Lidhu me ne

Radar

Kamala Harris në Fox News, spektakël shqetësues për t’u parë

Robert PapaHarris në Fox News, spektakël shqetësues për t'uRobert Papa

“Harris nuk është e aftë të drejtojë SHBA, po fitoi do jetë më keq se Biden”- deklaroi Bill O’Reilly, pas intervistës së Harris në Fox News.

Pati ritëm por intervistë frustuese. Intervista do regjistrohej në Pensilvania, në orën 17.00. Stafi i Kamalës kishte kërkuar vetëm 20 minuta dhe do të transmetohej në orën 18.00 në emisionin “Special Report”.

Pse guxoi Kamala të dilte te kanali i djathtë?

Trump pagoi një spot në mes të një ndeshje të futbollit amerikan, duke synuar audiencën e burrave.

Spoti kishte nje segment ku Kamala në vitin 2019 thoshte se “shteti duhet të paguante operacione të ndërimit të gjinisë në burgjet amerikane.”

Stafi e dinte se nëse donte audiencë burrash Fox News ishte kanali i përshtatshëm.

Gazetari Bret Baier bëri disa pyetje specifike gjatë 30 minutave. Ajo nuk iu përgjigj asnjërës, por përfitoi të sulmonte Trumpin për çdo gjë duke refuzuar njohurinë se çdo gjë ka ndodhur nën administratën e Bidenit.

Nuk besoj se përgjigjet i shtuan ndonjë votë, por te Fox News për herë të parë, shikuesit dëgjuan se Trump nuk është i aftë mendërisht.

U pyet për milionat e emigrantëve të paligjshëm dhe ajo mohoi se kjo ka ndodhur.

Bret e ka pyetur: “Kur ka mësuar se Bideni ishte në rënie mendore?” Dukej sikur po intervistohej dikush nga një univers tjetër.

Baier bëri disa gabime. Nuk e pyeti për inflacionin,edhe  pse ajo  do i shmangej edhe  asaj pyetjeje.

Pati shumë ndërpreje dhe ajo disa herë tha: “Më lerë të flas, të përfundoj.”

Harris nuk e pëlqeu tonin e pyetjeve. Intervista shkoi 30 minuta, dhe Bret do thoshte se stafi i Kamalës me duart lart i bënin shenja ta mbyllte.

Pas invervistës, gazetarët e Fox News, thonin se Kamala tregoi se nuk është e aftë, ndërsa te CNN u vlerësua si fitore se ajo doli te një kanal jo miqësor, ndërsa Trump nuk ka dalë as te CNN apo MSNBC.

Kamala do ketë një “Toun Holl” te CNN ndërsa Trump, pati një të tillë dhe do të trasmetohet në emisionin e mëngjesit në oren 11.00 te Fox News.

Gara është shumë e ngushtë pas intervistës, Kamala u rrit 5 pike te një platformë bastesh se kush do fitoje.Deri tani bastet nxjerrin fitues Trumpin.

A kanë rëndësi këto intervista? Ka ditë që kanë nisur votimet në disa shtete. Vetëm në dy ditët e para në Xhorxhia kanë votuar mbi 750 mijë vetë. Askush nuk e kupton se çfarë tregon kjo?

Ajo, disa herë tha se ne duhet të kthejmë fletën, të shikojmë përpara. Pas intervistës te “The Vju”, kur tha se nuk do bënte asgjë ndryshe nga Biden, ajo e korigjoi dje kur tha: “Administrata ime nuk do jetë vazhdim i administratës së Biden, unë jam përfaqësuese e një brezi të ri liderësh. Vallë, a është? Kam frikë se jo!

MË TEPËR

Radar14 orë më herët

PËRGJIMET NË BURG: Erion Veliaj pyet Ajolën, ajo i konfirmon tensionet në grupin e PS

FotoMontazh: Etjen Xhafaj, Edi Rama, Ajola dhe Veliaj Përgjimet e dala nga dosja e kryebashkiakut Erion Veliaj kanë nxjerr në...

Mix15 orë më herët

Batuta seksuale e James Corden për Judi Dench shkakton reagime të forta

Një koment seksual nga James Corden për aktoren 90-vjeçare, Judi Dench, shkaktoi siklet te njerëzit që morën pjesë në eventin e çmimeve...

Mix15 orë më herët

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Nëse ke ndjerë se gjithçka po ecën me ritme të ngadalta dhe se edhe aktivitetet më të thjeshta kërkojnë përpjekje...

Mix17 orë më herët

Çfarë është lumturia dhe pse e kërkojmë pa pushim?

Nga Julia Hasa -Psikologe e liҫensuar Klinike dhe Organizacione si dhe Konsulente Stafi pёr Mirёqёnien nё organizata. Njё ditё njё mik...

Mix17 orë më herët

Russell Brand tregon pse u divorcua nga këngëtarja Katy Perry

Russell Brand ka zbuluar, më në fund, arsyen e ndarjes nga Katy Perry. Gjatë podcast-it të tij Stay Free with...

Mix19 orë më herët

Këto janë ushqimet që na ndihmojnë të djegim dhjamin rreth barkut

Edhe nëse një person nuk peshon më shumë se sa parashikohet në bazë të llojit të trupit të tij, ekziston...

Radar19 orë më herët

Berishës i është hequr “non grata” nga SHBA. Nuk e dini ju, po ku jetoni more?

Belind Këlliçi ka thënë gjatë një interviste televizive se “non grata” e SHBA-së për Sali Berishën është hequr, madje ai...

Mix19 orë më herët

Cila është koha më e mirë për të pirë kafe?

Të shijosh një ekspres në mëngjes sapo zgjohesh, qoftë në shtëpi gjatë mëngjesit apo në bar përpara se të hysh...

Mix21 orë më herët

Ushqimet më të mira për trurin që ju ndihmojnë me përqendrimin

Fjalë të shumta rreth ushqimeve dhe suplementeve që thonë se ato mund të bëjnë gjithçka për shëndetin tuaj që nga...

Mix21 orë më herët

Tensioni i lartë – Ja faktorët emocionalë dhe psikologjikë që nxisin rritjen

Për ekspertët origjina e tensionit të lartë apo hipertensionit arterior lidhet me shumë faktorë emocional, për më tepër me një...

Facebook