Lidhu me ne

Radar

Si Donald Trump mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Shkruar nga Eliot A. Cohen

Si Donald Trump mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Çështjet ndërkombëtare, i vendosin shpesh politikë-bërësit përpara zgjedhjeve, por jo midis opsioneve të mira dhe të këqija, por midis atyre shumë të këqija dhe vërtet të tmerrshme…

Detyra e një qeverie është t’i njohë këto alternativa, të përgatitet për secilën prej tyre dhe të jetë gati të përballet me më të keqen. Kështu po ndodh edhe në rastin e Ukrainës. Pati një moment në këtë luftë, kur u duk sikur Ukraina mund të çlironte të gjitha territoret e pushtuara nga Rusia. Dhe kjo mund të kishte ndodhur nëse administrata e Joe Biden do të ishte treguar e guximshme, largpamëse, dhe do të udhëhiqte një koalicion global për ta armatosur Ukrainën në sasi dhe cilësi, me urgjencë dhe për një periudhë afatgjatë.

Sikur Ukraina të kishte nisur të merrte në dorëzim tanke, avionë dhe raketa të avancuara në sasi më të mëdha se sa i kanë dhënë deri më sot SHBA-ja dhe aleatët e saj, dhe menjëherë pas fillimit të luftës, Kievi do të ishte sot në një pozicion tjetër.

Fakti që administrata Biden u ndikuar shumë nga frika, dhe dështoi të vepronte me vendosmëri, ishte një gabim me përmasa epike, për të cilin Ukraina ka paguar një kosto shumë të lartë. Dhe tani gjërat mund të përkeqësohen më tej.

Disa besojnë se presidenti i sapo-zgjedhur Donald Trump e urren Ukrainën dhe adhuron presidentin rus Vladimir Putin. Për nga temperamenti ai është një izolacionist; i përçmon aleatët evropianë të Amerikës; dhe as që i kupton apo shqetësohet për pasojat strategjike dhe humanitare të braktisjes së Kievit në fatin e tij.

Si provë për këto frikëra, ata përmendin mandatin e parë të Trump, dhe deklaratat mizore të disa prej atyre që e rrethojnë, përfshirë zëvendës/presidentin e tij J.D.Vance. Ndoshta kanë të drejtë, por ndoshta jo. Një dokument i publikuar nga një institut kërkimor i lidhur ngushtë me Trump dhe me bashkautor të dërguarin e tij për Ukrainën, Keith Kellogg, tregon një drejtim tjetër.

Ai përshkruan një marrëveshje që kombinon një armëpushim për ngrirjen e konfliktit, garancitë e sigurisë për Ukrainën, ndihmën për rindërtimin e saj, si dhe lehtësimin e disa sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë. Të ngjashme janë edhe qasjet e këshilltarit të ri të sigurisë kombëtare dhe Sekretarit të ri të Shtetit.

Por më e rëndësishmja nga të gjitha është psikologjia e vetë Trump. Katër viet e fundit nuk e kanë kthyer atë në një ndërkombëtarist apo idealist. Megjithatë, ai nuk është në të njëjtin pozicion me mandatin e tij të parë. Tani po kërkon vendin e tij në histori, dhe pjesë e kësaj – siç është parë edhe nga fjalimet e tij – është dëshira për të qenë një paqebërës i madh.

Ai ka bërë disa komente pozitive për Ukrainën, është takuar me presidentin Volodymyr Zelensky dhe dëgjon herë pas here këshillat e ish-kryeministrit britanik pro-ukrainas, Boris Johnson. Mbi të gjitha, duket se admirimi i tij i dikurshëm për Putinin mund të mos jetë më ai që ishte.

Në vitin 2017, i befasuar nga suksesi i tij, presidenti i ri i SHBA-së e shihte me admirim liderin autoritar të Rusisë. Megjithatë, ky i fundit është presidenti që nisi një luftë që supozohej të zgjaste vetëm 3 javë. Në fakt po zgjat prej afro 3 vjetësh, duke shkaktuar më shumë se 600.000 të vrarë dhe të plagosur në ushtrinë e tij, duke e dobësuar ekonominë ruse, duke nxitur zgjerimin e ri të NATO-s me Suedinë dhe Finlandën.

