Lidhu me ne

Radar

Evi Kokalari hedh dyshime: Gjithë historia e Parashqevi Simakut, është inskenuar nga Fevziu dhe Elton Ilirjani

Evi Kokalari hedh dyshime: Gjithë historia e Parashqevi Simakut,

Evi Kokalari ka reaguar për videon virale të këngëtares Parashqevi Simaku, e cila më pasu u kthye në temë e debatit kombëtar në Shqipëri.

Sipas saj, kjo mund të jetë një histori e inskenuar nga Blendi Fevziu dhe Elton Ilirjani, i cili vetëm pak ditë para publikimit të videos së Simakut nga Fevziu, ishte pikërisht i ftuar në emisionin e Fevziut.

Postimi i Kokalarit

Ka shume gjera qe nuk shkojne me ‘shpetimin’ e kengetares keto ditet e fundit.

Se pari, mund te me thoni kur eshte transmetuar ai segmenti ne ABC Neës, sepse ne rubriken e tyre ‘Be Kind’ nuk rezulton se eshte, qe do te thote mund te jete video e vjeter, ndoshta dhe e periudhes se Covidit.

Disa fakte qe me bejne te kem pikepyetje;

Video e dyte del te nesermen qe gazetari e ben publike te paren, por kengetarja eshte e veshur komplet ndryshe, dhe kapelen nuk e ka njesoj.

Nga dalja e videos se pare tek e dyta, fillon nje angazhim per ta gjetur, dhe gazetari kontaktohet nga ‘bisnesmen’ ne NY qe thone se kane avokatet e tyre qe e kerkojne.

E gjejne te nesermen, ne Penn Station, po po, ne te gjithe ate Neë York, skuadra ‘shpetimi’ e gjen vetem mbas 24 oresh. Dhe jo me avokatet e tyre por me ‘teten’ e lagjes. 

E filmojne, pa pike turpi i ofrojne nje buzekuq, ‘merre – i thote – se eshte e DIOR-it’. Mendoja se vaniteti ishte virtyt i shemtuar, por kur kjo e fundit mplekset me injorance totale, merrkërka forma te frikshme.

T’i kthehemi skenari – del video e pare, behet virale, te nesermen del video e dyte, nderkohe ‘shpetimtari’ jep nje interviste ne TV shqiptare, pastaj e sistemon ne hotel ku filmon cdo detaj dhe e shperndan ne mediat shqiptare, nje darke tek Milos Hudson Yards, ku ajo darke ka shkuar mbi $1000 (me besoni per kete), nje peliçe kurrizit, nje diamant ne gisht, nje perulje ne toke duke i puthur kembet me pergjerim…

CUT!!!

Behet serisht virale, idiotet e dobishme duartrokasin shpetimtarin, heroin e tyre te ri, pa menduar fare ne detaje por duke akuzuar komunitetin shqiptar ne NY qe s’kane bere asgje me pare per kengetaren.

Shpetimtarin nuk e kam njohur me pare, madje per here te pare e kam pare ne fotot qe ndante PR i tij ketu ne NY. PR i tij eshte nje grua dhe personazh mjaft i njohur ne qarqet e atij rrethi te vogel ne NYC, qe mund te konsiderohet deri diku eksluzive.

Pra, shpetimtari ka punesuar nje nga PR me te mira ne NYC, dhe e kupton rendesine e asaj qe quhet ‘PR stunt’, qe po ta shqiperoja sic duhet, do te thote – te gjesh nje ngjarje qe behet virale dhe te ngre profilin.

Dhe kjo ngjarje, po me konkludon te jete bere ne kurriz te kengetares.

Disa jave me pare shpetimtari ishte ne Shqiperi, dhe per koincidence, Fejvziu e interviston solo, pra duke i dhene nje platform per t’u shprehur per tema qe jane akoma tabu ne ate vend.

Ne fakt, Fejvziu ka shokuar shume shqiptarë duke e bere videon e kengetares virale, dhe fakti qe beri dhe nje video pasuese me shpjegime, me thote qe ndergjegjia nuk ja koncepton ku qendron problemi ne kete rast.

E vetmja menyre qe mund te kete pak sense ketu eshte nese gazetari eshte paguar si per intervisten e shpetimtarit disa jave me pare, ashtu dhe per te bere virale videon.

Ne fakt, eshte shume e rendesishme si do shperndahej video, sepse kjo ben diference nese ngjarja do behej virale apo jo.

Te shtoj dhe disa detaje qe te kuptoni dyshimet e mia;

Kam 30 vjet ne Neë York, dhe e njoh komunitetin tone. Kam pasur rastin ta takoj dhe kengetaren dhe te flas me te kur ajo ishte ne Kaliforni dhe sapo kishte lindur djalin.

Ne ate pike e kam lene te lumtur. Si une, ate e kane njohur te gjithe ne kete komunitet dhe e kane respektuar. Dhe kengetarja vet, njeh te gjithe ata qe ne komunitetin tone jane financiarisht shume mire dhe arrijne te bejne ndryshime reale kur eshte nevoja, dhe nese ajo do donte, do kishte kerkuar ndihme.

Ajo ndihme do i ishte dhene pa bere zhurme fare, ne menyre qe ti ruanin dinjitetin ashtu sic e meriton. Nga ana tjeter me thone qe ndihma i eshte ofruar shume here me pare, dhe ka refuzuar.

Problemi i kengetares nuk eshte financiar, por shpirtetor. Asnje nene e ndare nga femija nuk gjen dot qetesi. Keto jane hallet e saja reale.

Qe halli i saj te shfrytezohet ne kete forme, eshte realisht nje mekat dhe vetem njerezit pa shpirt mund ta benin. Asnje njeri me klas nuk do i kishte dhene ndihme ‘nje dive apo idhullit’ te tij sic e cileson vet ‘shpetimtari’, duke i cenuar dinjitetin ne kete form.

Sic e kam shkruar me pare, nese vertet donit ta ndihmonit, do e kishit bere pa u ndjere. Por ishte kjo vertet per te ndihmuar kengetaren, apo per te ngritur profilin tuaj?

Cilado qofte pergjigja, jeni gabim dhe shoqeria me te drejte po ju gjykon.

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar21 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix23 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix23 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix24 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix24 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar24 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix24 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix1 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix1 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook