Lidhu me ne

Aktualitet

Berisha: Do vendosim minimumin jetik 200 euro, pagën mesatare 1200 euro


Minimumi jetik për çdo shqiptar do të jetë 200 euro dhe rroga minimale 500 euro.

Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha gjatë një tryeze me ekspertë lidhur me projektbuxhetin 2025.

Në qoftë se, kemi të ardhura të supozojmë 100 lekë, ato do përdoren për realizimin e të gjitha objektivave tona për investimin tek njeriu, tek jeta e tij, tek përballimi i saj, tek begatimi i tij dhe pastaj do kenë destinacion tjetër”, u shpreh Berisha.

Ai tha se në buxhetin e parë të PD-së do të vendoset minimumi jetik 200 euro si fillim, ndonëse ky është 3 herë më i vogël se në Itali, atje, ku ushqimet janë më lirë se sa këtu.

“Ky minimum jetik do të shtrihet për çdo shqiptar që merr më pak se kaq, ose nuk merr. Mbi këtë minimum jetik, do të rriten pensionet me 20% me objektiv, dyfishimin e tyre, do të rriten rrogat minimale. Rroga minimale do të jetë 500 euro, dhe nuk do të ketë rrogë minimale nën 500 euro, pavarësisht nga efektet që mund të më thotë kush se do ketë në punësime e të tjera me radhë”, tha Berisha.

Dhe në vijim, kreu demokrat theksoi se rroga mesatare do të jetë 1200 euro, ndërsa rroga maksimale nuk do të lëvizë, sepse rroga maksimale në Shqipëri është më e larta se në Kroaci, se në Slloveni, se në vende të tjera.

“Nuk premtoj kategorikisht lugë të artë, por në mënyrë absolute shqiptarët do të dalin në krye për rrogat e tyre dhe pensionet, në krye të rajonit, sepse nuk ka asnjë vend tjetër me pasuritë që ka Shqipëria, asnjë tjetër. Pasuritë e saj janë të pafundme.

Kështu që, i gjithë programi ynë do të ketë këtë objektiv kryesor, e gjithë shpërndarja e të ardhurave këtë objektiv kryesor.

Normale është, që çdo shqiptar do shtrojë pyetjen: ku do gjejnë këta paratë?

Së pari, me përgjegjësi të plotë u them qytetarëve shqiptarë se, paratë janë dhe se nuk do mbetet asnjë kilometër rrugë pa ndërtuar. Jo, asnjë punë publike pa bërë. Jo.

Po nuk ndërtohen kurrë rrugë dhe punë publike me çmim të dhjetëfishtë krahasuar me Kroacinë që e kemi ngjitur, vend anëtar i BE.

Shiko se çfarë janë këta? Ua indeksojnë pensionet pensionistëve po të marrësh rreth 30% në 12 vite, dhe iu thonë se kaq janë rritur. Po indeksi i materialeve të ndërtimit sa është rritur?

Është rritur më shumë se kaq. Jo, jo mund të jetë edhe më pak. Po sa paguhen shqiptarët për punë, pavarësisht nga kjo rritje, ta zemë 30 apo 35%?

Shqiptarët paguajnë 10 fishin. Praktikat më të padëgjuara ndonjëherë, kurrë”, tha Berisha.

MË TEPËR

Aktualitet5 orë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar6 orë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar10 orë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore10 orë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore1 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar1 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix1 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix1 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet1 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook