Lidhu me ne

Mix

“Nosferatu” filmi horror më i mirë i dekadës

Horrori më i mirë i dekadës: Gjithçka duhet të dini

Nëse jeni adhurues të filmave horror, jeni në artikullin e duhur! Por edhe nëse jo, jemi të bindur që kurioziteti për t’u njohur me filmin më të mirërealizuar horror do t’ju bëjë që ta shikoni “Nosferatu”. Ndaj, ne premtojmë se nuk do të zhgënjeheni!

“Nosferatu” është një film historik horror, një nga filmat më të hershëm dhe më me ndikim në historinë e kinemasë. I drejtuar nga F.W. Murnau dhe i publikuar në 1922, ky film gjerman mbetet një klasik i zhanrit horror.

Rikthimi i filmit gjatë Krishtlindjeve

Ndërsa versioni origjinal gjerman i filmit është publikuar në vitin 1922, një version më i përshtatur, por aq magjepsës, pritet të publikohet mbrëmjen e Krishtlindjeve, 25 dhjetor 2024.

Përmbledhje e filmit:

Gjithçka nisi nga romani i Bram Stoker-it “Dracula” i vitit 1897. “Nosferatu” është një histori gotike e obsesionit midis një gruaje të re të përhumbur dhe vampirit të tmerrshëm të magjepsur pas saj, duke shkaktuar tmerre.

Ashtu si filmi origjinal, “Nosferatu” ndjek agjentin e pasurive të paluajtshme Thomas Hutter (Hoult), i cili ndeshet me Kontin misterioz dhe të kobshëm Orlok (Skarsgård), kur ai udhëton në kështjellën e Kontit për ta ndihmuar atë në blerjen e një shtëpie. Sjelljet shqetësuese të Hutter-it e bëjnë atë të besojë se Orlok është diçka tjetër përveçse njerëzore.

Hutter zbulon se vampiri e ka ndjekur përsëri në qytetin e tij në Gjermani dhe kërkon ndihmë për të kuptuar dhe mposhtur vampirin. Orlok gjithashtu ka një lidhje obsesive të mbinatyrshme me gruan e Hutter, Ellen (Lily-Rose Depp).

Ndërsa versionet e mëparshme të “Nosferatu” kanë qenë të përqendruara te Thomas Hutter, risia qëndron këtë herë te përqendrimi tek Ellen e Depp dhe lidhja e saj intensive dhe e pazakontë me Orlok

Pra, kemi një vampir të “dashuruar” me një grua dhe bashkëshortin e kësaj të fundit që duhet të përballet me të. Le të themi se bëhet fjalë për një film horror që do t’ju mbajë të “gozhduar” para ekranit, duke mos zbuluar më shumë detaje.

Kasti i aktorëve dhe kritikët:

Referuar dhe versionit origjinal, kastit të aktorëve apo trailer-it të publikuar, duhet thënë se pritshmëritë nga adhuruesit e filmave horror janë mjaft të larta.

Kasti kryesor i Nosferatu përfshin Bill Skarsgård, Nicholas Hoult, Lily-Rose Depp, Aaron Taylor-Johnson, Emma Corrin dhe Willem Dafoe.

Me regji nga Robert Eggers, i cili është i njohur për qasjen e tij unike ndaj horrorit dhe tmerrit, duke përdorur atmosferën dhe kontekstin historik për të intensifikuar natyrën e frikshme të filmave të tij, deri më tani vlerësimet ndaj filmit kanë qenë të shkëlqyera.

Reagimet dhe komentet e hershme nga shfaqjet paraprake të  “Nosferatu”  kanë dhënë vlerësime të larta për regjinë, aktorë, realizimin dhe për filmin në tërësi. 

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook