Aktualitet
Pensionistët shtresa më e lënë pas dore nga qeveria socialiste

Ish-zv.ministrja e Financave Irena Beqiraj ka folur për pensionet.
Në një dalje televizive ajo tha se pensionistët janë shtresa e popullsisë më e lënë pas dore nga qeverisja socialiste.
Sipas Beqirajt, çështja e pensioneve është shumë komplekse dhe varet nga struktura ekonomike dhe është afatgjatë, prandaj nuk mund të adresohet me aksione afatshkurtër si ato për pagat e padeklaruar.
“Pensionistët janë shtresa e popullsisë më të lënë pas dore nga qeverisja socialiste.
Çështja e pensioneve është shumë komplekse dhe varet nga struktura ekonomike dhe është afatgjatë, prandaj nuk mund të adresohet me aksione afatshkurtër si ato për pagat e padeklaruar.
Problemi me pensionet nuk ka të bëjë vetëm me sigurimet shoqërore, sepse nga viti 2022 deri në vitin 2023 është rritur kontributi në skemë me 17%, ndërsa mbështetje buxhetore për pensioneve ra nga 3% në 1%.
Ka lidhje edhe fakti që po plakemi me ritme të shpejta dhe se kemi një emigracion të madh që ndikon”, ka deklaruar Beqiraj.