Lidhu me ne

Radar

Fluska e Indeksimit; si po i gënjen ‘Profesori i Ekonomisë’ pensionistët para zgjedhjeve

Shkruar nga Irena BeqirajFluska e Indeksimit; si po i gënjen ‘Profesori iEdi Rama

Sikurse pensionistët, pjesa me e rëndësishme e elektoratit socialist kanë kuptuar që “Profesori” kryeministër nuk ka përgjigje për ta! Ekonomia “flluskë” që ka ndërtuar këto 12 vite nuk ia mundëson përgjigjet.

Dje në ‘Opinion’, kryeministri kishte marrë përsipër t’u shpjegonte disa grave pensioniste përse nuk ishin rritur pensionet, edhe pasi ai edhe qeveritë e tij, e kanë rritur ekonominë shqiptare me shumë se rajoni.

Teksa e dëgjoja, pyeta veten 1) i është mbushur mendja se di te shpjegojë ekonomi që kur Ogerta Manastriliu e vendosi në krye te Këshillit Shkencor apo pensionistet i duken të paditur sa që me pasionin që reciton “faktet”, mendon se mund t’i bindë?

Sokrati thotë: kur nuk përmirëson dot gjendjen, bëju “profesor”. Por meqë kësaj radhe profesori është edhe kryeministri, i kam disa këshilla për të.

Këshilla e parë për” profesorin”: Në ekonomi krahasojmë shifrat reale, jo nominale!

Pra, vërtet pensioni mesatar ishte 101 euro në 2013 dhe 183 euro në 2023, por për të arritur tek shifra reale e rritjes, duhet të marrim parasysh efektin e kursit të këmbimit (35% ) edhe efektin e inflacionit rreth 34% .

Shkurt, rritja reale e pensioneve ka qenë 0. Ndaj gruaja që merrte kemp nuk jeton më mirë sot me 20,000 lekë pension nga çfarë kishte jetuar ne 2013 me 12,000 lekë.

Këshilla e dytë për “profesorin”, jo çdo çështje shpjegohet me të njëjtat mjete propagande. Grafikët edhe argumentet që kishte zgjedhur, nuk adresonin çështjen që shqetësonte gratë në atë sallë, të cilat qartazi artikuluan se çmimet e shportës së tyre ishin rritur disafish me shumë se inflacioni .

Pensionistët konsumojnë një shportë me produkte inferiore, ose ndryshe produktet më bazike me çmimet me të lira të mundshme. Në periudha kur çmimet përgjithësisht tentojnë të rriten, çmimet e këtyre produkteve rriten me shumë sesa çmimet e produkteve normale. Ndaj e gjora grua këmbëngulte të dinte pse çmimet e ushqimeve që ajo konsumon çdo vit, rriten më shume sesa indeksi i inflacionit .

Kryeministri “profesor” dje kuptoi që pamundësia për të jetuar ka bërë që pensionistët të binden se:

1) Indeksimi nuk është rritje pensionesh.

2) Konsumojnë produkte inferiore që çmimet u rriten më shpejt e më shume sesa produkteve të tjera.

3) Vlerësimi i lekut ka ulur vlerën e parave që u dërgojnë fëmijët, duke ulur kështu burimin e dytë të të ardhurave të pensionisteve.

4) Bonusi i fundvitit ose pensioni i trembëdhjetë do të varet gjithmonë nga çfarë do të mbeten pa shpenzuar në arkën e qeverisë edhe si e tillë nuk ofron qëndrueshmëri, ndaj edhe nuk është zgjidhje.

Sikurse pensionistët, pjesa me e rëndësishme e elektoratit socialist kanë kuptuar që “Profesori” kryeministër nuk ka përgjigje për ta! Ekonomia “flluskë” që ka ndërtuar këto 12 vite nuk ia mundëson përgjigjet.

Pensionet nuk mund të rriten:

1) Pa adresuar me mjetet e duhura ndryshimet strukturore demografike.

2) Pa diversifikuar një orë e më parë strukturën sektoriale ekonomike të vendit.

3) Pa ndryshuar strukturën e taksave, të cilat i kemi përdorur herë si morfinë e herë si karamele për të ulur dhimbjet e një ekonomie që nuk prodhon rezultate për të gjithë..

Këshilla e tretë edhe e fundit për “Profesorin”: në ekonomi madhësia e byrekut nuk ka lidhje fare me sa konsumon pensionisti.

Arritja e vetme në mbështetje te tyre në këto 12 vjet është vendosja e pensionit social. Flisni vetëm për të.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar2 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix2 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix2 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix2 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix2 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix2 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal2 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix2 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook