Lidhu me ne

Mix

A mund të jetojnë një qen dhe një mace bashkë?

Përgjigja është po! Por nuk ndodh me magji, dhe do të jetë një rrugëtim i vërtetë që këto dy kafshë të jetojnë në harmoni.

Si macet, ashtu edhe qentë janë kafshë territoriale dhe nëse një kafshë tjetër hyn në territorin e tyre, e paftuar nga ata, gjëra të këqija mund të ndodhin. Ja se si mund të prezantoni një mace dhe një qen pa “gjakderdhje”.

  1. Bëni një provë, nëse keni një mace çojini një qen në shtëpi, nese keni një qen çojeni në një shtëpi me qen. Në këtë mënyrë zbuloni si reagon kafsha juaj kundrejt një kafshe tjetër.
  2. Nëse e keni vendosur që të merrni një kafshë të re sigurohuni që kafsha e vjetër që keni në shtëpi të mos e shohë banorin e ri. Sapo të hyni mbylleni atë në një dhomë dhe lëreni aty për një ditë. Kjo pasi kafsha e re duhet të mësohet me aromën e shtëpisë dhe gjithashtu të lëshojë aromën e vet. Ditën tjetër ndërroni vendet. Banorin e vjetër të shtëpisë vendoseni në dhomën ku ka ndenjur banori i ri dhe banorin e ri lëreni në pjesën tjetër të shtëpisë që të eksplorojë. Ky quhet prezantim me anë të aromës.
  3. Kur të bëni prezantimin visual duhet të parapërgatiteni për dy gjëra. Sigurohuni të keni vende të larta ku macja mund të ketë mundësi të fshihet dhe qeni duhet mbajtur gjithmonë me qafore dhe litarë. Qentë e kanë instiktive ndjekjen dhe macet e kanë instiktive t’i largohen kujdo që i afrohet. Për të mos patur aksidente mbajeni qenin nën kontroll pasi në këto situata shkaktari më i madh i problemeve është ai. Nëse shihni agresivitet nga qeni ose nga macja merreni shtruar situatën. Përpiquni t’i tërhiqni vëmëndjen me ushqim ose me lodra.
  4. Sigurohuni që çdo takim me qenin dhe macen të jetë i supervizuar nga ju. Mund t’ju duhen nga 1 deri në 3 muaj për të patur situatën nën kontroll, por duhet të jeni shumë të vëmendshëm me humorin e kafshëve. Nëse kjo gjë nuk po funksionon do të jetë macja ajo që do të japë shenjat më të dukshme. Macja do refuzojë ushqimin dhe nuk ka për të përdorur kutinë me rërë në shenjë rebelimi të situatës. Si përfundim duhet të merrni parasysh edhe personalitetin e kafshëve. Njësoj si ne, ata kanë preferencat e tyre dhe është më mirë të kesh një kafshë të lumtur në shtëpi se sa dy të palumtura.
Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske2 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix2 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore3 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar4 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix5 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar5 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar7 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix7 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore8 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix8 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook