parë, pasi lobistët republikanë, politikanët, udhëheqësit e biznesit dhe personalitetet e huaja, nuk kishin më asnjë arsye të qëndronin atje. Tani nuk ka dyshime se ata do të kalojnë sërish kohë dhe shpenzojnë para në pronat e Donald Trump.

Presidenti i sapozgjedhur është shumë i ndjeshëm ndaj lajkave, dhe çdo udhëheqës i huaj që kërkon të ketë favorin e tij, do të duhet thjesht të shpenzojë paratë e tij në markat dhe bizneset e bizneset e Trump, dhe ta mbulojë atë me lëvdata.

Deri më sot Trump ka refuzuar të sqarojë se si, apo nëse do të distancohet nga drejtimi i  bizneseve të tij. Kjo çështje është shumë e ndjeshme nga pikëpamja etike. Presidentë të tjerë, kanë hequr dorë nga sipërmarrjet e tyre të biznesi, duke ia kanë dorëzuar drejtimin e tyre të tjerëve, në mënyrë që të mos tundoheshin të vinin interesat e tyre mbi ato të kombit.

Por Trump nuk e ka një shqetësim të tillë: ai është ndoshta president, pikërisht sepse i vendosi interesat e tij përpara atyre të kombit. Dhe po vepron në përputhje me vizionin e tij: për shembull duke zgjedhur anëtarët e kabinetit, të cilët me gjasë do të bëjnë ofertën e tij – qoftë duke përndjekur armiqtë e tij politikë, apo duke e ndihmuar atë dhe familjen e tij që të pasurohen akomë më shumë.

Për shembull, Trump ka zgjedhur një ithtar të madh të kriptomonedhave për të drejtuar Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime, agjencia që ka kompetencën të rregullojë aktivitetin e kriptove. Trump, që zotëron vetë një biznes kriptomonedhash, njoftoi kohët e fundit se do të krijojë për herë të parë rezerva në Bitcoin.

Kjo deklaratë bëri që çmimet e Bitcoin të kapin rekorde të reja. Partneri i Trump në World Liberty Financial është miliarderi Steve Witkoff, për të cilin Trump ka thënë se do të jetë i dërguari i tij në Lindjen e Mesme, dhe që kohët e fundit foli në një konferencë mbi kriptomonedhat në Abu Dhabi.

Këto emërime janë tipike për një njeri që mendon se qeveria punon për të, dhe jo për popullin amerikan. Zgjedhjet në lidhje me stafin e Trump, mund t’i shërbejnë interesave të tij në një mori mënyrash. Një kryetar i Komisionit Federal të Komunikimeve, mund të synojë të godasë mediat që janë kritike ndaj Trump, por edhe mediat sociale që konkurrojnë me platformën e tij, Truth Social.

Drejtuesit pro-Trump të sigurisë kombëtare, në CIA dhe agjenci të tjera mund të bëjnë një sy qorr dhe vesh shurdh kur Trump të komprometojë interesat dhe mbrojtjen amerikane, në një përpjekje për të nxjerrë fitime nga entitete potencialisht të komprometuara në vende të tjera dhe qeveri të huaja.

Njëkohësisht, Trump dhe ata përreth tij kanë qenë shumë të hapur në lidhje me planet e tyre për ta shkatërruar burokracinë federale, duke nxitur shumë punonjës karriere të dorëhiqen për t’i zëvendësuar me besnikë. Pra me njerëz që nuk do të kundërshtojnë Trumpin, nëse ai do ta keqpërdorë Departamentin e Drejtësisë për hakmarrje politike apo pjesën tjetër të qeverisë për të pasuruar veten apo për të fituar avantazhe në biznes.

Synimi është të largohen njerëzit që mund t’u thonë jo ideve më të rrezikshme të Trump. Reputacioni global i Amerikës ka rënë ndjeshëm me mandatin e dytë të fituar nga Trump. Dhe presidenti i zgjedhur duket i gatshëm dhe i aftë ta shesë Amerikën me një çmim të lirë, për sa kohë që ai fiton të ardhura të reja. /

“New Statesman”

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook