Lidhu me ne

Mix

Menopauza e parakohshme, gjinekologia: Rrit rreziqet shëndetësore, por ka mënyra menaxhimi

What's in a title? When it comes to 'Doctor,' more than you might think


Menopauza është një fazë normale e ciklit jetësor që zhvillohet tek çdo grua në një moshë të caktuar, duke sjellë me vete dhe simptoma të padëshiruara, pro të zgjidhshme përmes këshillave dhe suplementeve të duhur mjekësor.

Një grua hynë në fazën e menopauzën rreth moshës 50-vjeç, por ka raste kur kjo ndodhe edhe para moshës 45-vjeç, dhe këtu cilësohet si menopauzë e parakohshme dhe sjell me vete edhe rreziqe shëndetësore.

Në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH,  gjinekologia Eglantina Dema shpjegon se kjo ndodh për shkak të sistemit hormonal, ku niveli i estrogjenit dhe progresteronit bie në mënyrë drastike. Sipas gjinekologes stili i jetesës, probleme të ndryshme shëndetësore, por dhe faktori gjenetik kanë ndikim të madh në shfaqjen e menopauzës së parakohshme.

“Menopauzë konsiderohet kur një grua nuk ka cikël për një vit rresht në asnjë moment dhe atëherë vendoset kjo diagnozë. Mosha kur një grua futet në menopauzë mund të jetë 45-55 vjeç. Kur kjo ndodh para 45 vjeç atëherë flasim për menopauzë të parakohshme. Shakatarët janë të shumtë. Kur ndodh menopauza e parakohshme duhet të bëjmë një kontroll të detajuar nëse ka problematika të tjera shoqëruese ku mund të varet nga pjesa gjenetike. Ne lindim me një numër të caktuar vezësh dhe me kalimin e viteve numri i këtyre vezëve bie, por çdo gjë ndikohet nga sistemi hormonal ku bie estrogjeni”, tha doktoresha.

Simptomat shoqëruese për menopauzën e parakohshme janë ankthi, stresi, nervozizmi dhe deri tek problemet më të rënda si rritja e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe osteoporoza.

“Të gratë menopauza nuk përjetohet si në proces normal pasi mendojnë sikur ka mbaruar jeta e tyre si gra, por kjo nuk është e vërtetë pasi është një fazë krejt normale. Problematika dhe vështirësi ka pasi gjithçka lidhet me ndryshimin hormonal duke shfaqur simptoma si nervozizmit, ankthi, ulet dëshira për marrëdhënie seksuale, ulet elasticiteti i lëkurës. Megjithatë nëse kërkohet ndihmë mjekësore të gjitha këto janë të menaxhueshme dhe tejkalohen me suplemente apo me kujdes të anës psikologjike. Ulja e nivelit të progresteronit dhe estrogjenit shoqërohet me afshe të nxehta, gjendje nervozizmi etj. Me uljen e estrogjenit rritet risku i sëmundjeve kardiovaskulare, osteoporozës etj.”, u shpreh ajo.

Lidhur me terapitë normale zëvendësuese kur gratë kalojnë në menopauzë, gjinekologia tha se kjo është e mirë te gratë që nuk kanë probleme shëndetësore pasi lehtëson simptomat, por shtoi se kjo duhet të shmanget te gratë me kancer gjiri, rrezik për trombozë etj.

“Duhet të jemi të kujdesshëm për të përcaktuar nëse duhet apo jo duke pasur parasysh edhe problematikat shoqëruese. Te gratë me kancer gjiri apo me kancer të ndryshëm, me rrezik për trombozë duhet të jemi të kujdesshëm pasi një terapi hormonale mund të përkeqësojë situatën. Duhet të zgjedhim ato subjekte që nuk kanë problematika shoqëruese”, tha gjinekologia.

Këshillat e gjinekologes janë se gratë duhet të bëjnë “një regjim ushqimor të shëndetshëm, jetë aktive fizike dhe të pranojnë që menopauza është një cikël normal jetësor”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Receta që shëron tiroidet, çfarë ju duhet dhe si ta përgatisni

LËNGU I SELINOSË 1 racionLëngu i selinosë shqeto dhe i freskët është një nga lëngjet më të fuqishme shëruese që...

Mix10 orë më herët

Shenjat e para të diabetit! Mësoni çfarë duhet dalluar në kohë

Paradiabeti është faza e parë e diabetit. Mjekët e konsiderojnë atë si një shenjë paralajmëruese. Paradiabeti ndodh kur niveli i...

Mix10 orë më herët

5 ushqimet që na rrisin imunitetin këtë periudhë

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe...

Mix10 orë më herët

5 ëndrrat që i shohim të gjithë dhe kuptimi psikologjik i tyre

Ëndrrat janë një çështje komplekse për gjumin e secilit prej nesh. Disa besojnë se janë të hapura për interpretim profetikë,...

Mix10 orë më herët

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë?

Shkencëtarët kanë zbuluar se është më e sigurt që gratë të kenë një fëmijë në një periudhë të caktuar nëntëvjeçare....

Mix11 orë më herët

Shenjat e horoskopit të cilave u hapet “porta e parave”!

Dashi Vëmendja juaj tani është te financat tuaja. Mërkuri në Demi nga 10 deri më 25 maj është i mirë...

Mix11 orë më herët

Një nuse si Demi Lovato: historia e fustanit të saj!

Muzikantja dhe aktorja Demi Lovato dhe kantautori Jordan “Jutes” Lutes janë zyrtarisht të martuar! Çifti u takua në studio në...

Mix12 orë më herët

Publikohen fotot e Britney Spears me Sean “Diddy” Combs

Foto të rikthyera nga arkiva tregojnë Britney Spears duke festuar me Sean “Diddy” Combs në një klub nate në Las...

Radar12 orë më herët

Berisha akuzon Bashën: E braktisi votën e shqiptarëve në 2021, dërgoi raport të turpshëm tek ndërkombëtarët

Gjatë një debati në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza...

Radar12 orë më herët

Myslim Murrizi: ’97-ën e bënë amerikanët, ndryshe nuk rrëzohej Berisha

Ish deputeti Myslim Murrizi dhe analisti Arjan Curri janë përfshirë në një debat në emisionin Top Story, ku po diskutohej...

Facebook