Lidhu me ne

Kioske

“Buy Now” një këmbanë alarmi për kohën e konsumizmit të tejskajshëm

Nga Ledion Liço

Merrni një minutë kohë, mbyllni sytë dhe mendoni sa ‘rraqe’ keni dhe sa të tjera do të merrni në vazhdim. Sa blerje bëjmë prej ‘të premtes së zezë’, apo ditëve të tjera ‘të ngjyrosura’ nga marketingu konsuminst i kohëve që jetojmë. Sa prej nesh blejnë diçka që do e përdorin vetëm një herë, sa shpejt i hedhim gjërat, edhe ato që punojnë, vetëm sepse ka dalë ‘versioni i ri’ i asaj që në thelb bën të njëjtën si ajo që shkon në kosh. Nga koshi i shtëpisë, te i rrugës, pastaj ku?!

“Buy Now” është një dokumentar që merret pikërisht me ndikimin e konsumizmit dhe kapitalizmit të shfrenuar në shoqërinë moderne, duke përdorur një qasje vizuale dhe narrative që joshëse ne disa rregulla ‘të arta’ për të qënë në modë.. Në një kohë kur konsumizmi është bërë një pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme, ky dokumentar ofron një vështrim të thelluar në psikologjinë e blerjeve dhe marrëdhëniet midis individëve, punëtorëve dhe kompanive të mëdha. Me një pjesë të protagonistëve, ish punonjës ose ekzekutivë të këtyre kompanive, si Adidas, Amazon etj.

Filmi tregon një portret të një bote të dominuar nga konsumizmi i pakontrolluar, ku njerëzit nuk janë vetëm blerës, por gjithashtu edhe produkte të një sistemi të ndërlikuar tregtar. Dokumentari përdor një dyqan virtual si një mikrokosmos për të eksperimentuar me ndikimin që ka ky sistem në jetët e individëve. Pjesa më e rëndësishme e tij është mënyra se si treguesit e zhvillimit të biznesit, të tilla si fitimet, marketingu dhe truket e manipulimit të psikologjisë njerëzore, reflektohen mbi mënyrën se si ne si shoqëri lidhemi me paratë, prodhimin dhe konsumimin.

Një nga elementët më të fuqishëm të dokumentarit është se ai nuk ofron një pasqyrë të thjeshtë, si një histori “e keqe” e konsumizmit, por përpiqet të tregojë se si ky sistem është i thelluar në strukturat tona kulturore dhe ekonomike, duke i bërë të gjithë të përfshirë në të, qoftë si konsumatorë, punëtorë ose menaxherë të korporatave. Ajo që është e veçantë për këtë dokumentar është se ai nuk shpall një gjykim të shpejtë mbi sistemin, por e lë audiencën të formojë mendimet dhe përfundimet e saj mbi ndikimin që ka ky proces në jetën e përditshme.

Me një gjuhë të thjeshtë por të fuqishme, imazhet, qofshin ato reale apo 3d do t’iu bëjnë të mendoni mirë përpara se të bëni blerjen tuaj të rradhës (mbase të frymëzuar nga Tik Tok-u).

Dokumentari nuk është vetëm një reflektim mbi konsumizmin, por gjithashtu një analizë e ndjeshme mbi marrëdhëniet që ndodhin brenda një vendi pune ku pasioni për shitje dhe arritja e objektivave të korporatës mund të krijojnë tensione dhe konflikte të mëdha.

Punonjësit shpesh shihen të detyruar të krijojnë lidhje të thella me produktet që shesin, për të siguruar një rritje të shitjeve, dhe ky fenomen është një aspekt që eksplorohet thellë. Çdo produkt që ata shesin merr një dimension emocional, dhe kjo është e dukshme përmes trajtimit të marrëdhënieve ndërmjet punonjësve dhe konsumatorëve. Gjatë intervistave, disa nga punonjësit tregojnë se ndihen të zhgënjyer nga presioni i vazhdueshëm për të arritur shifra të larta të shitjeve dhe për të bërë atë që ata quajnë “shërbim të rremë ndaj klientit.” Ky konflikt brenda individëve krijon një tension që shpalos aspekte të fshehta të shoqërisë moderne, të tilla si të drejtat e punëtorëve dhe morali i biznesit.

Në këtë aspekt, dokumentari ngre pyetje të rëndësishme mbi vlerat që kemi si shoqëri dhe mënyrën se si bizneset ndikojnë në strukturat tona sociale dhe në marrëdhëniet mes individëve. A jemi ne të gjithë pjesë e një sistemi që na manipulojnë për të konsumuar më shumë, dhe nëse po, çfarë ndodh kur kjo ndikon në dinamikën e jetës sonë personale dhe profesionale?

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i dokumentarit është mënyra se si ai trajton ekonominë globale dhe kapitalizmin. “Buy Now” nuk përpiqet të na shpjegojë vetëm një dyqan, por një sistem global që përhapet në çdo sektor të shoqërisë. Ai tregon se si kapitalizmi ka krijuar një lidhje të ngushtë midis punës dhe konsumit, duke e bërë të pamundur ndarjen e këtyre dy aspekteve në jetën e përditshme.

Dokumentari përmend se si korporatat, përmes marketingut dhe manipulimit të dëshirave njerëzore, janë në gjendje të krijojnë një ndjenjë të të qenit “pjesë e diçkaje” përmes blerjeve të thjeshta. Kjo është një formë e inskenuar e përmbushjes së nevojave shpirtërore dhe sociale, ku konsumatori shpeshherë bëhet viktimë e iluzionit se blerja e një produkti mund të sjellë kënaqësi afatgjatë. Dokumentari ofron një pasqyrë të qartë të këtë fenomen dhe e përdor dyqanin si një simbol të kësaj lufte mes individëve dhe shoqërisë së ndërtuar nga kapitalizmi.

Në kohën më të mirë ndonjëherë për njerëzimin, ku gjithçka është me bollëk, duket se zilia do të jetë ajo që do të na shkatërrojë. Me shembuj konkret të mbi-konsumizmit si edhe rrugën që ndjek çdo objekt mbasi hidhet në kosh (Spoiler. përfundon sërish tek ne) “Buy Now” është tronditës.

Gjyshet tona që kanë jetuar në një kohë shumë më pak konsumiste se kjo thoshin “Pak e saktë”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Aktualitet5 orë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar5 orë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar9 orë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore10 orë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore1 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar1 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix1 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix1 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet1 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook