Lidhu me ne

Sport

Guardiola: Manchester City klubi i fundit që drejtoj

Pep Guardiola

Pep Guardiola ka deklaruar se Manchester City do të jetë klubi i fundit që ai do të drejtojë në karrierën e tij si trajner, por nuk e ka përjashtuar mundësinë e marrjes së drejtimit të një kombëtareje në të ardhmen.

Spanjolli së fundmi ka nënshkruar një kontratë të re me City deri në verën e vitit 2027, çka do ta çojë atë në 11 vite në krye të skuadrës.

Guardiola ka fituar 15 trofe të mëdhenj që kur u bashkua me City-n në vitin 2016 dhe është raportuar gjerësisht se gjatë verës atij iu afrua mundësia për të marrë drejtimin e Kombëtares së Anglisë. “Do të vijë një moment kur do ta ndiej se mjafton dhe aty do të ndalem, pa dyshim”, tha Guardiola në programin Desmontadito, të drejtuar nga shefi i kuzhinës spanjoll Dani García në YouTube.

“Nuk do të bashkohem me një tjetër klub. Nuk po flas për një të ardhme shumë të largët, por nuk do të shkoj në një vend tjetër për të drejtuar një klub tjetër. Nuk do të kisha energjinë. Tani jam ende këtu, por – të nisësh gjithçka nga fillimi, gjithë procesin e stërvitjes; jo, jo, jo”, shtoi ai.

Kur u pyet nga García nëse do të merrte një kombëtare pas kësaj, Guardiola u përgjigj: “Po. Mund të ndodhë, por është ndryshe. Nuk është (stërvitje) çdo ditë, (nuk ka ndeshje) çdo tri ditë. Mendoj se do të duhet të ndalem (me drejtimin e klubeve). E imagjinoj veten si ata shefat e kuzhinës që shkojnë në vende të tjera për të parë (si funksionojnë gjërat); të ndalem për të parë çfarë kemi bërë, çfarë mund të bëjmë më mirë. Në përditshmëri nuk kemi shumë kohë për të pushuar. Është e vazhdueshme dhe mendoj se të pushoj do të ishte mirë për mua. Por jo tani, jam ende këtu (te City)”.

Manchester City ka fituar vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit dhe përballet me Juventusin në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Skuadra dukej se kishte rikuperuar formën pas një fitoreje 3-0 kundër Nottingham Forest javën e kaluar, që i dha fund një serie prej gjashtë ndeshjesh pa fitore, por u ndal në barazim 2-2 ndaj Crystal Palace të shtunën.

City aktualisht renditet në vendin e 20-të në formatin e ri të Champions League me 36 skuadra, ku vetëm tetë të parat kalojnë automatikisht në raundin tjetër.

MË TEPËR

Aktualitet6 orë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix6 orë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix6 orë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske6 orë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Kryesore6 orë më herët

“PS është dukshëm përpara”, Blendi Fevziu bën parashkimin për zgjedhjet e 11 majit

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV komentoi situatën parazgjedhore në vend, diasporën dhe partitë...

Radar1 ditë më herët

TIRANA 2030/ Projektet arkitekturore që do të transformojnë kryeqytetin shqiptar (FOTO)

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, po kalon një transformim të jashtëzakonshëm të nxitur nga një vizion ambicioz për të ardhmen e...

Mix4 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix4 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix4 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix4 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Facebook