Radar
Po kur te “arrestohen” të gjithë?

Po kur te “arrestohen” të gjithë?
Një sqarim për portalet që arrestuan sot një aktor
Policia të ndalon
Prokurori të arreston
Gjykata të dënon
Media të turpëron
Në epokën e lajmit të shpejtë dhe të shpikur, portalet kanë marrë rolin e ri si gjykatës, prokuror, dhe ndonjëherë edhe hetues me “burime të sigurta” që s’kanë emër, mbiemër apo adresë IP.
Sa më shumë që portalet “arrestojnë” personazhe publikë, aq më shumë audienca bëhet gjykatëse, jo e te arrestuarve, por e vetë portaleve.
Dhe kur të vijë dita kur portalet nuk do të ketë më njerëz për të arrestuar, kush do t’i klikojë artikujt me tituj bombastik?