Lidhu me ne

Mix

Giorgio Armani ka ndërmend të tërhiqet nga bota e modës

“Duhet të harroj që jam 90 vjeç”, Giorgio Armani ka

Ai është një nga figurat më të rëndësishme të botës së modës. E kemi fjalën për stilistin e famshëm Giorgio Armani i cili së fundmi ka shprehur se ndjen gjithmonë një lloj pakënaqësie ndaj vetes. Për më shumë ai u shpreh para disa kohëve se:

Duhet të harroj që jam 90 vjeç, përndryshe ka mbaruar. Duhet të provoj sikur kam filluar sot dhe ky është një problem sepse kur zgjohem në mëngjes, jam 90 vjeç, gjë që është shumë e vështirë. Nuk jam plotësisht i kënaqur, sepse dua që puna ime aktuale të vlerësohet, të mos ketë çmim për atë që kam bërë. Kjo është ajo që më zgjon çdo mëngjes. Unë ende duhet të testoj veten. Kurrë në jetë nuk kam ëndërruar kaq shumë, dy-tri ëndrra në një natë. Ndonjëherë ëndërroj të bëj një sfilatë të bukur mode dhe kur zgjohem, jam shumë i zemëruar sepse ishte vetëm një ëndërr.

Giorgio Armani, themeluesi 90-vjeçar i perandorisë italiane të modës, tha së fundmi se planifikon të tërhiqet pas dy deri në tre vjet. Armani nuk ka treguar ende se kush do të pasojë kompaninë që ai themeloi në 1975 dhe ende e kontrollon me vendosmëri.

“Mund t’i jap vetes edhe dy apo tre vjet në krye të kompanisë. Jo më shumë se kaq, kjo do të ishte negative”-tha ai në një intervistë për gazetën Corriere del Sera. Krijuesi i famshëm shtoi se natën ëndërron për një të ardhme në të cilën nuk do të duhet të jetë më ai që thotë “po” apo “jo”.

Armani tha se deri më tani ka marrë disa oferta nga investitorë potencialë për kompaninë e tij, por se aktualisht nuk e sheh kandidatin e duhur. Ka pasur spekulime për të ardhmen e perandorisë së modës të Armani dhe pyetje nëse ai do të jetë në gjendje të ruajë pavarësinë e tij në një industri të dominuar nga konglomerate luksoze si LVMH dhe Kering. Lidhur me këtë, Armani tha se kishte ndërtuar “një lloj strukture, projekti dhe protokolli” për të menaxhuar çështjen e trashëgimisë së kompanisë, por nuk dha detaje.

Kush mund të japë më mirë këshilla për modën se Giorgio Armani? Dikur stilisti foli për prestigjiozen “Vogue” për pesë veshjet që çdo grua ka në dollapin e saj dhe më pas për gabimet më të zakonshme që bëjnë ato kur blejnë një pallto. Këtë sezon palltot shpesh mund t’i shohim me prerje të gjata dhe nuanca të ndryshme. Armani tregon se çfarë duhet të kini kujdes kur përzgjidhni një pallto.

MË TEPËR

Radar21 minuta më herët

Ndërtimi në krizë? Pse Sejko u kufizoi bankave kredinë për banesa

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë me disa masa rregullatore për të frenuar kredidhënien për blerje banesash. E trembur nga rritja...

Mix39 minuta më herët

Shenjat e Horoskopit që bien në dashuri që në takimin e parë

Zakonisht, ankthi dhe skepticizmi dominojnë takimet e para. Shumica prej nesh mbajnë një shportë të vogël dhe e shqyrtojnë situatën...

Mix2 orë më herët

Nicola Peltz përballet hapur me familjen Beckham: Janë narcistë!

Marrëdhënia midis Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, po kalon një nga momentet e saj më...

Kryesore2 orë më herët

Pyetja 6 milionë dollarëshe: A mund të udhëtojë Sali Berisha në SHBA dhe çfarë do të thotë kjo sot?

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, debati mbi statusin “non grata” të Sali Berishës në SHBA është...

Kryesore4 orë më herët

Gazetari amerikan: Berisha mund të udhëtojë në SHBA, e konfirmon DASH

Gazetari amerikan Marc Caputo tha përmes një postimi në rrjetin social X një deklaratë sipas të cilës kryetari ti Partisë...

Radar4 orë më herët

Video/Piskiatria e fushatës. “Zoti solli Edi Ramën”

Kandidati socialist Shkëlqim Bullari ka deklaruar në Elbasan se në vitin 2013, Zoti zbriti Edi Ramën që të ndihmonte Shqipërinë....

Mix1 ditë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime1 ditë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix1 ditë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix1 ditë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Facebook