Lidhu me ne

Mix

Çfarë është Smoke Free Sweden? 

Suedia bëhet vendi i parë në botë pa tym. Ekspertët zbulojnë çelësin e suksesit

Suedia bëhet vendi i parë në botë pa tym. Ekspertët

Sipas të dhënave të fundit qeveritare, Suedia ka hyrë në histori si vendi i parë në botë që shpallet zyrtarisht “pa tym”, raporton organizata Smoke Free Sweden. Suedezët arritën këtë qëllim 16 vite përpara objektivit të Bashkimit Evropian, ndërkohë që shumica e vendeve të tjera anëtare mbeten larg këtij qëllimi. 

Të dhënat zyrtare , të publikuara nga agjencia suedeze e shëndetit publik, tregojnë se vetëm 4.5% e personave mbi 16 vjeç të lindur në Suedi pinë duhan – një përqindje ndjeshëm më e ulët se pragu i njohur globalisht prej 5% që shënon statusin “pa tym”. 

Suksesi i suedezëve është rezultat i një qasjeje “pioniere” në politikat për reduktimin e dëmit. Dr. Delon Human, drejtues i Smoke Free Sweden, shprehet se kjo është një arritje e jashtëzakonshme.  

“Kjo arritje e jashtëzakonshme shënon një moment të rëndësishëm në shëndetin publik global dhe dëshmon politikat progresive që kanë udhëhequr qasjen e Suedisë në kontrollin e duhanit. Në fillim të viteve 1960, gati gjysma e burrave suedezë pinin duhan. Duke përqafuar dhe inkurajuar përdorimin e produkteve alternative të nikotinës, si snus-i, qeskat e nikotinës orale, produktet me ngrohje etj. Suedia ka hapur një rrugë të re drejt një shoqërie pa tym duke mbrojtur shëndetin publik.”- tha ai.  

Statistikat e reja tregojnë se 5.3% e të gjithë të rriturve në Suedi, duke përfshirë edhe emigrantët, pinë duhan aktualisht. Gjithashtu, të dhënat zbulojnë se njerëzit e lindur në vende të tjera të Evropës do të ishin mesatarisht tri herë më të prirur për të konsumuar duhan nëse nuk do të kishin emigruar në Suedi, sipas raportit. 

Dr. Anders Milton, mjek dhe ish-president i Shoqatës Mjekësore Suedeze, thekson se çelësi i suksesit të Suedisë është te qasja pranuese që kanë.  

“Çelësi i suksesit të Suedisë është qasja realiste në reduktimin e dëmit në vend të ndalimit. Një gamë e gjerë alternativash me risk të reduktuar janë ligjërisht të disponueshme si online ashtu edhe në dyqane, të mbështetura nga reklama që rrisin ndërgjegjësimin. Qeveria suedeze gjithashtu zbaton një taksë proporcionale, duke i bërë më të përballueshme produktet pa tym në krahasim me cigaret. Kjo politikë e taksimit, e kombinuar me fushata të edukimit publik, ka ndihmuar konsumatorët suedezë të bëjnë zgjedhje më të mira dhe ka kontribuar në reduktimin e dëmit të duhanit në vend.”- shprehet ai.  

Strategjia e Suedisë sjell përfitime të rëndësishme, pasi vendi ka përqindjen më të ulët të sëmundjeve të lidhura me duhanin në BE dhe një normë 41% më të ulët të kancerit krahasuar me vendet e tjera evropiane, thuhet në raport. 

Çfarë është Smoke Free Sweden? 
Smoke Free Sweden është një fushatë që inkurajon vendet e tjera të ndjekin modelin suedez për Reduktimin e Dëmeve nga Duhani. Suksesi i Suedisë për t’u bërë vend pa tym është rezultat i qasjes së saj pranuese, realiste dhe praktike ndaj produkteve alternative të nikotinës. 

MË TEPËR

Mix17 minuta më herët

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez ‘paralizon’ Venecian për tre ditë

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez po përgatiten për një dasmë madhështore në Venecia, e cila do të zgjasë tre ditë,...

Mix38 minuta më herët

Hurmat e Arabisë, nëntë llojet më të shëndetshme

Hurmat e Arabisë janë fruta të shijshme dhe shumë të shëndetshme. Në të vërtetë, hurmat e Arabisë është një term...

Mix1 orë më herët

Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?

 Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën? Nokturia është një gjendje e zakonshme tek të moshuarit, që ndikon thellësisht në shëndetin...

Mix1 orë më herët

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet?

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet? Edhe pse e dhimbshme, hernia e diskale është jashtëzakonisht e zakonshme. Kushdo...

Mix1 orë më herët

Si dukej Olta Gixhari në moshën 14 vjeçare!

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka publikuar një foto të vjetër në Instastory, duke ndarë me ndjekësit e saj një...

Mix2 orë më herët

Mungesa e magnezit, kërcënim i heshtur për shëndetin

Mungesa e magnezit mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, përfshirë dhimbje muskulore, lodhje dhe çrregullime kardiovaskulare. Ushqimet të pasura me...

Mix2 orë më herët

“Indiana Jones” tani edhe në PlayStation 5

Video-loja aksion-aventurë “Indiana Jones and The Great Circle”, dikur i qasshëm vetëm përmes Xbox, tani po integrohet edh në PlayStation...

Aktualitet2 orë më herët

Rama jep lajmin: Nga janari 2026, paga minimale bëhet 500 euro

Kryeministri Edi Rama njoftoi se paga minimale në vend do të bëhet nga 400 euro, në 500 euro. “Kur ne morëm detyrën,...

Mix2 orë më herët

Meghan Markle poston foton e rrallë me fëmijët, si duken tani Archie dhe Lilibet?!

Meghan Markle ka publikuar si rrallehere një fotografi të fundit, së bashku me fëmijë. Dukesha e Sussex, bëri një postim në...

Mix2 orë më herët

Lady Gaga, e ftuar speciale në sezonin e dytë të “Wednesday”

Këngëtarja e njohur Lady Gaga do t’i bashkohet kastit të serialit të suksesshëm “Wednesday” në sezonin e tij të dytë...

Facebook