Lidhu me ne

Kryesore

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

"Trump është legjendë, ju jo”, Evi Kokalari zbulonAktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili u shpreh se Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë kërkon qeveri teknike për zgjedhjet në Shqipëri, si dhe ka dënuar burgosjen politike të eksponentëve të opozitës.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, Kokalari ka ritheksuar për të disatën herë tanimë se Sali Berisha nuk gëzon mbështetjen e Donald Trump dhe të mos mbajë shpresat te presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi ashtu si dhe aktivistja e thekson lideri i demokratëve nuk ka asgjë të përbashkët me të djathtët dhe konservatorët e vërtetë.

“Nuk po i futem me debatit qe ju s’keni asgje te perbashket me te djathtet dhe konservatoret e vertet. Lereni me kaq dhe boll u munduat ta beni partine e Donald Trump si mbeshtetes tuajin sepse nuk eshte. Donald Trump eshte legjende. Ju, JO!”, shkruan Kokalari ndër të tjera.

Në vijim të postimit të saj Kokalari ka postuar dhe rezolutën e Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë për të cilën thotë se është një rezolutë e paraqitur nga vetë Partia Demokratike, mirëpo askush nga IDU nuk e ka firmosur.

“Kjo eshte rezoluta, e paraqitur nga PDja vete, dhe IDU ka pranuar ta vere ne letterhead e saj, por askush se ka firmosur. Idiotlliqe e ketyre njerezeve s’kane fillim e as mbarim. Partia Republikane e amerikes, s’ka asnje lidhje me kete dokument. Boll genjyet shqiptaret duke pretenduar se keni mbeshtetjen ketu. Ate mbeshtjetje s’do ta keni kurre, sepse ju jeni po aq te korruptuar as Rama”, shkruan Kokalari ndër të tjera.

“Sali Berisha, Partia Republikane e Presidentit Trump nuk ka firmosur asgje per rezolutat tuaja. Ju lutem, mos e zini me ne goje Donald Trump sepse jeni larg shume prej tij, dhe partise se tij.

Ndryshe, me dergoni cfare ka ‘firmosur’ partia republikane per juve. Boll dergoni degjenerata neper konferencat ketu tek ne dhe pretendoni se po bashkepunoni me Republikanet.

Personat qe nis ti ne delegacion jane njerez te korruptuar qe kane vjedhur votat e vete demokrateve. Ne Ëashington DC erdhen per konferencen e IDUs, qe marrin pjese shume parti te djathta. Ardhja e tyre ne DC nuk do te thote qe DC eshte tashme me ju.

Nuk po i futem me debatit qe ju s’keni asgje te perbashket me te djathtet dhe konservatoret e vertet. Lereni me kaq dhe boll u munduat ta beni partine e Donald Trump si mbeshtetes tuajin sepse nuk eshte. Donald Trump eshte legjende. Ju, JO!”, shkruan Kokalari (POSTIMI I PLOTË).

"Trump është legjendë, ju jo”, Evi Kokalari zbulon

Ditën e djeshme, Sali Berisha tha se rezoluta e Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë kërkon qeveri teknike për zgjedhjet në Shqipëri, si dhe burgosjen politike ndaj eksponentëve të opozitës.

“Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë IDU, pasi dënon të gjitha këto akte, këto shfaqje, dënon burgosjen, proceset politike, ndaj liderëve dhe eksponentëve të opozitës, Sali Berishës, Ilir Metës, Fatmir Mediu, Ervin Salianjit, Fredi Belerit, kërkon që drejtësia të jetë e pavarur, se një drejtësi e kontrolluar tërësisht nga PS-ja, është një drejtësi e papranueshme në standardet ndërkombëtare.
Përveç këtyre, ky Union kërkon që në Shqipëri të krijohet një qeveri kujdestare, për një proces zgjedhor, të lirë dhe të ndërshëm.

Të dashur miq!Në një hark kohor të shkurtër, më pak se 1 muaj, komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme PD-së dhe opozitës.Diplomacia e PD-së dhe opozitës shqiptare është dëshmuar, si diplomacia më e suksesshme në historinë e opozitarizmit në Shqipëri. Kurrë ndonjëherë nuk kanë ndjekur njëra pas tjetrës, tre rezoluta të cilat bëjnë autopsinë e regjimit të Edi Ramës, para të gjithë botës. Dua të shpreh mirënjohje të thellë, ndaj miqve tanë, për reagimin e tyre të fuqishëm, kundër narkodiktaturës së Edi Ramës”, tha Berisha ndër të tjera.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix1 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar1 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar1 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar1 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook