Lidhu me ne

Mix

Makina e artë e Rolls-Royce, frymëzuar nga filmi i James Bond

Për nder të 60-vjetorit të filmit ikonik “Goldfinger” të James Bond, Rolls-Royce ka krijuar një model të veçantë të quajtur Phantom Goldfinger, i mbushur me pajisje të personalizuara që do ta bënin xheloz edhe Q, shkencëtarin që personalizonte makinat e spiunit më të famshëm në botë, shkruan A2 CNN.

Ky automobil është një nderim për Rolls-Royce Phantom III Sedanca de Ville të vitit 1937, i cili luajti një rol të rëndësishëm në filmin e vitit 1964 me aktorin Sean Connery dhe mbetet ende “një burim frymëzimi” për markën luksoze britanike.

Makina e re, e cila tashmë ka një pronar të pasionuar pas James Bond, u përfundua pas një pune trevjeçare nga ekipi i Rolls-Royce. Një seri detajesh me ar janë të integruara në dizajn, duke përfshirë një shkop golfi të vendosur në bagazh që simbolizon skenën ikonike të takimit të Bond-it me antagonistit Auric Goldfinger në fushën e golfit.

Tavolinat e piknikut përmbajnë një hartë fiktive të Fort Knox të punuar me flori 22 karat, ndërsa një hartë e Luginës së Furkës në Zvicër – një tjetër vend i rëndësishëm i filmit – është gdhendur në çelik dhe ar brenda makinës. Këto elemente krijojnë një lojë elegante referencash për fansat e filmit.

Në një intervistë, dizajneri Nick Rhodes tha se synimi ishte krijimi i detajeve të fshehura për njohësit e filmave Bond. Identiteti i klientit mbetet sekret, por është një koleksionist makinash dhe admirues i Bond-it. Me miratimin e tij, makina mori pamjen dyngjyrëshe, të verdhë dhe të zezë. Rolls-Royce nuk ka zbuluar koston, por padyshim ky është një projekt luksi në çdo detaj. 

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar3 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix3 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix3 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix3 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix3 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix3 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal3 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix3 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook