Mix
Ju ka marrë malli? Ja disa detaje (dhe foto) nga “Peaky Blinders”

Filmi i shumëpritur “Peaky Blinders” ka nisur xhirimet dhe fotot nga sheshxhirimi duket se japin një ide paksa më të qartë mbi atë që do të shfaqet.
Cillian Murphy kthehet në rolin e Tommy Shelby dhe fotot e tij gjatë xhirimeve janë si gjithmonë të këndshme për t’u parë

Aktori fitues i çmimit Oscar shfaqet në fotot e publikuara në rrjet i gjakosur dhe më rroba të pluhurosura.
Murphy, 48 vjeç, duket në humor të mirë gjatë pushimit nga xhirimet, ndërsa shfaqet i veshur me veshjen e tij të quajtur “Shelby” me një pallto të gjatë, doreza lëkure të zeza dhe kapelën e tij të famshme.

Në një foto tjetër, ylli i “Oppenheimer” shihet duke hipur mbi një kalë, me pamjen e tij karakteristike, por këtë herë me fytyrë të mavijosur.

Prodhimi i filmit filloi në tetor në Birmingham dhe xhirimet duket se po ecin me ritme të shpejta.