Lidhu me ne

Radar

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht, shanset janë që gjithësecili të ketë një lloj zgjimi, prej hangover-it që pasoi dehjen e përditësimit minutë pas minute, mbi fatin e Parashqevi Simakut.


Shumëkush do të kuptojë se po ta kishin pyetur më parë, ajo vetë nuk do të kishte lejuar për asnjë arsye – qoftë bamirësi e shtirur, ndjenja foshnjore të dala jashtë kontrolli, apo qoftë edhe ethet për shumëfishim klikimesh – që t’ia prishnin imazhin prej gruaje ikonë të fundviteve tetëdhjetë në Shqipëri.


Sepse duam apo nuk duam, ky ishte rezultati.


Në vend të imazhit të Parashqevi Simakut, një prej këngëtareve shumë të mira shqiptare (të mos harrojmë se kemi shumë të tilla që meritojnë respekt), e cila mbushte me gëzim nga skenat e festivaleve, zemrat e njerëzve në një kohë kur mërzia e zymtësia qenë ulur këmbëkryq, sot kanë ngulitur në mendjet e njerëzve, vetëm pamjet e përsëritura pa fund, të një gruaje në nevojë.


Në vend të imazhit të Parashqevi Simakut, e cila përcillte me një buzëqeshje plot optimizëm çdo tingull që dilte prej zërit të saj fantastik, sot kanë ngulitur në mendjet e njerëzve imazhin e një gruaje, të cilës nuk ia dhanë të drejtën të vendoste vetë: a dëshironte t’ia shfaqnin videon, ku i përgjigjej me mirësi çdo pyetjeje idiote që i bënin mbajtësit e celularit me kamera ndezur?

Si do të ndihet Parashqevi Simaku, po të kuptonte se pa e pyetur askush, e shëtitën si në cirk, portal më portal dhe televizion më televizion?


A do të kish preferuar të vazhdonte të bënte jetën që kishte zgjedhur, me atë filozofinë e mrekullueshme “Hope is what keeps us alive”, po të kish kuptuar se si ia bënë copë-copë imazhin dhe të kaluarën e saj kanal më kanal. Duke kujtuar se si “punonte që të blinte ilaçe për babanë”, se si “u shkaktonte epshe burrave me pushtet të asaj kohe”, se si “psikopatologjikisht ajo nuk është edhe aq mirë”, se si “ajo nuk e deshi Shqipërinë dhe donte ta harronte”, se si Parashqevia “i largohet kujtdo që flet shqip”.

Nëse për një çast do të pranojmë, se ato klikime nuk mund të konsiderohen fitore, a fitoi ndokush nga kjo që ndodhi?
Të gjithë dolën të humbur
Edhe Parashqevia.

Një darkë ku filmohet me celular çdo kafshatë nuk mund të konsiderohet triumfi final i të mirës, mbi gjendjen e vështirë të ikonës së muzikës shqiptare. As strehimi për disa ditë në një hotel të rehatshëm.

Do të kalojë kohë dhe ky dhjetor që u shenjua prej histerisë kolektive, me në qendër Parashqevi Simakun dhe fatin e saj në Amerikën e largët, do të kujtohet si koha kur të gjithë e humbën për së dyti Parashqevinë.

Të paktën herën e parë, na kishin mbetur në mendje vetëm kujtimet e buzëqeshjes së pangatërrueshme, dhe tingujt plot melodi të këngëve me të cilat fitonte festivale. Jo më.

/ bota.al

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime20 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix22 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix22 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix22 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore22 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar23 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix2 ditë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix2 ditë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix2 ditë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook