Mix
Selena Gomez dhe Benny Blanco të maskuar si personazhet e filmit “Alice in Wonderland” për Halloween
Selena Gomez dhe Benny Blanco bënë një maskim origjinal për Halloween-in e këtij viti. Çifti postoi foto me veshjet e tyre në Instagram, duke u dhënë miqve të tyre online një shije të festës së këtij viti.
Në fotot e postuara nga Selena Gomez në llogarinë e saj personale, ajo pozon me të dashurin e saj në një divan.
Këngëtarja shihet e veshur si ‘Alice in Wonderland’ dhe Benny Blanco i maskuar si ‘The Mad Hatter’, kllounin e famshëm të filmit.
Ajo e ka mbishkrimin e postimit të saj: “Gjithnjë e më e çuditshme…”
