Lidhu me ne

Mix

Selena Gomez i përgjigjet kritikave për spanjishten e saj në ‘Emilia Pérez’

Selena Gomez, Zoe Saldaña dhe Karla Sofía Gascón janë protagonistet e filmit Emilia Pérez, që do të shfaqet në kinema më 9 janar dhe më pas në Netflix.

Në këtë film të drejtuar nga Jacques Audiard, Selena praktikon spanjishten e saj, të cilën e mësoi për gjashtë muaj para xhirimeve. Selena, në fakt, ishte e rrjedhshme në spanjisht deri në moshën 7-vjeçare (babai i saj është meksikan), por kur u transferua nga Teksasi në Kaliforni dhe filloi karrierën që në moshë të re, ajo foli dhe interpretoi vetëm në anglisht, duke humbur aftësinë për të përdorur gjuhën tjetër.

Disa e kanë lavdëruar performancën e saj dhe madje kanë sugjeruar që ajo të nominohet për një Oscar, por nuk kanë munguar edhe kritikat. Aktori Eugenio Derbez dhe moderatorja Gaby Meza, gjatë podcast-it Hablando de Cine, shprehën hapur dyshimet e tyre.

Eugenio Derbez tha:
“Selena është e pamposhtshme. Gjatë shikimit të filmit, bashkë me disa njerëz të tjerë, sa herë që kishte një skenë të saj, shiheshim dhe thoshim: ‘Wow, çfarë është kjo?'”

Nga ana tjetër, Gaby Meza, ndërsa vlerësoi performancën e Selenës në Only Murders in the Building, e kritikoi rolin e saj në Emilia Pérez:
“Spanjishtja nuk është as gjuha e saj e parë, e dytë apo e pestë, dhe më dukej sikur nuk e kuptonte se çfarë po thoshte. Kjo e bën të pamundur të japësh ndonjë nuancë në interpretim, duke e kthyer performancën jo vetëm të paqartë, por edhe të sikletshme.”

Ky diskutim u kthye në një klip viral në TikTok.

Selena Gomez nuk vonoi të përgjigjej ndaj kritikave: “E kuptoj mendimin tuaj. Më vjen keq, bëra çfarë munda me kohën që kisha në dispozicion. Por kjo nuk ul asgjë nga puna dhe zemra që kam vënë në këtë film.”

Pasi pa përgjigjen e saj, shumë fansa e mbështetën aktoren. Një përdorues shkroi:
“Më thyen zemrën të lexoj këtë koment.”
Një tjetër tha:
“E kam dashur filmin dhe personazhin tënd.”

Por kishte edhe nga ata që qëndruan në krah të Eugenio Derbez dhe Gaby Meza, duke thënë:
“Jam 100% dakord!!!”

Pas reagimit të Selenës, Eugenio Derbez kërkoi ndjesë në TikTok, duke tërhequr komentet e tij dhe duke theksuar rëndësinë e unitetit mes aktorëve latinë. Ai deklaroi:
“Kam një respekt të thellë për karrierën dhe zemrën e saj të madhe. Emilia Pérez meriton të festohet, jo të nënvlerësohet nga komentet e mia të pakujdesshme. Kam mësuar një mësim të rëndësishëm. Kuptoj nëse nuk mund të pranosh faljen time, por dua të dish se ajo vjen nga zemra.”

MË TEPËR

Kritike1 orë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet1 orë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske2 orë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar3 orë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar3 orë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar3 orë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske21 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix21 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore22 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar23 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Facebook