Lidhu me ne

Radar

Fitorja e Trump nuk është e sigurt, 3 avantazhet e Kamala Harris

Shkruar nga Daniel McCarthyFitorja e Trump nuk është e sigurt, 3 avantazhet e Kamala HarrisDonald Trump

Hillary Clinton ka një leksion të thjeshtë por të hidhur për mbështetësit e Donald Trump në zgjedhjet e këtij viti: mënyra më e mirë për të humbur zgjedhjet, është të supozosh se i ke fituar ato një javë përpara se të mbahen votimet. ​

Lëvizja MAGA – që synon ta bëjë Amerikën sërish madhështore, pra duke e bërë Trumpin sërish president – ​​nuk ka qenë kurrë më e sigurt se sa sot për triumfin.

Sondazhet tregojnë se Trump, ka ecur shumë më mirë kundër Kamala Harris sesa kundër Clintonit në vitin 2016 apo Joe Biden në 2020-ën. Dhe meqë sondazhet e nënvlerësuan pjesën e tij të votave 2 zgjedhjet e fundit, ndoshta po e nënvlerësojnë sërish. Ndaj besohet se Trump jo vetëm që do të fitojë një mandat të dytë, por do ta arrijë këtë me shumë lehtësi.

Sigurisht, në momentin që flasim, në të djathtë ka një ndjenjë gëzimi, ndërsa majtas ka nisur të ndihet frika. Fakti që Washington Post, Los Angeles Times dhe  USA Today, tre nga gazetat më të mëdha dhe më të besueshme liberale të vendit, e kanë shkelur traditën duke refuzuar të mbështesin ndonjë kandidat këtë vit, është një shenjë ogurzezë se pronarët e tyre e shohin Harrisin si një humbëse më 5 nëntor.

Megjithatë, e gjithë kjo ndjesi është shumë mashtruese. Trump është ende më i dobët se Harris, sado që shumë shenja duken në favor të tij kohët e fundit. Së pari, epërsia e Trump në sondazhet e shteteve më kyçe në zgjedhje, është zakonisht brenda kufirit të gabimit. Mesazhi që përçojnë ato sondazhe, është se gara është e barabartë

Megjithatë fansat e thekur të Trump, po e trajtojnë avantazhin e ngushtë prej vetëm 0.6 për qind – diferenca aktuale në Pensilvani – sikur të ishte 6 për qind. Në vitin 2016, Trump fitoi në Pensilvani me 0.72 për qind diferencë, dhe e humbi me 1.17 për qind më pak vota në 2020-ën.

Gjërat mund të shkojnë kështu edhe këtë vit. Nga ana tjetër, Harris ka ende 3 pika të forta në favor të saj. Së pari, fushata e saj ka shumë më tepër para sesa ajo e Trump. Midis janarit 2023 (kur fushata e Harris ishte ajo e Joe Biden) dhe mesit të tetorit të këtij viti, Harris mblodhi rreth 1 miliard dollarë, krahasuar me 388 milionë dollarët e Trump.

Së dyti, harta elektorale i jep Harrisit një pikënisje më të fortë në shtetet e lëkundura që cilësohen si vendimtare. Nga 7 shtetet ku zakonisht ndodh përballja më e fortë, 5 drejtohen nga guvernatorë demokratë. Po ashtu, demokratët dolën mirë në të 7 shtetet në zgjedhjet e mesit të mandatit të vitit 2022 për Senatin.

Kur republikanët citojnë rekordin e Trump për përgënjeshtrimin e sondazheve në vitet 2016 dhe 2020, demokratët i kundërshtojnë ato me sondazhet shumë të sakta në zgjedhjet e mesit të mandatit, që treguan se partia e Trump nuk arriti fitoret e mëdha që parashikuan shumë analistët dhe ekspertë (përfshirë mua). Ndërkohë, demokratët pretendojnë se shumë nga sondazhet që tregojnë kryesimin e Trump janë të një cilësie më të ulët, krahasuar me të tjerat që tregojnë se Harris është në avantazh ose baras në mbështetje.

Së fundi, me gjithë mosgatishmërinë e 3 gazetave të mëdha për të mbështetur Harris, ajo gëzon të gjitha avantazhet që vijnë nga të qenit kandidatja e preferuar e medias dhe shtresave që formojnë opinione. Ajo mund të mbështetet në mbulimin e favorshëm nga mediat kryesore të lajmeve dhe mbulimin tejet armiqësor ndaj Trump.

