Lidhu me ne

Kioske

Koha e pushtetarit të zhytur në krim ka mbaruar!

Attacks on Duman/Spartak Ngjela: Meta is depressed - Aktualitet

Shkruar nga Spartak Ngjela

Ashtu i duket diktatorit, por ajo nuk është koha e tij. Si mund të jetë koha e tij, koha e një diktatori, kur ai dëmton dhe sundon popullin e vet me krim?

Koha jote nuk është jotja, nëse ti përfundon skllav i kohës tënde, sepse ke përfunduar një skllav i saj.

I.

Po koha e një diktatori, a është koha historike e diktatorit shtypës që bën çfarë të dojë në shtetin dhe shoqërinë që ai drejton?

Ashtu i duket diktatorit, por ajo nuk është koha e tij. Si mund të jetë koha e tij, koha e një diktatori, kur ai dëmton dhe sundon popullin e vet me krim?

Pse, diktatori, kujt i gëzohet, a nuk i gëzohet edhe ai kohës që si diktator sundon me dorë të hekurt popullin e vet?

Por, krimi i vërtetuar i një pushtetari apo mbreti, ia heq këtij të drejtën e kohës historike, sepse krimi i një krimineli, moralisht, në një shoqëri, nuk i jep këtij të drejtën morale që të ketë një histori vlerësuese, por verëm një histori akuzuese për krimet që ka kryer. Dhe, historia akuzuese ndaj një diktatori, nuk mund të jetë kohë historike, sepse krimi nuk ka histori, krimi ka vetëm akuzë.

II.

Na duhet të theksojmë  se diktatori nuk i gëzohet dot kohës, por vetëm pushtetit të tij absolut, me të cilin ai sundon me dorë të hekurt si pushtet absolut. Por ama, kohën historike e ka kundër.

Dhe prandaj, kjo është arsyeja që, për pushtetin personal si diktator, diktatori nuk e ka kohë historike, por ka verëm një histori kriminale, e cila kurrsesi nuk mund të jetë kohë historike,  sepse vetë krimi politik për sundim, është antihistori.

Dhe, në të njëjtën kohë, diktatori nuk ka liri interiore, sepse gjithë ditën ai ruhet me kujdesje të madhe se mos e vrasin.

Por, fakti që diktatori ka këtë frikë, ai nuk është i njeri lirë, dhe vret bashkëpunëtorët e tij politik, i shtyrë nga kjo frikë.

Prandaj, koha  e sundimit të diktatorit, nuk është koha e tij, por është koha e viktimave të tij, që kanë qenë figura historike dhe ai i ka vrarë kriminalisht në funksion të pushtetit të vet personal.

Kjo, sepse, pasi diktatori vdes, pasardhësit e tij, të çliruar nga frika, varrosin me lavdi viktimat e diktatorit, dhe e flakin diktatorin si një rreckë në një varr anonim.

A dini gjë se ku është varrosur Stalini?

Po Enver Hoxhës, a ia dini varrin?

E pse të zgjatemi, diktatori nuk ka kohë historike.

Po kush ka kohë historike?

Kohë historike kanë shkencëtarët e mëdhenj; shkrimtarët e mëdhenj; humanistët e mëdhenj; artistët e mëdhenj; demokratët e mëdhenj që kanë drejtuar kombet e tyre me humanizëm, etj. si këta.

Shumica më e madhe e diktatorëve mizorë, duke menduar se me dhunë dhe krim do krijonin historinë e lavdisë së tyre, kanë dalë nga historia si kriminelë dhe vrasës. Ja, kjo është esenca e asaj që trajtuam më lart.

Sepse…

Po Hitleri, a ka varr?

Po Musolini, ku e ka varrin, a dini gjë?

Përjashtim bëjnë vetëm mbretërit që kanë vrarë për pushtetin e tyre, dhe kanë vdekur si mbret, por kjo nuk ka të bëjë me figurën e tyre personale, por me mbretin dhe mbretërinë si nocion historiko – juridik i drejtimit të një shteti. Se mbretëria është e trashëgueshme, dhe prandaj, koncepti i mbretit ka një tjetër lloj trajtimi historik.

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Verdhëza – Si dallohet dhe kurohet

Në kohët e sotme, njeriu është i rrethuar nga shumë sëmundje, disa prej të cilave të rrezikshme e serioze. Në...

Mix19 orë më herët

Pse keni dhimbje koke kur ndryshon moti?

Nga stuhitë deri në ditët me diell, ndryshimet e motit mund të shkaktojnë dhimbje koke ose simptoma të migrenës. Për...

Mix20 orë më herët

“Adolescence” dhe frika e mos njohjes së fëmijës tënd

Miniseriali që po pushton botën dhe që sfidoi të gjitha algoritmet Është një (mini)serial që po pushton botën. Quhet Adolescence...

Mix20 orë më herët

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez ‘paralizon’ Venecian për tre ditë

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez po përgatiten për një dasmë madhështore në Venecia, e cila do të zgjasë tre ditë,...

Mix21 orë më herët

Hurmat e Arabisë, nëntë llojet më të shëndetshme

Hurmat e Arabisë janë fruta të shijshme dhe shumë të shëndetshme. Në të vërtetë, hurmat e Arabisë është një term...

Mix21 orë më herët

Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?

 Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën? Nokturia është një gjendje e zakonshme tek të moshuarit, që ndikon thellësisht në shëndetin...

Mix21 orë më herët

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet?

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet? Edhe pse e dhimbshme, hernia e diskale është jashtëzakonisht e zakonshme. Kushdo...

Mix21 orë më herët

Si dukej Olta Gixhari në moshën 14 vjeçare!

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka publikuar një foto të vjetër në Instastory, duke ndarë me ndjekësit e saj një...

Mix21 orë më herët

Mungesa e magnezit, kërcënim i heshtur për shëndetin

Mungesa e magnezit mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, përfshirë dhimbje muskulore, lodhje dhe çrregullime kardiovaskulare. Ushqimet të pasura me...

Mix21 orë më herët

“Indiana Jones” tani edhe në PlayStation 5

Video-loja aksion-aventurë “Indiana Jones and The Great Circle”, dikur i qasshëm vetëm përmes Xbox, tani po integrohet edh në PlayStation...

Facebook