Kryesore
Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”
Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit.
Noka e shtyu me forcë Shehajn, duke e larguar nga foltorja
Në reagimin e tij, Noka iu qëndron fjalëve që tha në Kuvend, duke akuzuar Shehajn se përdoret nga Rilindja, konkretisht nga Erion Veliaj.
“’T’i bëjmë opozitë opozitës’ është një nga metodat më të aplikuara të të rilindurve.
Aplikohet nga tellallë ekranesh dhe të vetëpërdorur e të keqpërdorur në mënyrën më të egër nga #Rilindja. I qëndroj fjalëve që i thashë në sy.
Për ata që nuk i dëgjuan po i shkruaj t’i lexojnë: Po bën lojën e Veliajt. Je ushtar i Veliajt dhe i Engjëll Agaçit’”, shkruan ai.