Kur një komedian në mitingun e Trump në Madison Square Garden në Nju Jork bëri një shaka fyese për Porto Rikon, media i bëri shumë jehonë këtij momenti. Dhe jo pa qëllim:Në SHBA jetojmë më shumë se 5 milionë portorikanë, 472.000 vetëm në Pensilvani.

Mediat me prirje liberale e kanë krahasuar tubimin e Trumpit në Madison Square Garden me një tubim nazist, të mbajtur në të njëjtin vend në vitin 1939. Edhe pse sipas sondazhit më të fundit të Gallup, vetëm 27 për qind e amerikanëve që e përshkruajnë veten si të pavarur, thonë se u besojnë mediave, etiketimet e vazhdueshme të Trump si fashist, racist, pro-Putin, i çmendur apo kriminel, kanë efektin e tyre publiku.

Ndërkohë Harris, po përpiqet të marrën votën e republikanëve të shqetësuar nga qëndrimet e Trump ndaj Ukrainës dhe NATO-s, si dhe të atyre që ende janë të tronditur nga trazirat në Capitol Hill më 6 janar 2021. Në këtë kuadër, ajo ka bërë fushatë së bashku me ish-kongresmenen republikane Liz Cheney.

Po ashtu, është mburrur me mbështetjen e babait të Liz, zv/presidentit amerikan Dick Cheney në vitet 2001-2009, të cilin e majta amerikane e konsideronte dikur po aq fashist sa Trumpin sot. Nëse fiton Harris, neo-konservatorët do të kërkojnë revansh ndaj Trumpit.

Nëse humbet, do të jetë më e qartë se kurrë, se Trump përfaqëson armiqësinë e votuesve jo vetëm për Partinë Demokratike të Harris, Biden dhe Clinton, por edhe për Partinë Republikane të familjeve Bush dhe Cheney.

“The Spectator”

MË TEPËR

Mix55 minuta më herët

Mjaltë dhe limon për një tretje të mirë

Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza...

Mix57 minuta më herët

10 THËNIE PËR JETËN DHE KINEMANË | Nga Alejandro Jodorowsky

“Një ditë, dikush më tregoi një gotë me ujë të mbushur përgjysmë dhe më pyeti: ‘A është gota gjysmë plot...

Mix59 minuta më herët

Lamtumirë përgjithmonë Val Kilmer! Ndërron jetë papritur ylli i “Top Gun” dhe “Batman”

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij në filma si “Top Gun” dhe “Batman Forever”, ka ndërruar jetë...

Aktualitet1 orë më herët

“Hamasi lufton për interesat e Iranit, po luan bixhoz me jetët tona” – Ç’po ndodh me protestat në Gaza

Për herë të parë në gati dy dekada, populli i Gazës po ngre zërin, kësaj here jo vetëm kundër Izraelit,...

Temporal1 orë më herët

Shqiptari i parë në listën e miliarderëve të Forbes. Ja sa është pasuria e Zamir Manes

Për herë të parë, një sipërmarrës shqiptar është përfshirë në listën e miliarderëve të Forbes, duke shënuar një moment historik...

Radar1 orë më herët

Lista e re e “Forbes”: Elon Musk rimerr kreun, kush janë 10 njerëzit më të pasur të botës

Kopertina e Forbes Lista e re e “Forbes” për miliarderët e botës shënon një rritje të shpejtë të pasurisë globale....

Kryesore1 orë më herët

Rusia thotë “Jo”

Rusia i ka thënë “Jo” propozim amerikan për paqen në Ukrainë në formën që ai është paraqitur. Agjencia “Reuters” citon...

Mix18 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Mix18 orë më herët

Djali i Kourtney Kardashian u përgjigjet për herë të parë thashethemeve se babai i tij është Justin Bieber

Reign Disick, djali 10-vjeçar i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, ka reaguar për herë të parë për thashethemet e përhapura...

Mix18 orë më herët

Gisele Bündchen shfaq linjat elegante vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë

Gisele Bündchen, vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë, tregoi linjat e saj elegante teksa po shijonte...

Facebook