Lidhu me ne

Mix

Sophie Rain: 20-vjeçarja e virgjër që fiton shuma marramendëse në “OnlyFans”

Kryefjala e rrjeteve sociale: 20-vjeçarja e virgjër që fiton

Sophie Rain është një nga influencueset më të komentuar në botë këtë javë falë të ardhurave të saj virale në “OnlyFans”.

Sensacioni i mediave sociale, e cila mbushi 20 vjeç në shtator, ka qenë prezente kudo në rrjete sociale që pas deklaratës se saj, ku tha se kishte fituar 43 milionë dollarë në “OnlyFans” gjatë vitit të kaluar.

Ndërsa mediat botërore po i dedikojnë artikuj, Sophie është tashmë një “fenomen” në platformat si TikTok dhe YouTube. Ndërsa Gen X kishte Pamela Anderson dhe milenialët kishin Megan Fox, Sophie është idhull për Gen Z.

Ndjekësit e saj në mediat sociale janë të shumtë, ku numëron më shumë se 9 milionë ndjekës në TikTok, 5 milionë në Instagram dhe 3 milionë në Snapchat. Videoja e saj më popullore në TikTok, e cila tregon atë duke kërcyer në këngën “Wop” të reperit J. Dash në një sallë lojërash, ka mbi 96 milionë shikime.

Ndërsa Sophie gjithmonë ëndërronte të bëhej një influencuese e suksesshme, ajo kurrë nuk e parashikonte se një ditë do të bënte aq shume para në “OnlyFans”.

“Kurrë nuk mendoja se do të bëhesha influencuese. Ende po pres të zgjohem nga kjo ëndërr. Asgjë nga kjo nuk më duket reale,” ka thënë ajo më parë.

Si u bë e njohur Sophie?

Fama e Sophie ndodhi krejtësisht rastësisht. Ndërsa punonte si kameriere dhe përpiqej të bëhej e famshme në mediat sociale, ajo u bë vitale falë një videoje mjaft sensuale. Në video, Sophie shfaqet si një siluetë, duke kryer akte seksuale në një kostum ngushtë të Spiderman. Sophie ka thënë se ajo nuk ishte personi në video, por kjo nuk e ndali publikun që ta besonte se ishte ajo, duke çuar në një rritje të shpejtë të ndjekësve të saj.

Shefi i saj në atë kohë, i cili mendoi se Sophie po merrej me pornografi, e pushoi atë nga puna si kameriere.

Kur iu bashkua Sophie OnlyFans dhe sa fiton ajo?

Pasi u pushua nga puna, Sophie mendoi se nuk kishte mundësi tjetër veçse të shfrytëzonte famën e saj online duke hapur një llogari në “OnlyFans”. Pavarësisht se nuk ishte vajza në videon e Spiderman, Sophie vendosi ta pranojë skandalin për të rritur ndjekësit dhe për të fituar abonentë.

“Shokët dhe njerëzit përreth meje më thanë që të hapja OnlyFans dhe të përdorja këtë mundësi për të përfituar,” pranoi ajo në një intervistë me yllin e YouTube, Kowski. “Unë e përdora, njerëzit e pëlqyen dhe ajo filloi të bëhet virale.”

Sophie iu bashkua platformës “OnlyFans” në prill 2023 dhe brenda 18 muajve ajo u bë një nga krijueset më të suksesshme të “OnlyFans” të të gjitha kohërave. Krijuesit e “OnlyFans” fitojnë rreth 1,300 dollarë në vit, sipas Business Insider, ndërsa Sophie mundi të fitonte një shumë marramendëse prej 43 milionë dollarësh midis nëntorit 2023 dhe nëntorit 2024. Ylli i Dr. Phil, Danielle “Bhad Bhabie” Bregoli, fitoi 57 milionë dollarë nga “OnlyFans”, por kjo ndodhi gjatë një periudhe trevjeçare.

Pavarësisht nga puna që bën përmes rrjeteve sociale, Sophie shprehet se është një besimtare e devotshme e krishterë dhe madje është e virgjër.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar18 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix18 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix18 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore19 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix20 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar21 orë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore21 orë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal21 orë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix22 orë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar23 orë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Facebook