Lidhu me ne

Radar

Si e ndihmoi Elon Musk, Trump për të fituar Shtëpinë e Bardhë

Si e ndihmoi Elon Musk, Trump për të fituar Shtëpinë e

Ish-presidenti Donald Trump në një fjalim para mbështetësve, vlerësoi miliarderin e teknologjisë Elon Musk si një super gjeni. Trump u tha mbështetësve të tij se shërbimi satelitor Starlink i Musk ndihmoi në shpëtimin e shumë jetësh gjatë uraganit Helene, i cili shkatërroi Shtetet e Bashkuara juglindore në tetor.

“I thashë Elon se ata kanë nevojë vërtet, shumë keq në Karolinën e Veriut. Ai vendosi në dispozicion Starlink, shumë shpejt, ishte e pabesueshme. Ai shpëtoi shumë jetë”, tha Trump. Trump më pas e përshkroi Musk-un si një djalë të veçantë dhe një super gjeni.
“Ne duhet të mbrojmë gjenitë tona, nuk kemi aq shumë”, shtoi Trump.

Musk, i cili deri më parë përmendej si gjeni teknologjik, muaj më parë u zotua për besnikëri të plotë ndaj Trump. 53-vjeçari ka investuar kohën e tij, njohuritë operacionale dhe xhepin, që Trump të dalë fitues në këtë garë presidenciale. Një gjë e rrallë në elitën e biznesit të vendit që tradicionalisht preferon të ndikojë në politikë përmes prapaskenës. Është një qasje që është krejtësisht e ndryshme nga CEO-t, tradicionalë, ku shumë prej të cilëve janë njohur për darkat e shtrenjta, mbledhjen e fondeve ose pritjen e donatorëve në shtëpitë luksoze në Hamptons.

Komiteti i Musk që mbështet Trump, America PAC ka shpenzuar deri më tani, më shumë se 119 milion dollarë (91.6 milion £). Për më tepër, vetë kontributet e Musk e bëjnë atë një nga donatorët më të mëdhenj individualë në garën presidenciale. Disa vëzhgues, kanë vënë në dyshim motivimin e tij dhe kanë sugjeruar që Musk dhe bizneset e tij do të përfitojnë nga një marrëdhënie me Trump. Nëse Trump fiton ai ka pranuar se Musk mund të mbikëqyrë uljen e kostove në qeverinë amerikane. Edhe nëse ai nuk e bën atë detyrë saktë, Musk mund të ketë një ndikim të fortë në vendimmarrjen e administratës. Musk, nga ana e tij, ka thënë se do të ishte i hapur ndaj idesë për të udhëhequr një departament të efikasitetit të qeverisë.

Ky pozicion, thonë demokratët, mund të paraqesë një konflikt kompleks interesi, duke pasur parasysh miliarda në kontratat qeveritare që Musk ka marrë për SpaceX dhe Tesla./CNN

MË TEPËR

Kryesore51 minuta më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix1 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar3 orë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore3 orë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal3 orë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix4 orë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar4 orë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Aktualitet4 orë më herët

Veliaj, kurban i bosit jo i “Qerosit”

Armand Shkullaku Ata që shumëfishojnë goditjet e Erionit ndaj një prokurori të veçantë, më shumë se çmontimin e një procesi,...

Radar5 orë më herët

Debati Trump-Zelensky pati mbi 150 milionë klikime në X

Videoja e debatit Trump-Zelensky në Zyrën Ovale u bë virale në X, rrjeti social në pronësi të Elon Musk. Videoja...

Mix5 orë më herët

“Anora” triumfon në ‘Oscars 2025’, merr 5 statuja të arta

Në një natë të mbushur me yje dhe ngjyra të pafundme, filmi “Anora” është shpallur triumfues në ceremoninë e ndarjes...

Facebook