Lidhu me ne

Kryesore

Ola Xama: Gjatë pushtetit të PS nuk janë rritur asnjëherë pensionet, vetëm janë indeksuar!

Ola Xama: Gjatë pushtetit të PS nuk janë rritur

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV,  ka folur për pensionet. 

Ajo tha se gjatë pushtetit të PS ato nuk janë rritur por thjesht jane indeksuar. Xama foli edhe për uljen e remitancave për shkak të zhvlerësimit të lekut. 

“Është fakt se që prej ardhjes në pushtet të PS, kanë premtuar pension dinjitoz dhe nuk ka patur asnjëherë rritje reale, por vetëm indeksim. Është fakt që të bësh pensionin 200 mijë lek, është faturë shumë e madhe, kërkon 800 milionë euro në vit. Pra buxheti duhet të japë 2.7 miliardë në vit në total. Skema e pensioneve është defiçitare. Të ardhurat nga sigurimet shoqërore nuk e mbulojnë.

Zoti Rama i referohet skemave piramidale, duke përmendur fjalën Sude. Në fakt, në vetëvete skema e pensioneve është skemë piramidale, skemë Ponzi. Madje kur e kanë pyetur Ponzin, ku e gjete skemën, tha e kopjova nga skema e pensioneve. Aksioni anti-informalitet nuk kthen emigrantët në Shqipëri.

Si rriten pensionet? 

Përmes mirë administrimit. Luftës seriozë ndaj informalitetit, luftës ndaj korrupsionit dhe heqja e lehtësirave fiskale për investitorët strategjikë. Kemi taksë progresive por vetëm për pagat. Korporatat e kanë 15%.

Është edhe tregu i parasë së pistë. Pensionistët mbahen me remitanca. Po të shohim, për shkak të turizmit, eksporteve, disa faktorëve, kemi forcim të lekut dhe zhvlerësim të euro dhe dollarit, ku janë remitancat kryesore. Pra me 100 euro që një i afërm dërgon, ble më pak. Paraja e zezë, ka zhvlerësuar edhe ndihmat që familjet çojnë për pensionistët.

E gjithë paraja e përqëndruar te tregu i ndërtimit, nuk taksohet dhe kur vjen puna, një herë në 2-3 vjet bëhet edhe rivlerësim”, tha Xama. 

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore6 orë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar6 orë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix6 orë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar7 orë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar7 orë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix1 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix1 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix1 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix1 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook