Kryesore
Sali Berisha korr ‘fitoren e parë’, i besuari i tij në SHBA bëhet pjesë e administratës së Trump
Sali Berisha duket se ka korrur fitoren e parë me rikthimin e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Donald Trump ka zgjedhur ish-ligjvënësin e Nju Jorkut, Lee Zeldin për të shërbyer si administrator i tij i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit.
Lee Zeldin është një nga njerëzit që e ka ngritur disa herë çështjen e “non gratës” së Berishës kur ishte në Kongres. Ai madje u përplas dhe me Sekretarin Blinken për këtë çështje. Ai i ka dërguar dhe një letër ku mbronte Berishën. Nuk dihet se sa do ta ndihmojë tani Berishën që t’i hiqet “non grata”, pasi Trump e ka deleguar te Mjedisi.
“Është një nder të bashkohem me kabinetin e Presidentit Trump si Administrator i EPA. Ne do të rivendosim dominimin energjetik të SHBA-së, do të rigjallërojmë industrinë tonë të automobilave për të rikthyer vendet e punës në Amerikë dhe do ta bëjmë SHBA-në lider global të AI. Ne do ta bëjmë këtë duke mbrojtur qasjen në ajër dhe ujë të pastër”, postoi Zeldin në X.