Po ashtu, Putin u befasua nga një përpjekje për grusht shteti, dhe ka nevojë për trupat e Koresë së Veriut dhe dronët iranianë, pasi nuk i mjaftojnë të vetat, teksa Rusia e tij është duke u shndërruar në një vasale të Kinës. Gjykuar nga toni përçmues i mediave ruse dhe intervistat e figurave pranë regjimit, kjo nuk është pikëpamja e Putinit mbi gjërat.

Megjithatë, një qasje e tillë mund të reflektojë më shumë izolimin dhe arrogancën e një Cari të plakur sesa realitetin. Nga ana e tij, pasi i ka shpëtuar dy atentateve, Trump ka arritur një rikthim historik në skenën politike duke regjistruar një fitore të madhe në zgjedhje. Ndoshta ai beson se tani duhet të jetë partneri dominues në këtë marrëdhënie.

Trump nuk është i dhënë pas lidhjeve sentimentale, madje edhe me diktatorët, dhe ka shumë të ngjarë që Putin të befasohet nga trajtimi i ashpër i Trumpit ndaj tij. Si mund të jetë një marrëveshje mes të dyve? Duke pasur parasysh rrethanat, një version i modifikuar i Planit Kellogg, është sa një rezultat i pranueshëm aq edhe i padëshirueshëm.

Shtyrja e anëtarësimit në NATO nuk është një sakrificë e tmerrshme për Ukrainën, për sa kohë që ajo nuk është e afërt. Është fakt që një numër shtetesh të NATO-s, sidomos Hungaria, mund ta bllokojnë për momentin pranimin e Ukrainës. Gjithsesi, procesi i anëtarësimit është i gjatë dhe i mundimshëm.

Po ashtu, nëse Ukrainës nuk i kërkohet që të braktisë përgjithmonë territoret që ka pushtuar Rusia, atëherë ajo ka shpresë për të ardhmen, sado e dhimbshme që mund të jetë e tashmja. Ajo që ka më shumë rëndësi është pavarësia e vërtetë e Ukrainës, siguria dhe rindërtimi i saj.

Rusia nuk duhet të ketë asnjë ndikim, asnjë të drejtë të rezervuar, dhe asnjë veto të qartë apo të nënkuptuar mbi asnjë aspekt të politikës dhe shoqërisë ukrainase. Ndihma për rindërtimin, mund të ofrohet nga donatorë evropianë dhe të tjerët, duke shfrytëzuar ndoshta asetet e ngrira ruse. Megjithatë garancitë e sigurisë, do të kërkojnë një pakt të guximshëm. Që këto garanci sigurie të nënkuptojnë diçka, do të kërkohet prania e një numri të madh trupash, të gatshme për të luftuar në Ukrainë. Dhe këto forca do të duhet të jenë kryesisht evropiane. Nuk do të mjaftojë një forcë e vogël që synon të veprojë si një fije lidhëse, por diçka shumë më thelbësore.

Le të themi, një divizion polak, një divizion i udhëhequr nga Franca dhe një divizion i udhëhequr nga Britania, dhe ndoshta një divizion turk ose ndonjë divizion tjetër i përbërë nga disa kombësi.

Në përgjithësi, jo një forcë prej disa mijëra vëzhguesish, por gati 100.000 trupa të udhëhequra nga dy fuqitë bërthamore të Evropës.

Në rast se shtetet evropiane do të arrijnë t’i mbledhin dhe vendosin në front këto forca, do të kenë një shans shumë më të mirë për të siguruar nga Shtetet e Bashkuara mbrojtjen nga raketat balistike apo mbrojtjen ajrore në Ukrainën Perëndimore. Kjo gjë do të përbënte një garanci gati të njëjtë me të NATO-s, dhe pse e një lloji më pak zyrtar.

Dy pyetjet kryesore, janë nëse Evropa mund ta përmbushë një kërkesë të tillë, dhe nëse Rusia mund të bindet të ulet në tryezë. Për të parën, tani është momenti i së vërtetës dhe përmbushja e kërkesave do të kërkonte që vende si Britania, Franca, madje edhe Gjermania të jenë të gatshme të zgjerojnë ushtritë e tyre dhe t’i vendosin ato në vijën e parë të frontit.

Vende të tjera, sidomos Polonia dhe shtetet baltike dhe skandinave, janë tashmë në mesin e fazës së zgjerimit të forcave të tyre të armatosura, dhe janë zotuar ta mbrojnë Ukrainën. Sa i përket Rusisë, çelësi do të jetë lëkundja e besimit të Putinit se Trump është psikologjikisht i nënshtruar ndaj tij dhe politikisht i pa interesuar për Ukrainën.

SHBA-ja mund të kenë nevojë të heqë të gjitha kufizimet në përdorimin e armëve të saj në Ukrainë (siç sugjerohet nga këshilltari i ri për sigurinë kombëtare, Mike Waltz), të mbështetet tek aleatë si Gjermania për të bërë më shumë, duke ofruar sisteme me rreze të gjatë veprimi si raketat Taurus, dhe mbi të gjitha të shtojë sanksionet ndaj Moskës.

Kjo e fundit është veçanërisht e rëndësishme: Sanksionet ndaj gjigantit rus të gazit “Gazprom”, kanë pasur efekt të dukshëm mbi ekonominë ruse. Një listë e re sanksionesh ndaj të gjitha subjekteve që bëjnë biznes me kompanitë ruse, do të sillte më shumë efekte të tilla.

Dhe ndërsa ekonomia ruse do të vazhdojë të bjerë, rubla do të zhvlerësohet, teksa rritja e normës së interesit dhe inflacionit do t’i shtojnë problemet e brendshme të një vendi që nuk mund të gjejë mjaftueshëm njerëz për të shërbyer si ushtarë, dhe industria e të cilit nuk mund të sigurojë dot teknologjinë ushtarake që i nevojitet.

Për ne problemet në Rusi janë më pak të dukshme se ato në Ukrainë, dhe për momentin janë të maskuara nga një shtet pothuajse totalitar. Por kjo s’do të thotë që ato nuk janë aty. Një regjim i tmerruar nga çdo formë kundërshtimi, që nuk është ende i gatshëm të mobilizojë zyrtarisht të rinjtë e Shën Petersburgut dhe Moskës, është qartazi i frikësuar.

Lajmi i mirë për Kremlinin, është se me kontrollin e hapësirës së informacionit brenda Rusisë, Putini mund ta përshkruajë të paktën përkohësisht një rezultat të tillë si një sukses. Këto që them janë në thelb spekulime, por jo të pamundura.

Evropa duhet të përballet me sfidën, Trump duhet të marrë nën kontroll kursin e ngjarjeve, dhe Rusia duhej të tronditet. Një rrjedhë e tillë e ngjarjeve është e imagjinueshme. Më e rëndësishmja, është të shpresohet, punohet dhe duartrokitet nëse ndodh diçka e tillë.

“The Atlantic”

Shënim: Eliot Cohen, profesor në Universitetin Johns Hopkins, SHBA.

MË TEPËR

Kioske13 orë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske13 orë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar14 orë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix14 orë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix14 orë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar14 orë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix14 orë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Kioske14 orë më herët

Tre vjet luftë dhe sanksione, ekonomia ruse mbetet e qëndrueshme dhe madje me rritje

Në një punim të përmbledhur për llogari të Institutit të Stokholmit për Paqen, Julian Cooper, vë në dukje se në tre vjet...

Aktualitet15 orë më herët

Analisti: Nëse Rama lë pushtetin për Presidencën, do të kemi një kryeministre femër

Edi Rama Analisti Ben Andoni thotë që synimi i Ramës në të ardhmen mund të jetë një Republikë Presidenciale, ku...

Kryesore15 orë më herët

“Voto 5!”/ Rama shpërndan foton e Chris LaCivita: Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër!

Edi Rama dhe Chris LaCivita Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një foto të Chris LaCivita, strategut amerikan që...

Facebook