Lidhu me ne

Radar

Tabaku: Qëllimi i qeverisë me bonuset e pensionistëve është vetëm politik


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një intervistë për emisionin Open” në News24 ka kritikuar premtimet e qeverisë për bonuset e pensionistëve.

Ajo i quajti bonuset manovër elektorale, pa mbështetje konkrete në buxhetin e vitit 2025.

Tabaku theksoi se këto premtime nuk janë të pasqyruara në buxhetin e diskutuar dhe janë pjesë e një fushate për të fituar vota nga pensionistët.

Ajo e cilësoi bonusin një herë në vit si një zgjidhje të përkohshme, duke theksuar se pensionistët janë të prekur nga rritja e çmimeve dhe qëllimi i qeverisë është thjesht përfitimi politik.

Pensionistët janë përdorur për fushatë dhe kjo është tallje,” tha Tabaku, duke shtuar se skema e pensioneve është dështuar dhe kërkon një reformë të qëndrueshme.

Tabaku kërkoi një sistem më të fortë dhe afatgjatë për pensionet, duke theksuar se bonuset nuk mund të zgjidhin problemet e pensionistëve, që kërkojnë mbështetje më të qëndrueshme dhe jo masa të përkohshme.

Çdo gjë që u deklarua nuk është e shkruar askund. Në buxhetin e 2025-ës asnjë nga deklaratat politike nuk reflektohet. Është ende në kuadrin e një premtimi. Duke qenë se janë para vështirësisë se pensionistët janë shtresa që ka vuajtur më shumë rritjen e çmimeve detyrohen të deklarojnë një fond të veçantë për bonuset.

Është fatkeqësi që Shqipëria bën fushatë me pensionistët sot dhe e konsideroj tallje me pensionistët. Rritja e çmimeve ka prekur shtresat më të varfra dhe sot u pranua se skema e pensioneve ka dështuar. Faktori demografik u pranua po ashtu sot dhe skema e pensioneve bëhet kështu një kështjellë rëre që është duke rënë.

Bonusi është vetëm një herë, duhet një skemë e qëndrueshme për pensionet. Ky premtim është elektoral sepse nuk ka ndodhur dy vitet e fundit”, u shpreh ajo.

MË TEPËR

Kryesore10 orë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore16 orë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal1 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar1 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike2 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet2 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske2 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar2 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar2 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar2 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook