Lidhu me ne

Sport

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj në historinë e klubit të bardhë, me një total prej 15 trofesh. Me fitoren e Kupës Interkontinentale, trajneri italian tejkaloi Miguel Muñoz, të cilin e barazoi në gusht të këtij viti me fitimin e Superkupës së Europës kundër Atalantës.

“Është diçka e rëndësishme për mua, të arrij kaq shumë suksese me këtë klub. Besoj se kam bërë një punë të mirë dhe dua të vazhdoj ta bëj. Sigurisht, është një nder të krahasohesh me trajnerë kaq të mëdhenj”, – tha Ancelotti në konferencën për shtyp para finales.

I pyetur se cili është titulli më i veçantë për të mes 15 të fituarve si trajner i Real Madridit, Ancelotti u përgjigj: “Është e vështirë të zgjedh për këtë, por ‘La Décima’ ishte speciale për mua dhe Real Madridin. Po ashtu edhe fitorja e Champions League në Paris. Nëse duhet të zgjedh, do të ishin këto dy tituj”.

Kjo Kupë Interkontinentale është e para në karrierën e Ancelottit, ndonëse ai ka fituar më parë dy Botërorë për Klube. Për herë të parë në histori, Kupa Interkontinentale dhe Botërori për Klube po mbahen si turne të ndarë. Këto dy kompeticione kanë pasur gjithmonë të njëjtin synim: të kurorëzojnë ekipin më të mirë të futbollit në botë.

Lista e sukseseve të trajnerit italian me Real Madridin tani përfshin:

3 Champions League

2 Botërorë për Klube

3 Superkupa të Europës

2 La Liga

2 Kupa të Mbretit

2 Superkupa të Spanjës

1 Kupë Interkontinentale

Krahasimet me historinë – Gjatë tri fitoreve të mëparshme të Kupës Interkontinentale nga Real Madridi (1960, 1998, 2002), në krye të ekipit të bardhë ishin Miguel Muñoz (1960), Guus Hiddink (1998) dhe Vicente del Bosque (2002). Për Ancelottin, kjo është fitorja e parë në këtë kompeticion, pas humbjes së finales me Milanin më 2003 ndaj Boca Juniors. Kështu, kjo fitore ka një domethënie të veçantë për trajnerin italian.

Rekordi i Miguel Muñoz mbetet – Pavarësisht arritjes së trajnerit italian, Miguel Muñoz mban ende rekordin e qëndrueshmërisë më të gjatë në krye të Real Madridit, me 14 vite si trajner (1959-1974). Gjatë kësaj periudhe, ai drejtoi 605 ndeshje dhe fitoi:

2 Kupa të Europës (sot Champions League)

1 Kupë Interkontinentale

9 La Liga

2 Kupa të Spanjës (sot Kupa e Mbretit)

Trajnerët me më shumë tituj në historinë e Real Madridit:

1- Carlo Ancelotti: 15 tituj

2- Miguel Muñoz: 14 tituj

3- Zinedine Zidane: 11 tituj

4- Vicente Del Bosque: 7 tituj

5- Leo Beenhakker: 6 tituj

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Ka nisur romancë me Jennifer Aniston? Reagon aktori Pedro Pascal

Së fundmi janë publikuar fotot ku shihet Pedro Pascal duke dalë nga një darkë me Jennifer Aniston, ndërsa thashethemet për...

Mix19 orë më herët

Probleme me pagjumësinë? Ja çfarë të hani para gjumit

Nëse jeni një nga ata që keni vështirësi të flini natën, nuk jeni vetëm. Ju ndoshta nuk e dini që...

Mix19 orë më herët

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Dashuria është në ajër këtë javë! Ngjarja më e rëndësishme kozmike këtë javë është eklipsi diellor në Dash, i cili...

Mix19 orë më herët

“Adolescence” është një histori e vërtetë

Mini-seriali me katër episode “Adolescence”, që rrëfen historinë e një djali adoleshent të akuzuar për vrasjen e një shoqeje të...

Mix19 orë më herët

Sienna Miller na dëshmoi se kjo xhaketë nuk del kurrë nga moda

Ne kemi marrë shpesh udhëzime nga Sienna Miller sa i përket stilit dhe veshjes. E njohur për qasjen e saj ndaj...

Mix19 orë më herët

”Othello” me Denzel Washington thyen të gjitha rekordet

Një prodhim i ri teatror i “Otellos” të William Shakespeare, me aktorët amerikanë Denzel Washington dhe Jake Gyllenhaal, ka thyer...

Mix19 orë më herët

10 përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore që marrim nga xhenxhefili

Me sa duket xhenxhefili është një përbërës kryesor në shumë lëngje të shëndetshme dhe kjo jo pa arsye. Ndërsa rrënja...

Mix19 orë më herët

Këto 3 shenja horoskopi nuk i duron dot askush në zyrë

Janë disa shenja të horoskopit që, megjithëse mund të jenë ideale për shoqëri, në zyrë nuk janë edhe aq partner...

Mix19 orë më herët

3 ushqimet që ju duhen për një mëngjes të shëndetshëm!

Nëse kërkon një mëngjes të thjeshtë, por të pasur me vlera ushqyese, janë disa përbërës që nuk duhet t’i anashkalosh....

Mix19 orë më herët

“Përfitimet Shëndetësore të Arrave | Një burim i shëndetit dhe mirëqenies

Arra është një nga frutat më të shëndetshme që mund të përfshini në dietën tuaj të përditshme. Përveç shijes së...

Facebook