Kryesore
Trimëritë e Tiranës/Pse nuk u qëlluan me vezë deputetët vrasës dhe tutorë prostitutash?
Dikush qëlloi Fredi Belerin me vezë. Akuza ishte e rëndë: Ke vrarë dhe vjen këtu na bën karshillëk!
Sigurisht që është e lehtë të qëllosh mbi Belerin. Armik I Shqipërisë zyrtare, shqiptarisë analfabete dhe servile ndaj një kryeministri që ka humbur pusullën, por edhe një gjest patriotik medemek.
Dakord. Po sa deputetë nga Parlamenti shqiptar dolën se ishin vrasës, tutorë prostitutash, hajdutë e banditë? Sa? Pse nuk qëlloi dikush me vezë mbi ta? Pse nuk u tha kush një fjalë?!
Pse nuk qëllon dikush me vezë mbi kryetaren e Kuvendit që është fyerje për çdo biologji njerëzore të Hollocenit? Hë pra pse? Këta i votojmë ne, dalim foto, u bëjmë like. Sepse jemi me karakter. Pse nuk qëlloi kush Saliun, Flamur Nokën, të cilëve u thonë ditë e natë “kriminela”?