Lidhu me ne

Mix

6 Dietat më të përdorura për t’u dobësuar; Cila prej tyre është më efektive?

6 Dietat më të përdorura për t'u dobësuar; Cila

Të gjithë zakonisht i drejtohen dietave të ndryshme dhe aktivitetit fizik në ato periudha që duan të humbasin peshë trupore. Por cilat janë ato dieta ushqimore që përdoren më së shumti dhe cilat prej tyre jane nga më efektivet? Më poshtë ju tregoj se ku bazohet secila prej këtyre dietave, cfarë ushqimesh lejohet të përdoren gjatë tyre dhe benefitet ose efektet e tyre anësore.

1.Koncepti bazë i dietës PALEO është ai i të konsumuarit të ushqimeve proteinike dhe shmangia e ushqimeve të përpunuara.

Ushqimet që duhen konsumuar: mish, peshk, vezë, perime, fruta, arra, fara, barishte, erëza, vaj ulliri ekstra i virgjër.

Ushqimet që duhen shmangur: ushqimet e përpunuara, sheqeri, pijet soft, drithërat, produktet e bulmetit, legumet, vajrat bimore, margarina dhe yndyra e përpunuar.

P.S. Nëse përdoren në sasitë e duhura, vera e kuqe dhe cokollata e zezë 70% do të ishin perfekte për të shoqëruar këtë dietë.
Gjithashtu në pijet që është mirë të konsumohen gjatë kësaj diete janë cajrat (sidomos caji jeshil) dhe kafeja, të cilët janë të pasur në antioksidante dhe ndihmojnë mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
Nesë keni etje, pija më e mirë shpëtimtare do të jetë uji natyral.

2 KALIBRA: cfarë do të thotë dhe cfarë përfaqëson?
Dieta Kalibra bazohet në një protokoll dietik ekspert të të ushqyerit VLCKD (Very Low Calory Ketogenic Diet), thënë ndryshe Dietë Ketogjenike me kalori shumë të ulëta, ideuar në vitin 1971 nga Prof. Blackburn, Universiteti i Harward. Ky protokoll quhet ndryshe normoproteinik dhe do të thotë që marrja e proteinave ditore është në vijë të drejtë me nevojën që ka organizmi për to; por gjithashtu është edhe hipokalorik për shkak të kufizimit të marrjes së sheqernave e yndyrnave të tepërta.
Regjimi hipokalorik kalon në tre faza të rëndësishme:
1. Rënia në peshë.
2. Tranzicioni.
3. Mirëmbajtja.

Dieta hipokalorike përfaqëson një plan ditor dietik, duke përfshirë një konsum në kalori ditore të ulët (800-1200 kalori). Zakonisht kjo dietë përpiqet të zëvendësoje ushqimin normal me përbërës të tjerë që përmbajnë kalori të ulëta (përfshijmë këtu ushqimet me bazë proteinike si veza, perimet, produktet e bulmetit me yndyrë të ulët, etj).

3. Dieta vegjetariane, bazohet vetëm në përdorimin e produkteve me bazë bimore dhe shmanget përdorimi total i produkteve shtazore, si mishi, veza.

Dietat vegjetariane në fakt kanë filluar të ndiqen së tepërmi sidomos këto vitet e fundit, duke qenë se përvec benefiteve në organizëm dhe mbajtjen konstante të  peshës trupore, mbrojnë edhe mjedisin përreth si dhe promovojnë empati ndaj kafshëve. Këto dieta ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kronike të ndryshme, por duhet pasur kujdes zëvendësimi i disa nutrientëve, të cilet mund ti duhen organizmit dhe që kjo dietë i shmang, si psh hekuri, vitamina B12, etj.

4.Dieta gluten-free (dieta pa gluten).

Kjo dietë mund të jetë esenciale për individët të cilët vuajnë nga celiakia ose intoleranca ndaj glutenit. Ndërkohë për individë të tjerë që i nënshtrohen kësaj diete për arsye të ndryshme, duhet patjetër mbikëqyrja e profesionistëve të fushës, pasi mund të cojë në mungesën e disa nutrientëve.

Kjo dietë kërkon eliminimin e të gjithë produkteve me përmbajtje gluteni.

5. Intermittent Fasting (fasting i ndërmjetëm) është një plan dietik që konsiston në periudha ngrënieje dhe ndërprerjeje të ushqimit. Në fakt janë disa metoda të ndryshme fasting:

-Metoda 16/8 përfshin një fasting për 16 orë dhe ngrënie brenda dritares prej 8 orësh.

-Dieta 5:2 kufizon marrjen e kalorive, rreth 500-600 kalori në dy ditë jo të njëpasnjëshme të javës.

-Metoda EAT/STOP/EAT (ushqehu/ndalo/ushqehu) bazohet në një fasting 24 orësh 1 ose 2 herë në javë.

Kjo lloj diete ndihmon në menaxhimin e mirë të peshës trupore, ndihmon në kontrollin më të lehtë të niveleve të glukozës në gjak, nxit rigjenerimin e shpejt qelizor, por nuk mund të ndiqet nga të gjithë individët, pasi bën që të krijohen shumë mungesa të nutrientëve në organizëm.

6.Dieta Low-Fat (dieta me yndyrna të ulëta) bazohet në reduktimin e marrjes së yndyrnave, sidomos atyre të saturuara. Kjo tip diete rekomandohet kryesisht tek individët me probleme të shëndetit të zemrës dhe tek ata që dëshirojnë të mbajnë një peshë konstante trupore të vazhdueshme.

Problemet që janë hasur te kjo dietë, lidhen me faktin që duke u eliminuar të gjithë llojet e yndyrnave, përfshirë edhe ato që në mjekësi i quajmë yndyrnat e mira, si psh ato që ndodhen tek avokado, arrat, ose bimë të tjera, ndikojnë drejpërdrejt në sistemin nervor dhe në proceset e rritjes normale e të shëndetshme.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske6 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix6 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore6 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar8 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix8 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar9 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar10 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix10 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore12 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix12 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook