Lidhu me ne

Mix

Ja çfarë thotë për ju horoskopi javor!

Weekly horoscope for all zodiac signs | RBC-Ukraine

Dashi

Situata financiare nuk është në më të mirën e saj, mirëpo gjatë kësaj jave ka gjasa të bëni diçka rreth kësaj çështjeje, nëse i përkushtoheni më shumë në punë. Pjesa e dytë e javës është e përshtatshme për të kërkuar burime plotësuese të të ardhurave. Është mirë që t’i jepni vetes një pushim, në mënyrë që të mos krijoni probleme në shëndet. Kini më shumë kujdes kur debatoni me personin e zemrës, sepse do të rrezikoni të shkaktoni grindje dhe polemika. Mos u përpiqni që t’ia impononi qëndrimet dhe mendimet tuaja personit të dashur. Në pjesën e dytë të javës keni gjasa të mira që mosmarrëveshjet eventuale t’i zgjidhni dhe të filloni një jetë më të qetë dashurore.

Demi

Kjo javë do të jetë e suksesshme për ju. Do të dini të organizoheni më mirë dhe më racional në përdorimin e financave, prandaj edhe do të keni mundësi t’i kapërceni shumicën e vështirësive në planin afarist. Me veprime të mençura do të përmirësoni gjendjen financiare. Nga mesi i javës do të keni një ofertë për të filluar një punë të re.
Këtë javë do t’i zgjidhni mosmarrëveshjet me personin e zemrës, të cilat po zgjasin tashmë prej një kohe të gjatë. Është koha të filloni një bisedë të hapur me partnerin, në mënyrë që t’i harmonizoni planet për të ardhmen tuaj. Duhet të jeni të gatshëm për kompromise. Nga fundi i javës shfaqni ndjenjat dhe emocionet tuaja para personit që e dashuroni.

Binjakët

Edhe këtë javë ka gjasa të keni disa peripeci të vogla për shkak të situatës financiare, por kryesisht do të merrni një vendim të drejtë. Në punë, bashkëpunimi me personat autoritarë edhe më tej është burim i frustrimeve tuaja, por edhe nuk do t’u kushtoni rëndësi disa vërejtjeve të bashkëpunëtorëve. Me mençuri po i kapërceni disa ngjarje dhe thashetheme, të cilat po ndikojnë të keq në marrëdhënien tuaj me personin e dashur. Mos prisni se zgjidhja e mirë do të vijë papritmas, vetvetiu. Bëhuni të sinqertë dhe përpiquni që të lini përshtypje të mirë ose parashikoni më parë reagimin emocional të personit të zemrës.

Gaforrja

Do të arrini sukses më të mirë nëse punët i kryeni së bashku me ekipin. Do t’ju ofrohen mundësi të shkëlqyera për të filluar një bashkëpunim të ri me shumë përfitim, madje me një partner me të cilin edhe më parë keni bashkëpunuar. Në dashuri java premton të jetë e mire, në pjesën e parë të javës do t’i realizoni disa dëshira të mëdha dhe të bukura dashurore dhe do të krijoni harmoni të jashtëzakonshme dhe stabilitet në jetën tuaj dashurore. Nëse jeni të lirë, do të mund të njihni një person i cili merret me sport dhe do të jetë atraktiv, me të cilin do të mund të keni interesime të shumta të përbashkëta dhe do të mund të filloni një lidhje të re dashurie.

Luani

Në aspektin professional po bëni veprime të drejta. Me pak angazhim do të krijoni përfitime materiale të shumta. Do të mendoni në mënyrë konstruktive dhe do ta keni më lehtë se në periudhën e kaluar që t’i realizoni idetë tuaja të mëdha. E gjithë java do t’ju kalojë me tension dhe do të shpërtheni edhe për gjërat më të vogla. Në dashuri duhet t’I merrni gjërat me qetësi pasi yjet premtojnë një situate delikate gjatë kësaj jave. Çdo gjë që jua thotë personi i dashur ju do ta përjetoni si provokim, gjë do t’ju shkaktojë grindje dhe konflikte të shpeshta. Nëse nuk do të mund të kontrolloni veten, do të mund të rrezikoni seriozisht lidhjen tuaj.

Virgjëresha

Këtë periudhë do t’ju ofrohen mundësi të mira për të filluar një punë të re. Do të dini t’i rregulloni gjërat në mënyrë racionale dhe do t’i përdorni të ardhurat tuaja në mënyrën më të mirë. Partneritetet e reja mund t’i zhvilloni duke iu bashkuar grupeve të investimeve në aspektin shëndetësor këshillohetr të  merreni me aktivitete fizike dhe qëndroni më shumë në ambiente të hapura. Këtë javë do të keni mundësi t’i realizoni qëllimet e rëndësishme në planin emocional, ndërkohë nëse jeni të martuar do të mund ta përmirësoni gjendjen pronësore duke blerë disa paluajtshmëri. Megjithatë, kini më shumë kujdes me investimet dhe me ndarjen e financave të përbashkëta, sepse do të mund t’ju shkaktohen konflikte me partnerët tuaj.

Peshorja

Këtë javë do të keni mundësi të lidhni një kontratë të re shumë fitimprurëse, ndërkaq sukses do të arrini nëse merreni me punë publike apo me veprimtari juridike. Vazhdoni t’i zbatoni të gjitha idetë dhe planet tuaja. Është me rëndësi të keni afër vetes bashkëpunëtorë të besueshëm, me të cilët ju lidhin dhe inetersa afatgjatë për bashkëpunime.
Në dashuri, momentet romantike do të jenë të shumta, por kini parasysh që komunikimi është çelësi.

Akrepi

Tani është koha  të përfundoni punë të cilat i keni lënë pa i përfunduar apo u jeni shmangur. Nëse do të jeni të detyruar të merrni pjesë në një proces gjyqësor apo të zgjidhni probleme të natyrës juridike, këto detyra duhet t’i keni në plan të parë.
Në dashuri do të përjetoni ditë të mira, me mundësi për të thelluar lidhjet ekzistuese.
Kujdesuni për financat dhe shmangni rreziqet e panevojshme. Shëndeti kërkon vëmendje, veçanërisht nëse ndiheni të lodhur.

Shigjetari

Një javë e mbushur me aktivitete për ju të shenjës së shigjetarit. Këshillohet të mos filloni punë të cilat kërkojnë shumë angazhim dhe mos e ngarkoni veten pa pasur nevojë. Çdo vendim që merrni duhet të mendoheni dy herë.  Financa do të kërkojnë vëmendje, por gjithsesi do të gjeni mundësi për të stabilizuar situatën tuaj financiare. Në dashuri, marrëdhëniet do të lulëzojnë dhe do të ndiheni më afër atyre që doni.

Bricjapi

Në punë mund të keni suksese afatgjata, por sidoqoftë ende nuk janë kushtet e pershtatshme për investime të rëndësishme. Mos lejoni që kritikat e të tjerëve t’ju shqetësojnë.
Në dashuri, ndjenjat do të thellohen dhe do të ndiheni më të qetë me partnerin. Kujdesuni për shëndetin tuaj, duke u angazhuar në aktivitete fizike. Financat janë të stabilizuara, por planifikimi është i domosdoshëm.

Ujori

Fokusoni energjinë tuaj në drejtim të duhur këtë javë.  Udhëtimet apo projektet familjare duhet të jenë në mendjen tuaj.Financat kërkojnë menaxhim të kujdesshëm, veçanërisht për blerjet e mëdha.
Kjo javë do të jetë e mbushur me mundësi për të avancuar lidhjen dhe ndjenjat do të jenë të thella dhe të sinqerta. Ndihmoni veten me një qasje pozitive dhe qëndroni të hapur ndaj ndjenjave të partnerit. 

Peshqit

Mos hiqni dorë nga planet tuaja. Përpiquni që t’i qartësoni gjërat në aspektin professional.
Përkushtimi do të sjellë rezultate të mira, por shmangni stresin. Financat kërkojnë vëmendje dhe planifikim për të shmangur probleme në të ardhmen. Kujdesuni për shëndetin, veçanërisht për mirëqenien emocionale.

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Ekspozita e Huntington, paralajmërimet e ndryshimit të klimës në pikturat e shekullit të 19-të

Një ekspozitë e re në Bibliotekën Huntington, Muzeun e Artit dhe Kopshtin Botanik, afër Los Anxhelosit, titulluar “Storm Cloud: Picturing...

Mix10 orë më herët

Pedro Pascal prezanton ‘Gladiator 2’ bashkë me motrën e tij trans

Lux zgjodhi një fustan të zi me një bisht të gjatë dhe një prerje shumë të guximshme anash. Pedro dhe...

Mix11 orë më herët

Çfarë do ndryshojë me ardhjen e Trusk (Trump + Musk)

Pasi komunikimi është dobësuar, gjyqësori është frenuar, intoleranca është përhapur dhe legjitimuar me fjalë që deri dje nuk thuheshin, ne...

Mix11 orë më herët

Arra apo bajame, cilat janë më të mira për shëndetin?

Kur bëhet fjalë për frutat e thata, arrat dhe bajamet janë ndër varietetet më të vlerësuara, si në kuzhinë ashtu...

Mix11 orë më herët

Cili është ndryshimi midis Miss Universe dhe Miss World?

Një nga konkurset më të rëndësishme të bukurisë në botë do të zhvillohet këtë fundjavë. Kjo është Miss Universe. Konkursi,...

Mix11 orë më herët

Ana e errët e rinisë së përjetshme

“Njerëzit gjithmonë duan diçka të re. Është e pashmangshme. Dhe në të pesëdhjetat, gjithçka ka mbaruar”. Me këto fjalë në...

Mix11 orë më herët

Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?

Nëse sapo keni mbaruar filxhanin e kafesë dhe po përjetoni disa simptoma si nervozizëm ose shtim të rrahjeve të zemrës,...

Radar11 orë më herët

Princ Leka, edhe dajak edhe burg!

E papritur: Prokuroria kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj për Princ Lekën! 6 muaj për Elia Zaharinë dhe...

Mix12 orë më herët

Tensioni i ulët, çfarë duhet të hani?

Presioni normal i gjakut për shumicën e njerëzve është zakonisht nën 120/80 mm Hg. Nëse keni tregues nën 90/60 mm...

Mix12 orë më herët

Çfarë është Kolagjeni? Përfitimet shëndetësore

Kolagjeni është një proteinë strukturore thelbësore për lëkurën, kockat dhe indet lidhëse. I diskutuar shpesh për kujdesin e lëkurës, kolagjeni...

Facebook